Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

(FOTO) Skandal/ Ura e frikshme që nxënësit do kalojnë për të shkuar në shkollë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
(FOTO) Skandal/ Ura e frikshme që nxënësit do kalojnë për të shkuar në shkollë

Ëndrra banorëve të fshatit Skurajt u bë realitet afro shtatë vite më parë, ndërsa sot ajo është më e mjeruar se kurrë .

Në pamje të parë dukej një urë madhështore (vetëm për këmbësorë) e ndërtuar bukur dhe me kujdes sa që shpesh grupe të rinjsh apo çifte të sapomartuarish nga Laçi, Lezha, Mirdita apo Burreli në ritualin e tyre të celebrimit martesore shikoje tek bënin foto apo video me të gjithë të ftuarit e shoqëruesit për ta patur si një kujtim të bukur nga dita e celebrimit të martesës së tyre.

Kjo urë e varur e tipit pasarelë ia shtonte dhe më shumë bukuritë e hijshme luginës së Matit sapo lije majtas Rrugën Durrës-Kukës-Prishtinë, ku dihet se përgjatë bregut të lumit, fshati Skuraj gjithmonë gjatë muajve të verës ka qenë dhe vijon të jetë një destinacion turistik mjaft i frekuentuar nga turistë vendas dhe të huaj.

Nga ana tjetër kjo urë ishte dhe mjaft e nevojshme për banorët e Skurajt që kanë arat, kullotat, sikurse dhe varrezat e tyre matanë lumit por dhe të fshatrave të tjera të kësaj zone si Gallatë, Malbardhë e Vinjollë.

Prej 26 vite rradhazi, çdo dy vjet sa herë bëheshin fushata elektorale kombëtare dhe vendore nga kandidatët si ato vendorë ashtu dhe ata të pushtetit qendror,vazhdimisht premtohej ndërtimi i kësaj ure, ngaqë ishte diçka e domosdoshme për banorët dhe ky premtim përkthehej në njëfarë kuptimi edhe në”vota“.

Në fakt dihet cilësia e punimeve që bëhen në kohë fushatash elektorale, edhe pse formalisht në pamje të parë pamja e jashtme e urës të jepte përshtypjen e një urë jetëgjatë, por nuk rezultoi të ishte kështu. Pak kush do ta besonte që pas afro shtatë vitesh kjo urë do degradonte aq keq sa të bëhej e pakalueshme.

Dërrasat e tabanit, me pak trashësi dhe jo me stazhinimin e duhur, janë kalbur krejtësisht dhe vende-vende janë shkërmoqur duke u shkëputur e rënë poshtë,duke krijuar hapësira tejet të rrezikshme gati si njëlloj gracke që largqoftë valët e lumit duket sikur presin dita-ditës të përpijnë ndonjë kalimtar fatkeq poshtë saj.

 Më të rrezikuar janë fëmijët e shkollave, ata që përballen me realitetin e urës së rrezikshme, dhe në ditën e parë të shkollës, do të shoqërohen nga prindërit e tyre për të ndjkur rrugën e dijes. Përpos të vegjëlve këtë urë e frekuentojnë çdo ditë të moshuar, të rinj, punëtorë, njerëz të zakonshëm që u duhet të kalojnë andej ditën dhe natën.

 Janë këta banorë që hera -herës mundohen të riparojnë ndonjë dërrasë, që tashmë thuajse janë shkërmoqur tërësisht. Pamjet e tanishme të kësaj ure nuk kanë nevojë për më shumë koment sepse flasin vetë.

Banorët e atyshëm, duke parë gjendjen e urës prej shumë vitesh në këtë mënyrë, janë skeptikë dhe thonë se nuk presin që autoritetet vendore të akordojnë ndonjë fond për rikonstruksionin e saj, sepse ata me gjasë që tani janë të zënë me punë të tjera,mbase edhe më të rëndësishme se sa kjo, por këtu bëhet fjalë për rrezik ekstrem të jetëve njerëzore.

Gjëja më e shkurtër dhe më e arsyeshme që mund të bëhet nëse nuk ndërhyhet për riparimin e saj, të paktën policia duhet të lëshojë një urdhër i cili të bllokojë lëvizjen në këtë urë, pra ajo duhet të mbyllet për arsyen e qartë se kalimi nëpër te cilësohet tejet i rrezikshëm dhe me pasoja fatale për jetët njerëzore.

Nëse ndodh një fatkeqësi sot, kur njihet fort mirë problematika e saj, nuk kanë më rëndësi dhe janë të panevojshme masat që merren më pas. Prej katër vitesh Mimi Kodheli ish-Minitre e Mbrojtjes dhe deputete në Qarkun Lezhë, a thua pati premtuar riksontruksionin e urës së mjeruar në fshatin turistik Skuraj.

Nga: Ahmet Zani

  

Tags: frikshmekalojnënxenesitshkolleshkuarSKANDAL

TË LIDHURA

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

18:33 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Next Post
Telashe për dy policët italianë, ja çfarë i bënë studenteve amerikane

Telashe për dy policët italianë, ja çfarë i bënë studenteve amerikane

Zbulim i fundit/ Shpiket aparati që të shëron

Zbulim i fundit/ Shpiket aparati që të shëron

Huawei kthehet në shqetësim për Samsung dhe Apple, ja vendi që renditet në bazë të shitjeve

Huawei kthehet në shqetësim për Samsung dhe Apple, ja vendi që renditet në bazë të shitjeve

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com