Tashmë këngëtarët Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj e kanë pranuar se janë në një lidhje. Edhe pse e mbajtën të fshehur për shumë kohë, ata vendosën që këtë fundvit të pranojnë se janë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Por, një nga ndjekësit e këngëtares e ka provokuar atë, duke shkaktuar dhe reagimin e Enit.
Ai i shkruan “Për një vit ndaheni Kismet si të tjerët”, duke bërë Enin t’i reagojë me shumë maturi.
“Kur ekziston një marrëdhënie e sinqertë, gjithmonë funksionon. Me vjen keq që jeni mësuar me marrëdhënie “jo-reale” që ndodhin vërdallë. Gjithsesi, mendoj që të gjithë ne shqiptarët duhet ta kthejmë një here gishtin nga vetja. Shihni një herë çfarë partneri keni zgjedhur për të kaluar jetën, a e doni dhe a jeni të lumtur?! Kjo ka rëndësi, gjithsecili nga ne te jetë i lumtur në jetën e vet. Mos u merrni shumë të hidhni vrer e dashakeqësi (dhe pse shumë të rrallë janë këta njerëz që e bëjnë) sepse Zoti jua kthen në jetët tuaja. Unë ju uroj më të mirat dhe uroj nga njeriu i jetës tënde mos të ndahesh kurrë siç ndahen shumë e shumë, por të kesh jetë të lumtur”, ka shkruar ajo.