Në shumë pak kohë bukuroshja Kejvina Kthella ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave dhe të publikut shqiptar. Me postimet e saj të nxehta, velina e ‘Xing me Ermalin’ ka vendosur t’i çmendë herë pas here ndjekësit e saj të shumtë.
Këtë gjë duket se e ka bërë edhe sot. Në postimin e radhës, Kejvina shfaqet më e nxehtë se kurrë në palestër, ndërkohë që pozon përpara pasqyrës. E veshur me të zeza dhe me barkun jashtë, Kejvina dredh të pasmet duke shijuar muzikën e duke kërcyer.
“Qetësohu dhe bëhu seksi”- shkruan velina në fotot e postuara, tek të cilat siç e shohim, duket më seksi se kurrë.