Besimtarët grekë kanë dalë në ballkonet dhe tarracat e shtëpive të tyre, me qirinj në dorë për të shkëmbyer dëshirat dhe për të thënë “Krishti u ringjall”.
Si rrallë herë më parë kjo festë i ka gjetur njerëzit të izoluar në shtëpi, si pasojë e masave që janë marrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Greqia numëron 110 viktima deri më tani nga COVID-19, ndërsa 2,235 persona janë infektuar nga virusi vdekjeprurës.
Greqia është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi në gadishullin e Ballkanit, pas Rumanisë dhe Serbisë.
Më shumë se 2,3 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga COVID-19, ndërsa mbi 160 mijë persona kanë humbur jetën.