Tradita e vajzave bukuroshe të cilat shoqërojnë pilotët e Formula 1 në pistën e garave nuk do të vazhdojë. Në kampionatin më të famshëm të garave me makina pritet që të ndodhë një revolucion i vërtetë.Kompania e re Liberty Media e cila ka marrë në pronësi këtë kampionat, po e mendon seriozisht që ta bëjë këtë ndryshim.
“Shumë persona e shikojnë si të kaluar tashmë traditën e vajzave në fillim-pistë. Të tjerë konsiderojnë se ajo duhet që të vazhdojë”.“Kur t’i shqyrtojmë mirë të gjitha pikëpamjet, ne do të marrim një vendim në të mirë të sportit”, thanë drejtuesit e Formula 1, Chase Carey e Ross Brawn.