Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Formimi i qeverisë gjermane/Merkel: Bota nuk pret për ne

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Formimi i qeverisë gjermane/Merkel: Bota nuk pret për ne

Në fjalimin me rastin e Vitit të Ri, kancelarja Angela Merkel shprehet për krijimin sa më shpejt të një qeverie të re. Ajo bën thirrje për unitet në shoqërinë gjermane ku vërehen dy realitete suksesi dhe dyshimi. Angela Merkel është e shqetësuar për unitetin në Gjermani. Ka kohë që nuk ka pasur kaq shumë mendime konfrontuese, tha kancelarja gjermane në fjalimin e saj me rastin e Vitit të Ri. „Disa bëjnë fjalë madje për një çarje në mesin e shoqërisë”.

Njëra palë thotë: Gjermania është një vend i mrekullueshëm, i fortë, i suksesshëm ekonomikisht, me një shoqëri të hapur ndaj botës dhe diversitet. Të tjerët thonë: Ka shumë njerëz që nuk kanë pjesë në këtë sukses, që ka shumë kriminalitet dhe dhunë Ata pyesin veten, „si mund ta rregullojmë imigracionin në vend dhe ta kontrollojmë atë.”

Të dyja janë realitete, tha Merkel: Suksesi dhe besimi, por edhe frika dhe dyshimi. „Për mua të dyja janë stimuj.” Politikanëve i është dhënë mision të kujdesen për sfidat e së ardhmes dhe të mos harrojnë nevojat e qytetareve dhe qytetarëve. Unë ndjehem e angazhuar për këtë detyrë, tha Merkel, prandaj po punoj që Gjermania të ketë një qeveri stabël vitin e ardhshëm. „Se bota nuk pret për ne”, tha kancelarja gjermane.

Ekonomia sociale e tregut – “busulla jonë”

Tani ne duhet të krijojmë kushtet që Gjermania të jetë në gjendje të mirë edhe pas 15 vitesh, theksoi Merkel. Kjo do të thotë të sigurohen vendet e punës aktualisht dhe të krijohen punë të reja në ardhmen. Merkel theksoi se sipërmarrjet që i kushtohen shkencës dhe zhvillimit teknologjik do të mbështeten më shumë në të ardhmen. Shteti kërkon t’i bëjë ata „pararojë të digjitalizimit”.

Merkel u shpreh se „busulla” orientuese është ekonomia sociale e tregut, edhe në kohën e përparimit të digjitalizimit. Po ashtu në qendër duhen vensodur familjet, që të lehtësohen financiarisht, me qëllim që jeta familjare dhe profesioni të „harmonizohen më mirë me njëra-tjetrën”. Po ashtu duhet siguruar edhe një „kujdes shëndetësor i mirë dhe me dinjitet” për moshën e thyer dhe të sundojnë të njëjtat kushte jetese „si në fshat edhe në qytet”, kërkon Merkel.

Vlerat europiane të përfaqësohen me „solidaritet” dhe „me vetëbesim”

Të ardhmen e Gjermanisë Merkel e shikon të pandarë me të ardhmen e Europës. 27 vende duhet të përpiqen të veprojnë si një bashkësi. Kjo do të jetë tema qendrore e viteve të ardhshme. Do të bëhet fjalë për atë nëse „ne europianët vlerat tona mund t’i përfaqësojmë nga jashtë në mënyrë solidare dhe me vetëbesim.” Gjermania dhe Franca duan të punojnë së bashku që kjo të arrihet, shkruan DW.

Në fund të fjalës së saj me rastin e Vitit të Ri Merkel u kthye edhe njëherë tek fillimi i fjalimit. Përpjekja për të gjetur përgjigjet e duhura bën pjesë tek demokracia e vërtetë, tha ajo. Në dëshirat e saj për Vitin e Ri bën pjesë ndërgjegjësimi më i madh për atë çfarë na bashkon së brendshmi”. Merkel thekson vënien e të përbashkëtave në krye dhe „të përpiqemi që të kemi më shumë respekt në kuptimin më të gjerë.” Më shumë unitet dhe forcim të demokracisë, Merkel kishte dëshiruar edhe vitin e kaluar. Një temë nuk e preku ajo në fjalimin e vitit 2017 – terrorizmin. Ai ishte tema qendrore në fjalimin e vitit të kaluar, si pasojë e atentatit në tregun e krishtlindjeve në Berlin.

 

Tags: Angela MerkelgjermaniqeveriViti i Ri

TË LIDHURA

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n
Bota

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar
Bota

Trump “i rri në kokë”Venezuelës, forcat detare amerikane ndjekin anijen cisternë për ta sekuestruar

14:34 | 07/01/2026
“Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova..
Bota

“Do të bëj çfarëdo që të duash, vetëm mos ia trego francezëve”/ Trump tallet me Macron: E detyrova..

13:44 | 07/01/2026
Next Post
VIDEO/Rama vishet si Babagjysh, surprizon vogëlushin e paralizuar

VIDEO/Rama vishet si Babagjysh, surprizon vogëlushin e paralizuar

Strakosha: Në “San Siro” nuk është e lehtë, por ne merituam më shumë

Strakosha: Në “San Siro” nuk është e lehtë, por ne merituam më shumë

Horoskopi, ja ç’parashikon 2018-a për 12 shenjat e zodiakut

Horoskopi, ja ç'parashikon 2018-a për 12 shenjat e zodiakut







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë
Aktualitet

Qarku Kukës pritet të ketë rreshje intensive, rrezik të shtuar përmbytje në lumi Vjosë

by mirseda
18:03 | 07/01/2026
0

KUKËS- Moti i keq dhe rreshjet intensive të shiu do të vijojnë sot dhe nesër në të...

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

Shkodra nën ujë: përmbytje masive, rrezik ndërprerjeje të energjisë

17:54 | 07/01/2026
Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

Lumi Vjosa në pikën kritike, rrezikon daljen nga shtrati, mund të preken disa fshatra

17:37 | 07/01/2026
Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

Për herë të parë këtë vit, Rama mbledh kabinetin qeveritar, ja diskutimet që priten

16:49 | 07/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com