Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

“Fluturoi 17 metra në ajër”/ Prindërit e 14-vjeçarit: Ngjarja po manipulohet

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Fluturoi 17 metra në ajër”/ Prindërit e 14-vjeçarit: Ngjarja po manipulohet

Bukuroshe Xhediku është një 50-vjeçare nga Dibra e cila ka humbur djalin në një aksident tragjik.

Ajo ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në Neës24, ku ka treguar historinë e trishtë të jetës së saj.

Historia e trishtë e Renisit nisi mbrëmjen e 17 korrikut 2019, kur djali u përplas nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në Unazën e Vogël, pas Muzeut Kombëtar. Sipas familjarëve të tij, 14-vjeçari po kalonte me biçikletë te vizat e bardha në momentin e përplasjes.

Policia arrestoi autorin e kësaj ngjarjeje, i cili ishte një 18-vjeçar që u dënua për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Por familjarët e viktimës ankohen se në raportin e policisë nuk është specifikuar që ngjarja ishte me pasoja tepër të rënda për fëmijën e aksidentuar.

14-vjeçari ishte edhe tifoz i Partizanit, duke bërë që kjo skuadër të luftonte shumë për jetën e djaloshit, i cili fatkeqësisht nuk mbijetoi dot pas goditjes së rëndë që kishte marrë në kokë.

Pjesë nga rrëfimi i tyre në emision:

Remzi Muçaj, babai:

Së pari ju falenderoj për mbështetje në çdo hap. Ime shoqe punonte te piazza. Në orën 11:00 linte punën. Djali i dilte para. Kam një gocë 7 vjeçe dhe i dhembte koka. Renisi i ndjerë gjendej aty dhe i them shko dhe blej një paracetamol. Ishte i bindshëm. Kishte marrë biçikletën. Mori paracetamolin dhe doli të bënte xhiro. Vjen gruaja dhe thotë se djali s’më ka dalë para. Unë kam dalë ashtu siç isha dhe gjeta makina policie. I pyes dhe më thonë: ka ndodhur aksident, një djalë 14 vjeç, por emri nuk është identifikuar. Më thonë: e njeh biçikletën? Unë nuk e dija që ka dalë me biçikletë. E shikoj dhe them: po është djali im. Më kërkuan të dhënat, i dhashë kartën e ID, por një moment harrova të tregoja. Humba mendjen. 15 metra djali kishte shkuar zvarrë, më tutje ishte biçikleta dhe në një krah shala. Nuk ishte përplasje në trotuar. Djali është hedhur në ajër, ka fluturuar 5-6 metër. Këtë mund ta thotë dikush që ka qenë atë natë me ne. Ka qenë një zonjë. Më pas mora një taksi, njoftova gruan dhe na çuan në spital. Këtu dëgjojmë aksidente çdo ditë. Nuk mund të them se ma bëri me dashje, sepse s’kishim gjë me to, por nuk më ka pëlqyer mënyra e reagimit. Ai nuk e ka babain. Nuk u treguan të gatshëm të na qëndronin afër. Ata ishin shkaktarë. Si mospërfillje.

Kur ranë në kontakt me juve?

Remzi Muçaj: Pas një muaj e gjysmë. Natën e aksidentit më thanë që erdhën dy gra. Atë natë nuk ishim në terezi fare, sidomos pas dy orësh mezi mora kontakt me doktorin, i cili më ka përgatitur moralisht. Më tha: djali është në jetë, por është rëndë. Kam dalë jashtë, dikush më tha: ishin dy gra. Thashë le të ikin, tani më intereson vetëm jeta e djalit. Nga aty e mbrapa nuk m’u afrua asnjëri. Kishte ardhur halla me djalin e tij. Më bëri përshtypje që me gjithë atë vuajtje bënë ekspertizën dhe më thanë: fajin e ka djali jot. Unë thashë: iu paskeni ardhur për të treguar fajtorin, jo për të treguar se çfarë mund të bëjmë. Aty u ndamë. Thashë meqë ma bëtë këtë, një kafe ua kam borxh. Meqë kjo u bë, le të bëhemi bashkë për të ndihmuar shëndetin e djalit. Nuk e vunë ujin në zjarr. Gjenin justifikime.

Çfarë ndodhi me 18-vjeçarin, shkaktarin e aksidentit?

Remzi Muçaj: Ditën e aksidentit Fabiani është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është arrestuar të nesërmen. Në vendngjarje kam parë gjakun dhe biçikletën. Drejtësia nuk është treguar korrekte. Kishte shkruar ndriçim natyral në 12:00 të natës, në mes të qendrës. Aty ishte ndriçim artificial. Në momentin kur djali ka rënë në kontakt me tokën. Kur ka marrë goditjen, kishte thënë: “njollë uji”. Pastaj, djali ka fluturuar në ajër 17 metër, ata kanë shkruar 12 metër. Këto janë manipulimet. Detajet më të hollësishme janë manipuluar. Dhe aty ka pasur njerëz plot. Dëshmitarët janë treguar negative, në një kohë që jo më larg se sot ka qenë dikush atje dhe më tha: Isha pak larg, por e kam parë ngjarjen. Do shtoj dhe këtë: përse këto nuk bëjnë video, por foto të ngjarjes? Në rastin konkret mund të bënin video të djalit, ku duket ndriçimi.

Ju keni kërkuar të hapen kamerat e atyre institucioneve?

Remzi Muçaj: Pa qenë dikush fajtor nuk bëhet dëmi. Nuk ndodh gjë. Djali ka qenë shumë shpejt. Nuk e di nëse ishte hapur apo mbyllur semafori, por të djali përfundoi 5-6 metër në ajër. Goditja ka qenë shumë e madhe. Nga krahu i UFO-s ka kamer. Atë natë nuk e kam parë kamerën, pas tre ditësh ka qenë e drejtuar në drejtim të këmbësorëve, pas 7 ditësh ka qenë në drejtim të rrugës. Nuk e di a ka funksionuar. Bashkia ka thënë se nuk ka funksionuar. Me aq sa kam informacion unë, në makinën e 18-vjeçarit ka pasur edhe të tjerë në makinë.

Fatmira Lami, dëshmitare: Unë kam qenë përballë rrugës, në të cilën Renisi po vinte me biçikletë. Kam parë kur një makinë ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur, duke e s’postuar 3 metra nga vendi i aksidentit (qan…) pati frymën që nëna e saj ta shohë. Nuk mbaj mend asgjë tjetër, por kam kërkuar që të bëhet ndihma e tij sa më e shpejtë, të cilët nuk kanë vonuar. E kemi dërgua në spital. Me shumë sakrifica e larguan prindërit jashtë shteti. Mikeshat e mija kanë shprehur vullnet për ta ndihmuar. Unë kalova një stres të jashtëzakonshëm. Mbaj mend një makinë të zezë. Në atë moment më ka interesuar jeta e djalit. Duke qenë në vendngjarje, na atë moment, me telefon në dorë në semafor, me intuitë kam parë vetëm makinën golf, që ka kaluar para këmbëve të mija dhe ka marrë djalin me biçikletë të thjeshtë para këmbëve të mija, duke e s’postuar 3 metra tutje. Unë janë interesuar nëse merrte frymë. Mbaje mend që thanë se Renisi është me frymë. Ka ardhur ambulanca dhe e kemi shoqëruar. Unë e di që makina ka ndaluar aty, një djalë i gjatë, biond me mjekër ka ndaluar dhe na ka shoqëruar deri te Spitali Ushtarak.

Sa qytetarë u mblodhën në vendin e aksidentit?

Fatmira Lami: Kanë qenë më shumë se 40 veta, deri në momentin kur erdhi ambulanca. U bë alarmante sepse ishte vetëm 14 vjeç. Unë për vetë jam marrë vetëm me Renisin, sepse më interesonte ta çoja në spital. Ata kanë menduar se jam nëna e tij (qan..) dhe një mjek më tha: Renisi është gjallë! Për mua nuk ka pasur gjë më madhështore. Më interesonte fakti që ai merrte frymë.

Remzi Muçaj, babai: Atë natë ke qëndruar me ne. Të nesërmen dhe pasnesër je interesuar më pak. Kohët e fundit filluam të kërkonim ne. Nëse e mban mend, e lamë takimin te posta për të pirë kafe. Kemi biseduar. Ta kërkuam ne takimi. Këtu nuk u shprehe qartë, siç u shprehe atë ditë. Ne ke thënë shprehimisht, se djali ka fluturuar dhe ka shkuar zvarrë.

Fatmira Lami, dëshmitare: Unë mbaj mend që djali ka fluturuar vetëm 3-4 metra.

Remzi Muçaj, babai: Ke qenë ti kur më shoqërove në spital. Ti e di dhe bisedën që bëra me policinë. Te datëlindja ngela. Duhet të jesh më objektive. Më fal që ta them: Le shumë për të dëshiruar, sepse nuk u interesuat më.

Fatmira Lami, dëshmitare: E kam obligim gjithë jetën. Por duke qenë në një punë të ngarkuar e orar të tejzgjatur nuk mund të vij dhe ta ndjek. Mu duk pa interes. Në polici kam tregova se kam qenë dëshmitare okulare. Djali është larguar mjaft metra më përpara, nuk e di nëse zvarrë apo me biçikletë.

Fatos Haxhiaj, vëllai: Më vjen shumë keq për të ndjerin. Dua të them se historinë do e tregoj siç ka qenë. Vëllai ka qenë në lëvizje nga 9- katëshet për nga UFO dhe ka qenë me shpejtësi në norma të lejuara, semaforët kanë qenë jeshil. Kjo duket qartë në një video. Kanë qenë 7 makina ose më shumë dhe ndodhi kjo që ndodhi. Vëllai im është i pafajshëm dhe në atë ekspertizë që ka dalë, nuk është shpallur fajtor. Nëse do ishte e vërtetë do ishte në burg. Vëllai është në arrest shtëpia, akoma nuk është marrë një vendim. Pas një muaji del një ekspertizë tjetër. Le të presim.

Bukuroshe Xhediku, nëna: Nata e 17 korrikut do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kam ardhur për të krijuar drejtësi. Unë si nënë kam një kureshtje: le të ulen në vendin tim ata dhe të gjejnë një të drejtë të flasin për djalin tim. Dua t’iu them prindërve të Fabianit, sikur të kishte fjetur një javë në pllakat e reanimacionit në spital. Pavarësisht fajit. Por i falendëroj që kanë ardhur me tortë dhe me amita. Por duhej të vinin me buxhet, që të nxirrnim djalin jashtë shtetit.

Tags: aksidentbicikletemakinetifoz i partizanit

TË LIDHURA

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

20:46 | 23/06/2025
Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët
Aktualitet

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët

20:43 | 23/06/2025
Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj
Aktualitet

Konflikti Izrael-Iran, Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmërim për shtetasit e saj

19:14 | 23/06/2025
Next Post
Tërmeti/ Emiratet e Bashkuara Arabe ndihma humanitare me vlerë 3 mln euro

Tërmeti prek edhe turizmin, raportohen anulime të prenotimeve për Vitin e Ri

Meta publikon videon: Mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese, detyrë mbi detyrat

Meta publikon videon: Mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese, detyrë mbi detyrat

“Kishim 7 orë që pinim”/ Ekzekutoi të riun me çifte, jepet vendimi për autorin

"Kishim 7 orë që pinim"/ Ekzekutoi të riun me çifte, jepet vendimi për autorin

JU REKOMANDOJMË

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025




TË FUNDIT

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore
Aktualitet

Rekord zjarresh në zonat rurale të Lushnjës, ekspertët: Vihet qëllimisht për mbetjet bimore

by mirseda
20:46 | 23/06/2025
0

Zona e Lushnjës është një ndër zonat me risk të lartë nga zjarret e shumta. Vetëm tri...

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët

Rritet rreziku në Lindjen e Mesme; Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët

20:43 | 23/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
Iranit kundërpërgjigjet SHBA-së: Po aq raketa sa bombat mbi impiantet bërthamore

Iranit kundërpërgjigjet SHBA-së: Po aq raketa sa bombat mbi impiantet bërthamore

20:07 | 23/06/2025
NYT: Irani informoi Katarin përpara sulmit, strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

NYT: Irani informoi Katarin përpara sulmit, strategji e ngjashme me atë të vitit 2020

20:03 | 23/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com