Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Florenci, tregti me librat e mi

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Florenci, tregti me librat e mi

Nga: Ben Blushi

Në plazh pashë një burrë që shiste libra.

Si quhesh, i thashë

Florenc, tha

Nga je Florenc ?

Nga Cërriku, tha Florenci

Sa ke që merresh me libra?

Kam katër vjet, tha Florenci

Po më parë çfarë pune ke bërë ?

Kur isha 12 vjec shkova emigrant në Greqi

Me familjen?

Vetëm, tha Florenci

Çfarë bëre aty?

Punova në një familje, më mbajtën mirë

Pse u ktheve nga Greqia ?

Kur mbusha 19 vjeç erdha në Vlorë te prindërit dhe u martova

U martove kaq i ri?

Një javë pasi u ktheva nga Greqia më gjetën nuse

Me mblesëri?

Sigurisht, tha Florenci, ma gjeti tezja e saj

Çfarë pune bëje në Vlorë?

Unë jam hekurthyes, tha Florenci

Ti je hekurthyes dhe shet libra?

Po, tha Florenci, ky është zanati i babait tim

Çdmth të jesh hekurthyes, e pyeta

Dmth të presësh hekurin, ta montosh dhe ta lidhësh me betonin

Ku ke punuar hekurthyes?

Kudo edhe në Katar, tha Florenci

Ti ke qenë në Katar?

Unë kam berë stadiumim Al Rayan, ku do luhet finalja e Kupës së Botës

Sa merrje në Katar?

1300 dollarë në muaj, tha Florenci

Si ishte Katari?

Shumë shtrenjtë, paguaja 18 dollarë për një kafe, tha Florenci

Thonë që është vështirë aty, shumë punëtorë kanë vdekur, thashë unë

Etiopianët po e ndërtojnë Katarin, ata janë kafshë, e hanë hekurin me dhëmbë, tha Florenci

Paske vuajtur, thashë unë

Punoja në 60 gradë në diell po pas tre muajsh u mësova

Po tjetër ku ke punuar, e pyeta

Në Serbi, në Mal të Zi, në Kroaci

Po në Shqipëri çfarë ke bërë me hekur?

Atë hotelin e madh aty e kam bërë unë, tha Florenci

Po kur punon me hotele, ti shet libra, thashë unë

Në verë merrem me libra, në dimër me hekur, tha Florenci

Nga fiton më shumë?

Nga hekuri, tha Florenci, marr 40 mijë në ditë të sigurta

Pra hekuri shitet më shumë se librat, thashë unë

Natyrisht, tha Florenci

Sa kilometra ecën për të shitur një libër?

Ndoshta edhe 10 kilometra bashkë me çunin

Shet edhe djali libra, e pyeta

Gjithë familja, tha Florenci, unë, gruaja, djali, dhëndurrët

E paske biznes familjar librin, thashë unë

Jemi familje harmonike, tha Florenci

Sa libra shisni në një ditë?

22 maximumi 25, tha Florenci

Çfarë shitet më shumë, e pyeta

E varfër dhe e bukur, tha Florenci, roman i Drajzerit

Po tjetër?

Trëndafil me Kredi i Elsa Triolet, tha Florenci

Kam dashur gjithmonë ta lexoj këtë libër, asnjeherë se kam filluar, thashë unë

Kjo Elsa është franceze, ka lindur në Rusi, tha Florenci

Çfarë librash duan njerëzit?

Me dashuri, tha Florenci

Ti i lexon librat që shet, e pyeta

Lexoj përmbajtjen, ua shpjegoj njerëzve, tha Florenci

Po nga librat e mi ke shitur gjë, e pyeta

Më kanë kërkuar, por nuk kam asnjë kopje, tha Florenci

I gjen në çdo librari, thashë unë

Pse nuk i shesim bashkë, tha Florenci

Si ti shesim bashkë, e pyeta

Ti mbush bagazhin me librat e tu, mi sill këtu dhe unë i shes në plazh

E sa lek do fitonim, e pyeta

Sa kushtojnë librat e tu, tha Florenci

10 mijë lekë të vjetra, thashë unë

Atëherë unë do merrja 3 mijë lekë, ti 7 mijë, tha Florenci

Ti do të marrësh 30 për qind të çmimit, e pyeta

Po, tha Florenci, unë eci në diell për të shitur libra, e meritoj

A e di sa fitoj unë që bëj librin Florenc?

Nuk e di, tha Florenci

Unë marr 10 për qind, pra ai që e shet fiton më shumë se ai që e shkruan, thashë unë

Pra ti merr 1 mijë lek po të tjerat kush i merr, pyeti Florenci

Botuesi dhe shteti, thashë unë

Epo si të duash, tha Florenci, ky është tregu, duhet të djersitesh që të fitosh

Ke të drejtë, thashë unë, do djersitem më shumë

Si shkrimtar je më i mirë sesa si tregtar, tha Florenci

Po përpiqem të ndryshoj, thashë unë

Më thuaj po tu prish mendja, tha Florenci

Do të them patjetër, thashë unë

Mos u mendo shumë, tha Florenci

Tags: ben blushilibrattregti

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Tragjedi në autostradën kroate/Autobusi me targa polake del nga rruga, viktima e të plagosur

Tragjedi në autostradën kroate/Autobusi me targa polake del nga rruga, viktima e të plagosur

Vodhën karburantin e firmës ku punonin, pranga dy personave

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, nafta ulet me 1 lekë

Rëndohet bilanci i viktimave në aksidentin në Kroaci

Rëndohet bilanci i viktimave në aksidentin në Kroaci







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com