Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Flitet për luftë shkatërruese, Moska: SHBA i ka të gjitha mundësitë në tavolinë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Flitet për luftë shkatërruese, Moska: SHBA i ka të gjitha mundësitë në tavolinë

“SHBA dhe Rusia mund të shikojnë për një rrugëdalje në lidhej me Siri nëse flasin me njëra-tjetrën”, thotë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova. Më tej ajo është shprehur se nëse Uashingtoni do të nisë një sulm, Moska do të qëndrojë pranë popullit të saj.

Në një intervistë me Sky News të enjten, Zakharova theksoi se Moska dhe Uashingtoni nuk duhet të lejojnë tensionet mbi Sirinë, dhe duhet të ndalojnë një  konfrontim të drejtpërdrejtë në terren.

I pyetur për shanset e një skenari në të cilin gjaku i Rusisë dhe Amerikës do të derdhet si rezultat i aksionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, Zakharova tha se Moska dhe Uashingtoni kanë të gjitha mjetet për të parandaluar një përballje të tillë.

“Ne jemi duke jetuar në vitin 2018 dhe kemi të gjitha llojet e komunikimeve, duke përfshirë edhe Twitter, dhe ne mund të zgjidhim të gjitha pyetjet si kjo – mjafton të marrësh telefonin,  të dërgosh mesazhe – dhe mendoj se ky është rasti për një zgjidhje dhe jo përmes forcës”, tha zëdhënësja e  Ministrisë së Jashtme.

Zakharova përsëriti se Rusia do të mbrojë njerëzit e saj në terren, nëse raketat fillojnë të fluturojnë. Duke komentuar deklaratën e mëparshme të dërguarit të Moskës në Liban, Alexander Zasypkin, i cili paralajmëroi se ushtria ruse rezervon të drejtën për të kapur raketat hyrëse dhe për të goditur vendet e nisjes në rast të një sulmi, Zakharova tha se fjalët e të dërguarit duhet të kuptohen në kuptimin që Rusia nuk do të braktisë njerëzit e saj.

“Do të theksoja edhe një herë dhe kjo ishte ideja e ambasadorit tonë në Liban, si dhe se Rusia do të mbrojë njerëzit e saj në terren. Është e qartë,”  tha Zakharova.

Duke kundërshtuar paralelet me krizën e raketave kubane të vitit 1962, e cila e vendosi botën në prag të një lufte bërthamore, ajo argumentoi se kohët kanë ndryshuar. “Dua t’ju kujtoj edhe një herë se është  viti 2018 dhe nuk është mesi i shekullit të 20-të,” tha ajo.

“Rusia nuk kërkon lëvdata, vetëm bashkëpunim të sinqertë në luftën kundër terrorizmit”, tha Zakharova, duke komentuar për deklaratën e fundit të presidentit amerikan Donald Trump.

“Unë mendoj se njerëzit në Irak ende po falënderojnë Shtetet e Bashkuara për atë që po bëjnë dhe çfarë kanë bërë në vendin e tyre dhe kështu shpresojmë që Siria të ketë një të ardhme më të mirë”.

“Ne nuk kemi nevojë për ndonjë vlerësim të asaj që ne po bëjmë në terren, ajo që na duhet është bashkëpunimi, fjalë të ngjashme, por pak më ndryshe”, tha ajo. Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për krijimin e një koalicioni të gjerë ndërkombëtar kundër terrorizmit gjatë fjalimit të tij në OKB në 2015, kujtoi Zakharova duke shtuar se propozimi “është ende në tryezë”. TIRANA TODAY

Tags: flitetgjithalufteMoskamundësitëSHBAshkatërruesetavolinë

TË LIDHURA

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt
Bota

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

19:16 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin
Aktualitet

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Djali i Khameneit i plagosur në sulm, ambasadori: Nuk shfaqet në publik
Bota

Djali i Khameneit i plagosur në sulm, ambasadori: Nuk shfaqet në publik

18:56 | 11/03/2026
Next Post
Tronditëse/ Dhunon barbarisht të bijën 1-vjeç, duke i thyer brinjët. Vajza në gjendje të rëndë

Tronditëse/ Dhunon barbarisht të bijën 1-vjeç, duke i thyer brinjët. Vajza në gjendje të rëndë

Lajm i mirë për shqiptarët, lehtësohet bashkimi familjar për refugjatët

Lajm i mirë për shqiptarët, lehtësohet bashkimi familjar për refugjatët

Rama nxjerr videon, gëzon pa fund vlonjatët

Rama nxjerr videon, gëzon pa fund vlonjatët







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet
Politikë

Polemika për reformën administrative, PS-PD përplasen për afatet

by mirseda
20:06 | 11/03/2026
0

Anëtarët e maxhorancës dhe opozitës në komisionin e posaçëm parlamentar të reformës administrative dhe territoriale shprehën pikëpamje...

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

19:18 | 11/03/2026
Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

19:16 | 11/03/2026
Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

19:10 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com