Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Flet sizmologu: Shqipëria tektonikisht aktive, priten tërmete më të rënda

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Flet sizmologu: Shqipëria tektonikisht aktive, priten tërmete më të rënda

Nga Anxhela Ferra

Shqipëria është një territor tektonikisht aktiv, kështu shprehen sizmologët. Kjo pasi historikisht vendi ynë është prekur nga tërmete të forta, shumë herë edhe vdekjeprurës.

Berat, 17 tetor 1851, 400 ushtarë të vrarë në Kala.

Tepelenë, 20 nëntor 1920, 36 të vrarë dhe 102 të plagosur. U shkatërruan 2 500 shtëpi dhe u lanë të pa strehë 15 000 veta.

Korçë, 26 maj 1960, u shkatërruan plot 1479 ndërtesa.

Roskovec, 17 nëntor 1982, duke u ndjerë tërmeti edhe në Fier, Librazhd e Berat, u shkatërruan 16 534 ndërtesa, u vra 1 person dhe 12 të plagosur.

Tiranë, 7 janar 1988, u dëmtuan 2083 shtëpi.

Këto janë vetëm disa nga tërmetet që kanë prekur vendin tonë, duke bërë dëme të mëdha materiale, si edhe njerëzore.

Sizmologu Edmond Dushi në një intervistë për Tirana Today thotë se pas një periudhe kohore, Shqipëria rrezikon të preket nga një tërmet edhe më i fortë.

“Tërmete të fortë quhen ata që kanë magnitudë mbi vlerën 6 të shkallës rihter. Ndërkohë, tërmeti i pak ditëve më parë, futet tek tërmetet e mesëm. Ne presim çdo vit një tërmet me magnitudë mbi 4, kurse tërmetet me magnitudë mbi 5 mund të variojnë nga tre deri në pesë vjet. Tërmetet e fortë e kalojnë një shekull si periudhë përsëritje, por kjo nuk do të thotë që do të ndodhë njëherë në 100 vjet.

Tërmeti i datës 4 korrik i ndodhur në Gjirin e Lalzit ishte një tërmet i cekët. Edhe pse tërmetet e cekët japin efekt më të madh shkatërrues në objekte. Por, thellësia e tij ishte rreth 18 km dhe për shkak të magnitudës së tij të moderuar, nuk bëri dëme të mëdha.

Statistikat janë shumë të qartë dhe kokëforta, të cilat tregojnë që në Shqipëri kanë ndodhur tërmete prej shumë vitesh. Dhe përsëri do të ndodhin. Sepse ka një rregull, që atje ku ka ndodhur, pritet të ndodhë përsëri.

Brenda territorit të Shqipërisë, janë disa zona të cilat kanë shtrirje gjatësore, ndër të cilën përmendin zonën Jonike dhe atë Adriatike, si më problematiket. Lëkundjet nuk janë shuar ende, por ato janë të papërfillshme. Ka pasur një tërmet ditën e djeshme në të gdhirë në Lezhë, me magnitudë 3.3 të shkallës rihter. Më pas janë regjistruar dy tërmete me magnitudë 3.7 dhe 3.2, në zonën e Klosit. Si edhe kanë ndodhur dy mikro-tërmete në zonën e Himarës,”-thotë për Tirana Today sizmologu Dushi.

Ndërkohë, tërmeti i datës 4 korrik, me epiqendër në rrethinat e Durrësit, i cili u ndje edhe në kryeqytet, krijoi panik masiv te njerëzit. Kjo pasi nuk janë të mësuar me tërmetet. Dhe shumë prej tyre, nuk dinë si të mbrohen, nga mungesa e informacionit.

“Nëse do të ndodhë tërmeti, është shumë e vështirë për ta parashikuar apo deklaruar. Kjo pasi vetë shkenca nuk ka evoluar deri në atë pikë sa ta parashikojë. E rëndësishme është që në momentin kur ndodh një tërmet, njerëzit duhet të dalin dhe të braktisin godinën e tyre, sepse asnjëherë nuk dihet nëse do të ketë një tërmet më të fortë.” TIRANA TODAY

 

Tags: shqiperiaSizmologutë Rëndatektonikisht aktivetermete

TË LIDHURA

Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë
Aktualitet

Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

12:39 | 05/06/2025
Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua
Politikë

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

12:25 | 05/06/2025
GJKKO lë në burg 9 të dyshuar për trafik droge pas operacionit të përbashkët SPAK-Finlandë
Aktualitet

GJKKO lë në burg 9 të dyshuar për trafik droge pas operacionit të përbashkët SPAK-Finlandë

12:06 | 05/06/2025
Next Post
Pas Ronaldos, Juventus hidhet në sulm për lojtarin e Manchester United

Pas Ronaldos, Juventus hidhet në sulm për lojtarin e Manchester United

Përmbytjet/ Kryemadhi ultimatum Ramës: Koha nuk pret

Kryemadhi: Rama po grabit pronat e shqiptarëve, duhet ndaluar me çdo kusht

Suedia e “përgjumur”, Anglia shënon golin e dytë (Video)

Suedia e “përgjumur”, Anglia shënon golin e dytë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Kovatchev: Do të ndjek nga afër përmbushjen e standardeve për integrim
Bota

Kovatchev: Do të ndjek nga afër përmbushjen e standardeve për integrim

by mirseda
13:25 | 05/06/2025
0

Në kuadër të vizitës zyrtare në Parlamentin Europian, delegacioni i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i kryesuar nga...

Guardiola vlerëson Juventusin: Skuadra më e mirë në Itali

Guardiola vlerëson Juventusin: Skuadra më e mirë në Itali

12:47 | 05/06/2025
Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

Aksident në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

12:39 | 05/06/2025
Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

12:25 | 05/06/2025
Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët

Kurban Bajrami/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron besimtarët

12:19 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com