Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Flet për herë të parë nëna e Messit: Vuajmë dhe qajmë të gjithë… (Video)

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Flet për herë të parë nëna e Messit: Vuajmë dhe qajmë të gjithë… (Video)

Familja e yllit të Barcelonës dhe fytyrat e famshme botërore kanë filluar të tregojnë mbështetjen e tyre për Lionel Messin, përballë kritikave që ai ka marrë nga java e kaluar, kur humbi penalltinë ndaj Islandës, në barazimin zhgënjyes 1-1 të Argjentinës, në sfidën hapëse të Botërorit të Rusisë.Ndërkohë, gruaja e tij, Antonella, dërgoi një mesazh plot forcë dhe dashuri përmes llogarisë së tij në Instagram dhe piloti i Formula 1, Fernando Alonso, bëri të njëjtën gjë përmes një deklarate. Nëna e Messit, Celia Cuccittini, ka dhënë një intervistë për programin “El dia de Mariana” të kanalit argjentinas “El Trece”, shkruan Telesport.

Vetëm 2 minuta kanë qenë të mjaftueshme për ta bërë të qartë se djali i tij është me Argjentinën, me popullin e tij dhe se e vuan shumë këtë situatë: “Në të vërtetë njerëzit e duan shumë dhe ai e transmeton këtë. Kjo është gjëja më e mirë. Leo e vlerëson shumë kombëtaren”.

Më tej, mamaja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” vazhdon duke thënë: “Unë e shoh atë me shumë pritshmëri, sepse ëndrra e tij është të sjellë kupën, të fitojë Kupën e Botës, sepse është pikërisht ajo që dëshiron”.

Por, duket qartë se familja vuan shumë nga kritikat që adresohen te Messi. Cuccitini, mamaja e Leos, e ka bërë të qartë se e gjithë familja e tij ndihet shumë keq për situatën dhe se komentet e pabesa ndaj djalit të tyre e dëmtojnë shumë: “Familja po e mbështet atë. I pari që dëshiron të fitojë është ai, të sjellë Kupën e Botës në Argjentinë, bashkë me shokët e tij.

Kjo është evidente në mënyrë të qartë. Kemi dëgjuar edhe kritika, thonë se ai nuk e ndjen fanellën e Argjentinës, se vjen në kombëtare me anë të detyrimit. Kjo nuk është kurrsesi e vërtetë. Nëse e shohin atë, siç e pamë ndaj Islandës, vuajmë, ose qajmë të gjitha në këtë kohë. Këto kritika e lëndojnë atë, na lëndojnë edhe neve si familje”.

E megjithatë, Celia thotë se është një nënë krenare. Ajo donte t’i përcillte djalit të saj, Messit, gjithë mbështetjen e saj, bashkë me këshilla të mira, që vetëm një nënë e di se si t’i japë. “I uroj atij fat, që të kujdeset mirë për veten. I thashë të bëjë atë që ai di më mirë, të gëzojë, të luajë si kur filloi në Grandoli, shkruan Telesport.

Duam të jetë i lumtur, që nga këtu familja e mbështet atë. E vërteta është se unë kam 4 fëmijë. I dua të gjithë fëmijët e mi, por ai është një bir hyjnor, djali më i mirë, babai dhe burri më i mirë. Betohem se është një person shumë i mirë. Ai është një person i madh, me një zemër të madhe, që do të jepte gjithçka për ta sjellë në Argjentinë Kupën e Botës”.

Tags: fletgjithëherëMessitnenaparëqajmëVideovuajmë

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
“Vendimet për Shqipërinë i merr BE-ja pa na pyetur, ose Rama …”

“Vendimet për Shqipërinë i merr BE-ja pa na pyetur, ose Rama ...”

Gazetarja abuzohet seksualisht, një person i prek gjoksin dhe e puth (Video)

Gazetarja abuzohet seksualisht, një person i prek gjoksin dhe e puth (Video)

Familjarët e imigrantëve/Nesër dita e madhe, dëbohen apo qëndrojnë në SHBA

Familjarët e imigrantëve/Nesër dita e madhe, dëbohen apo qëndrojnë në SHBA







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës

by mirseda
11:24 | 06/02/2026
0

Ish-Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e rradhës...

Para takimit Erdogan-Mitsotakis, Turqia dhe Greqia përballë tensioneve të reja në Egje

11:20 | 06/02/2026
Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol, shoferi e pikas dhe…

Parandalohet ngjarja kriminale! Eksploziv poshtë makinës në Konispol, shoferi e pikas dhe…

11:09 | 06/02/2026
Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen…

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen…

11:00 | 06/02/2026
I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse,

10:22 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com