Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me 4 vite burg

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me 4 vite burg

Udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, është dënuar me katër vjet burg, i pari në një seri vendimesh që mund ta dënojnë atë me burgim të përjetshëm. Ajo u shpall fajtore me akuzën e “nxitjes së mosmarrëveshjes” dhe “thyerjes së rregullave të Covid-19” sipas një ligji për fatkeqësitë natyrore.

Zonja Suu Kyi përballet me 11 akuza në total, të cilat janë dënuar gjerësisht si të padrejta. Ajo ka mohuar të gjitha akuzat. Aung San Suu Kyi ka qenë në “arrest shtëpiak” që nga një grusht shteti ushtarak në shkurt, i cili përmbysi qeverinë e saj të zgjedhur civile.

Nuk është e qartë se kur ose nëse zonja Suu Kyi do të shkojë në burg. Bashkë i pandehuri Win Myint, ish-presidenti dhe aleati i partisë Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) të zonjës Suu Kyi, u burgos gjithashtu të hënën për katër vjet me të njëjtat akuza.

Grupi i të drejtave Amnesty i quajti akuzat “false”, duke thënë se ishte “shembulli më i fundit i vendosmërisë së ushtrisë për të eliminuar të gjithë opozitën, dhe për të mbytur liritë në Mianmar”.

Zonja Suu Kyi do të dalë në gjykatë më 14 dhjetor, kur ajo do të përballet me akuzat për posedim të paligjshëm të radiove.

Mbi 76-vjeçaren rëndojnë akuza të shumta për “korrupsion” dhe “shkelje të aktit të sekretit zyrtar”.

Aung San Suu Kyi kaloi gati 15 vjet në paraburgim në duart e ushtrisë midis 1989 dhe 2010 dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen, për punën e saj për të sjellë demokracinë në Mianmar.

Partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) mori një fitore dërrmuese në vitin 2015, por ajo u pengua të bëhej vetë presidente nga rregullat që përjashtonin ata me fëmijë shtetas të huaj nga mbajtja e asaj zyre. Ajo konsiderohej gjerësisht si sundimtarja de fakto e vendit.

Megjithatë reputacioni i saj jashtë vendit u dëmtua rëndë nga mënyra se si ajo e trajtoi krizën Rohingya, e cila filloi në 2017.

Në vitin 2019, zonja Suu Kyi u paraqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) të OKB-së për të mbrojtur vendin e saj kundër akuzave për gjenocid.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: Aung San Suu KyiburgUdhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit

TË LIDHURA

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

22:05 | 06/12/2025
Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes
Bota

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën
Bota

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Next Post
Kundërshtari i Macron sulmohet nga protestuesit

Kundërshtari i Macron sulmohet nga protestuesit

Pandemia/ Sa të saktë janë testet e shpejta?

Pandemia/ Sa të saktë janë testet e shpejta?

Foltore apo Faltore?

Foltorja, një terapi kolektive që Doktori u ofron demokratëve







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com