E hënë, 24 Janar, 2022
3.5 C
Tirana

Kundërshtari i Macron sulmohet nga protestuesit

Kandidati i ekstremit të djathtë për president të Francës, Eric Zemmour, është sulmuar në tubimin e tij të parë të fushatës. Ndërsa 63-vjeçari lëvizte mes turmës për në skenë, një burrë e kapi për pak kohë nga qafa, përpara se oficerët e sigurisë të ndërhynin.

Mediat lokale raportojnë se kyçi i tij është lënduar, dhe se mjekët i kanë urdhëruar nëntë ditë pushim. Ish-gazetari dhe eksperti njihet për pikëpamjet e tij të diskutueshme mbi emigrantët dhe Luftën e Dytë Botërore.

Në të kaluarën, fëmija i emigrantëve hebrenj algjerianë ka pretenduar se shteti francez i mbronte hebrenjtë gjatë konfliktit, kur në realitet regjimi kolaboracionist Vichy dërgoi mijëra hebrenj francezë në kampet naziste të vdekjes.

Gazetari i ekstremit të djathtë përbën një kërcënim të ri për Macron

Pas javësh spekulimesh, Zemmour njoftoi të martën kandidaturën e tij në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2022. Ai po sfidon figurën e ekstremit të djathtë Marine Le Pen për udhëheqjen e së djathtës së fortë nacionaliste të Francës.

Një zëdhënës i partisë së tij të saposhpallur, i tha gazetës “Le Figaro” se ata po planifikonin të bënin një ankesë ligjore dhe vlerësoi “guximin” e Zemmour.

Kandidati vazhdoi me fjalimin e tij pas incidentit. Ndërsa ai filloi, mbështetësit e tij hodhën karrige ndaj demonstruesve të cilët u ngritën në këmbë të veshur me bluza që mbanin slogane kundër racizmit.

“Nëse fitoj këto zgjedhje, nuk do të jetë një tjetër rotacion pushteti, por një ripushtim i vendit më të madh në botë”, i tha ai turmës gjatë një fjalimi të gjatë.

Ai njoftoi se e kishte quajtur partinë e tij Reconquest – një emër që Z. Zemmour tha se i referohej periudhës së historisë të njohur si Reconquista, kur ushtritë e krishtera dëbuan myslimanët nga gadishulli Iberik.

Politikani i ekstremit të djathtë kritikoi gjithashtu elitat politike dhe mediat. Disa herë turmat përshëndetën anëtarët e shtypit të mbledhur në arenë.

“Unë jam i vetmi që mbroj lirinë e mendimit, lirinë e fjalës”, deklaroi ai, duke hedhur poshtë akuzat për fashizëm, racizëm dhe mizogjini. Në të kaluarën, Zemmour është dënuar për gjuhë të urrejtjes. Politikanët francezë po konkurrojnë për mundësinë për t’u përballur me presidentin Emmanuel Macron, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Sondazhet e opinionit aktualisht sugjerojnë se Macron ka të ngjarë të mbajë pushtetin, por analistët besojnë se rezultati i garës është ende i pasigurt. Partia e qendrës së djathtë Les Républicains njoftoi javën e kaluar se kishin zgjedhur të moderuarin Valérie Pécresse si kandidaten e tyre për vitin 2022.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mungonin avokatët, GJKKO shtyn seancën ndaj Fatos Tushes

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë në datën 2 shkurt seancën në ngarkim të Fatos Tushes, ish-kryetarit të Bashkisë Lushnje dhe...

Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, do i kthejmë dinjitetin asaj zyre

Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, se Partia Socialiste do të nisë punën për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës...

Mbyllja e shkollave për 3 ditë/Aktivistët: Ministrja bën meteorologen

Për tre ditë, shkollat do jenë të mbyllura për shkak të motit të acartë. Lidhur me këtë vendim, aktivistë të Qëndresës Qytetare kanë protestuar...

“E mbyllim në shkurt”/Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS, ja çfarë do ndodhë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kreu i qeverisë Edi Rama iu është drejtuar socialistëve të angazhohen seriozisht në procesin e këshillimit kombëtar. Ai vuri...

Basha: Berisha po vë interesat e tij personale mbi ato të demokratëve!

Në Shqipëri zgjedhjet e pjesshme, të parakohshme lokale, më 6 mars, për të zëvendësuar kryetarët e gjashtë bashkive, që iu ka mbaruar mandati, priten...