Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Fitoi vendin e punës në portal, mësuesi viktimë e diskriminimit (VIDEO)

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fitoi vendin e punës në portal, mësuesi viktimë e diskriminimit (VIDEO)

Ilir Çopja është një mësues që ka fituar në portalin “Mësues për Shqipërinë”, duke u renditur i pari për Zyrën Arsimore të Belshit dhë Cërrikut, dhe i dyti për qarkun e Elbasanit. Ai filloi punë në shkollën “Seit Pepa” të fshatit Vidhas të Elbasanit, por ra pre e diskriminimit nga drejtoresha e kësaj shkolle dhe këshilli i prindërve.

Ky rast është trajtuar sonte nga emisioni “Stop” në Tv Klan, që ka denoncuar këtë histori skandaloze të diskriminimit të një mësuesi profesionist dhe të aftë, vetëm për shkak të një problemi minor që ka në artikulim.

Më 24 Shtator, Iliri filloi provizorisht punën si mësuesi në shkollën e fshatit Vidhas. Më 1 Tetor, nga Zyra Vendore Arsimore Elbasan i paraqitet një dokument i një mbledhje të bërë nga Drejtoresha Silvia Jani me këshillin e prindërve, ku Iliri ishte vlerësuar dobët për shkak të vështirësisë në të folur. Vetë Iliri thotë se nuk ishte në dijeni të kësaj mbledhje. Ai shprehet se një dokument i tillë i paargumentuar përbën shumë problem, sepse qëndron në fuqi për një periudhë 10-vjeçare, duke e penalizuar atë në ushtrimin e profesionit.

Ilir Çopja: Në vitin 2019 konkurrova në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’ në profilin histori duke vendosur tre ZVA; ZA Belsh, ZA Cërrik dhe ZVA Elbasan. Pasi dolën rezultatet, isha i renditur në ZA Belsh dhe ZA Cërrik i pari, ndërsa në ZVA Elbasan isha i renditur i dyti. Në dy të parat, duke qenë se janë ZA më të vogla nuk kishte vende të lira, ZVA Elbasan u lirua një vend në shkollën “Seit Pepa”, Vidhas. M’u komunikua në datë 21 Shtator, e pranova vendin e punës pavarësisht se ishte provizor. Ditën e mërkurë zhvillova normalisht mësim sipas orarit që kisha. Dhënia e mësimit zgjati nga 24 Shtatori deri më 1 Tetor. Pas insistimeve të mia për të marrë normalisht kontratën e punës, përgjigja e drejtoreshës ishte: ‘Mua nuk më ka ardhur ende emaili, jam duke komunikuar’. Më mbajti me shpresa dhe me gënjeshtër për një javë të tërë. Shkova të hënën në mësim, vazhdova mësimin normalisht. Prita një komunikim, nuk erdhi. Shkova dhe të martën. Dhashë të gjitha orët e mësimit. Prita sërish komunikimin dhe sërish nuk po vinte. Më nxorrën një dokument. Ky dokument tani ishte një mbledhje e organizuar nga drejtoresha e shkollës dhe këshillin e prindërve të shkollës më datë 30 Shtator 2019, ku unë isha vlerësuar me vlerësimin dobët. Për shkak sepse sipas tyre, duke qenë se unë kam probleme me të folurin, dhe nuk arrij të mbaj disiplinën në klasë. Kishin dhe një nëntekst, mund të sillet edhe ky si mësuesi tjetër. Kërkoj që ai vendim i marrë nga këshilli i prindërve të anulohet. Të dalë një vendim i ri. Për shkak se një vlerësim me notën dobët, mua më penalizon për një afat shumë të gjatë në punën time në institucionet arsimore. Për më tepër, vlerësimi dobët dhe me atë lloj karakteristike, mua më cënon dinjitetin. Më cënon integritetin sepse vlerësohem dobët dhe paragjykohem vetëm për pjesën time të të folurit. Madje edhe për pjesën time të të ecurit. Kur unë fare mirë në shkollë nuk pata asnjë lloj problemi. Kam mbi 7 eksperienca pune duke punuar online dhe offline, në projekte shtetërore dhe private, me shqiptarë dhe të huaj. Kam bërë gjithë këto kualifikime. Si mund të vlerësohem unë dobët. Nuk mundet të merret vendim për një person dhe ai as mos të jetë prezent kur bëhet fjalë për të dhe aq më tepër as të mos njoftohet.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkon në shkollën “Seit Pepa” në fshatin Vidhas për t’u takuar me drejtoreshën Silvia Jani. Sapo kjo e fundit prezantohet me gazetaren, mbyllet brenda zyrës së saj. Derën e kyç me çelës, ndërsa gazetarja e pret jashtë zyrës. Me derën që i ndan, gazetarja përpiqet të komunikojë me drejtoreshën “e panikosur” nga prania e Stop. Znj.Silvia Jani kërkon një shkresë zyrtare që të flasë për problematikën në fjalë, edhe pse vetë në bashkëpunim me këshillin e prindërve kanë marrë një vendim diskriminues ndaj mësuesit Ilir Çopja. Ajo qëndroi e kyçur brenda zyrës së saj deri në përfundim të orarit zyrtar. Gazetarja e priti deri sa drejtoresha doli nga zyra, pasi i përfundoi orari i punës. E bezdisur nga prania e gazetares së “Stop”, sërish kërkonte një shkresë zyrtare që të jepte përgjigje për vendimin e saj.

Emisioni “Stop” iu drejtua edhe Zyrës Arsimore të Qarkut Elbasan, ku aty na tregojnë një dokument që mësuesi Ilir Çopja është pranuar në vendin e punës dhe që është firmosur gjithashtu nga drejtoresha Silvia Jani.

Gazetarja: Drejtoresha ka firmosur për vendin e punës, që lajmërohet dhe mësuesi dhe më pas tërhiqet nga Drejtoresha?

ZVA Elbasan: Cfarë dokumentash, se sapo thashë, që unë jam e re. Do shof, ça dokumentash do ketë aty dhe ne do jua japim të gjitha, t’i shikoni, t’i studioni.

Punonjësja: Kjo është deklarata, që personi është paraqitur para komisionit, që ne e kemi me rregull, që mjafton të jenë më shumë se dy persona. Nga tre, që ka komisioni, mjafton të jenë dy prezentë, që i ofrojnë vendin e punës dhe drejtoresha e ka firmosur dhe e ka pranu këtë si mësues. Ndërsa kjo është kontrata, të cilën unë nuk e kam kaluar për miratim tek drejtori, për arsye se mungon firma e personit, por është e firmosur nga Drejtori i shkollës.

Vendimin absurd të drejtoreshës së shkollës dhe këshillit të prindërve, e hedhin poshtë vetë nxënësit, të cilët thonë se janë të kënaqur me mësuesin Ilir Çopja dhe nuk kishin problem për ta kuptuar në shpjegim.

“Për mua mirë u duk. E kuptonim, nuk kishim probleme. Për veten time unë e kuptova”.

“E kuptuam. Na pëlqeu”.

“Më pëlqeu. E kuptonim”.

“Profesori u soll jashtë mase shumë mirë edhe na ka ndihmuar shumë që të mësojmë. Mësimi është bërë shumë i saktë dhe i rregullt”.

Nga ana tjetër, në udhëzimin nr.13 të publikuar nga Ministria e Arsimit, thuhet se personat me aftësi ndryshe kanë përparësi. Megjithatë Iliri ka një raport mjeko-ligjor që e klasifikon të aftë për punë. Këtë dokument e ka dorëzuar së bashku me dosjen në kohën e konkurrimit.

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra i drejtoi një apel Ministrisë së Arsimit dhe drejtuesve të Zyrës Vendore Arsimore të Elbasanit.

“Ndiqni pak pikat e shkeljes së ligjit dhe diskriminimit që i është bërë Ilirit dhe zhbëjeni të tërën. Unë jam i sigurtë që nesër mund të ketë një reagim që do gjejë një zgjidhje. Do e heqin Ilirin që aty dhe do e çojnë në një vend tjetër. Do jetë gabimi më i madh. Do jetë rëndimi më i madh që do t’i bëjmë Ilirit dhe gjithë atyre që kanë nevojë të mbështeten. Iliri është i dyti në portal, nuk ka nevojë Iliri për ne”. /tvklan.al

 

Tags: Ilir Çopjamesuesiportal

TË LIDHURA

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Next Post
Myslim Murrizi nxjerr prapaskenat brenda PS-së: Donin zgjedhje të parakohshme, ja kush i ndaloi

Myslim Murrizi nxjerr prapaskenat brenda PS-së: Donin zgjedhje të parakohshme, ja kush i ndaloi

Erdogan: Nëse kurdët nuk tërhiqen, do t’i…

Erdogan: Nëse kurdët nuk tërhiqen, do t’i...

Detajet/ Pak ditë më parë u emërua drejtor burgu, sot përfundon vetë në qeli 

Detajet/ Pak ditë më parë u emërua drejtor burgu, sot përfundon vetë në qeli 

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi
Kuriozitete

Ja se si të shpëtoni nga dhjami në mëlçi

by mirseda
22:44 | 09/07/2025
0

Shumica prej nesh shqetësohemi për grumbullimin e dhjamit në trupin tonë, qoftë për arsye estetike, por edhe...

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

Trump: Mundësi reale për armëpushim në Gaza këtë ose javën tjetër

22:13 | 09/07/2025
Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

21:53 | 09/07/2025
‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com