Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Fitimtarë dhe të mundur

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fitimtarë dhe të mundur

Nga: Skënder Shkupi 

Në prag të ditës së fitores së komunizmit në Shqipëri u ngacmova nga ideja e analizës së një të kaluare aq fort të debatuar për zhvillimet politike dhe ushtarake  gjatë L2B në Shqipëri. Mirëpo, fatkeqësia e tërmetit të 26 nëntorit më bëri ta harroj në çast atë ngasje. Tashmë që situata po shkon drejt qetësimit, vendosa t’i kthehem sërish asaj teme, që prej vitesh më ka intriguar fort. Ne jemi i vetmi vend në botë që gjatë L2B kemi luftuar të nxitur nga motive ideologjike.

Të gjithë të tjerët kanë marrë pjesë në luftë të frymëzuar nga interesat e tyre kombëtare. Të nesërmen e 7 prillit 1939, Kryeministri i Britanisë së Madhe, njërit prej vendeve më demokratike të botës, Nevil Chembërlejn, i pyetur nga gazetarët për agresionin fashist të Benito Musolinit ndaj Shqipërisë u përgjigj ftohtë: ‘Ne nuk kemi interesa të veçanta atje’ (?!). Lemë mënjanë anglezët.

Po Bashkimi Sovjetik, vendi i reklamuar si më ‘antifashisti’ në botë përse nënshkroi traktat mossulmimi e miqësie me Gjermaninë? Sepse ia diktuan interesat shtetërore dhe kombëtare të Rusisë. Dhe po të mos e shkelte Hitleri marrëveshjen, Stalini as që do të pyeste për kampet e shfarosjes së nazistëve, të cilët, kuptohet, modelin e kampeve të tyre të shfarosjes e morën nga Bashkimi ‘i lavdishëm’ Sovjetik. Në historiografinë tonë të viteve të komunizmit theksohet me të madhe se gjatë konfliktit ‘ne ishim në kahen e duhur’.

Mirëpo, jashtë ideologjisë kemi dy fakte të thjeshta: Gjermania e njohu, në tetor të vitit 1943, situatën reale të bashkimit të pothuajse pjesës më të madhe të trojeve etnike shqiptare, kurse Britania e Madhe, përmes ministrit të saj të Punëve të Jashtme, Sër Entoni Iden, na dha në dhjetor të 1942-it, ‘sihariqin’ që kufijtë e Shqipërisë së Jugut do të rishiheshin mbas lufte, kuptohet në dobi të Greqisë. Ndërkohë, ‘miku’ i madh i vendit tonë, J.V.Stalini, e pyeti disi i çuditur Titon, ca vite më vonë, sipas librit të Milovan Gjilasit ‘Bashkëbisedime me Stalinin’: ‘Ende s’e keni gëlltitur Shqipërinë’?. Këta qenë miqtë e zgjedhur prej nesh që përbënin ‘drejtimin e duhur të historisë’.

Në të vërtetë, ky ishte drejtimi i duhur i vendeve sllave. Ata kishin interesa kombëtare filofranceze, filobritanike dhe filoruse. Dhe vepruan ashtu siç ua diktonte ndërgjegjja e tyre kombëtare. Po për Hungarinë e Rumaninë, përse historianët tanë nuk revoltohen që iu bashkëngjitën boshtit? Madje, edhe Bullgaria, ndonëse sllave, për shkak të lidhjeve historike me Gjermaninë, nuk iu kundërvu asaj, por mbeti asnjanëse. Pse? Sepse ia diktuan interesat e saj kombëtare.

Thuhet, ndër të tjera, se ne po të mos luftonim fort kundër gjermanëve, ‘do të na pinte e zeza pas lufte’, sepse do të na bënin copa-copa fqinjët. Po pse Bullgaria, Rumania apo Hungaria nuk u bënë copash? Vërtet që nga pak u kafshuan dy të fundit, por, nga ana tjetër, ne krejt rastësisht shpëtuam nga shndërrimi në Republikë të 7-të të Jugosllavisë, pra, jo nga zhvatja e ndonjë cope, por nga gllabërimi total. Kuptohet që anatemimi më i egër u është rezervuar atyre që thanë ‘të mbetemi neutralë deri sa të mbarojë lufta’, atyre që u quajtën ‘kolaboracionistë’. Ata qenë jo armiqësorë ndaj të huajve të paftuar të ardhur te ne nga 1000 km larg e që po u digjej koka nga sulmet e tmerrshme të tankeve ruse dhe avionëve anglo-amerikanë. Po, të tillë qenë ata.

Por a mund të krahasohen ata kolaboracionistë me skotën e shërbëtorëve të përulur e të neveritshëm të pasuesve të Enver Hoxhës që u bënë puthadorët e Titos e të Stalinit, duke e kthyer Shqipërinë praktikisht në një koloni të armiqve më të egër historikë të kombit shqiptar? Me ç’sy e faqe mund të krahasohet Ernest Koliqi që hapi shkollat në Kosovë për rilindjen e ndërgjegjes kombëtare të të rinjve të asaj treve me Enver Hoxhën, që propozoi në Mbledhjen e Beratit, në tetor 1944, që të shpallej Josif Broz Tito Sekretar i Parë i PKSH?

A nuk do të ishte më mirë që fill pas kapitullimit të Italisë, të gjitha forcat politike shqiptare të ndërtonin një qeveri të shpëtimit kombëtar, të shpallnin asnjanësinë ndaj palëve në konflikt e të prisnin qetësisht largimin e pashmangshëm të gjermanëve nga Shqipëria? Cili është ai budalla që beson se nazistët do të qëndronin këtu për vite të tjera po të mos u turreshin nga pas brigadat tona partizane? Ata që mburren se ne i thyem gjermanët këtu në brigjet e Adriatikut duhet së pari të na provojnë se vallë i patëm thyer më parë pushtuesit italianë?

Italia kapitulloi në shtator të 1943, nën goditjen e fuqishme të armatave amerikane dhe britanike në Sicili. Po ne në Shqipëri, a kemi çliruar qoftë edhe një qytezë të vetme nga italianët para kësaj date? Po të ishte ashtu, fill pas kapitullimit të Italisë, ne duhet të zinim të gjithë territorin e vendit dhe do t’u vinim që në kufi ‘kufirin te thana’ batalioneve gjermane që hynë në Shqipëri. Kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse s’patëm këllqe të fitonim as ndaj një ushtrie të demoralizuar italiane e jo më ndaj trupave të Vermahtit. Ata do të iknin sepse nuk kishin asnjë perspektivë të qëndronin në Shqipëri kur trupat ruse dhe perëndimore po i afroheshin Berlinit. Pavarësisht nga propaganda e shfrenuar 50-vjeçare e historiografisë komuniste, të gjithë e dinë realitetin.

Pesë pushkë u zbrazën kundër gjermanëve në ikje në mënyrë që të mos ndahej pushteti pas lufte me partitë e tjera. E ky është realiteti i pastër i paretushuar. ‘Ne ishim në kahen e duhur’! – nënvizojnë me të madhe historiografët tanë komunistë. Pse? Kriteri përcaktues qenka rezultati ose fitorja e aleatëve pas lufte. Pra, ne, pasi llogaritëm që aleanca anglo-sovjeto-amerikane do të fitonte L2B, u treguam të mençur dhe lidhëm aleancë me ta. Po mirë, nëse një bandë hajdutësh sulmon një shtëpi paqësore, ne jemi të sigurt se banditët do të jenë fitimtarë. A ka sens që të bëjmë aleancë me ta meqë ata me siguri absolute do të jenë fitimtarë dhe të tallemi e të shpotisim viktimat paqësore të sulmuara prej tyre? Ky lloj arsyetimi është pervers.

Nuk ka as logjikë e as moral. Të vijmë te problemi i ndërgjegjes morale dhe historike. Ithtarët e qëndrimit tonë të vendosur në krahun e aleancës së madhe antifashiste mbështeten edhe në perceptimin tonë humanitar të pozicionuar fort kundër bishës naziste. Mirëpo, lind pyetja: a e dinim ne që bisha bolshevike ishte më e tmerrshme dhe më tinëzare se ajo e nazistëve? Për këtë flasin faktet. Milionat e rusëve të masakruar, të vrarë e të persekutuar nga Stalini janë më të shumtë nga ata që vrau e masakroi Hitleri. Madje, modelin stalinian zbatuam edhe ne këtu në Shqipëri. Pra, nuk kanë qenë motivet humanitare, por interesat e ngushta të pushtetit që vendosën aleancën tonë me tre të mëdhenjtë. Megjithëse ne kurrë nuk kemi qenë aleatë me anglo-amerikanët, pasi në të gjitha veprat e Enver Hoxhës të kohës së L2B shprehet mosbesimi, urrejtja dhe përçmimi për ta.

Ne ishim aleatë vetëm me Bashkimin Sovjetik. Dikush mund të thotë: ‘Ne nuk i dinim në atë kohë bëmat e Stalinit’. Mirëpo, deri më 1945, nuk diheshin gjithashtu as bëmat e Hitlerit. Në fund të fundit mund të përdorim këtu thënien e njohur të Benedikt Spinozës – ‘padija nuk është argument’. Kriterit të përzgjedhur të ‘llogaritjes së fitimtarëve të ardhshëm’, që bëri PKSH dhe shoku Enver, i mungon besueshmëria. Le të kthehemi 100 vite pas.

Gjatë L1B, të gjithë intelektualët patriotë shqiptarë u rreshtuan në një linjë me Austro-Hungarinë dhe Gjermaninë. Dhe me të drejtë. Austro-Hungaria ishte fuqia kryesore që u përpoq, mbështeti dhe mbrojti pavarësinë e Shqipërisë. Patriotët shqiptarë nuk bënë llogari se kush do të fitojë, por u bënë totalisht me fuqitë qendrore. I vetmi që i bëri këto llogari ishte Esat Pashë Toptani.

Ai nuhati qysh në muajt e parë të luftës se fitorja do të jetë e Antantës. Kështu, u bë aleat me Anglinë e Francën dhe si rrjedhojë edhe me aleaten e mëvonshme të tyre, Italinë. Aleate e Antantës ishte edhe Serbia. Kështu që Esat Pasha u bë detyrimisht aleat edhe me Serbinë. Ai u pozicionua në ‘drejtimin e duhur’. Tani nuk e kuptojmë dot: ç’ndryshim ka Esat Toptani nga Enver Hoxha?

I pari gjeti drejtimin e duhur gjatë L1B, kurse i dyti gjatë L2B. Përse të parin e shajnë me ç’t’u vijë nëpër gojë historianët tanë komunistë, kurse të dytin, të paktën për periudhën e L2B, e justifikojnë plotësisht. Mbetet enigmë. Historia e Luftës sonë NC është një rebus që u mundua ta zgjidhte, vetëm Kinostudio ‘Shqipëria e Re’. Janë disa dhjetëra filma ‘mallëngjyes’, që i kushtohen asaj lufte. Ajo, për fat të keq, nuk ekziston më, por ‘vepra’ e saj do të rrojë në shekuj.

Tags: lufte e dyte boterorelufte e pare boterorepartia komuniste shqiptareshqiperiaskender shkupi

TË LIDHURA

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet  autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet autori

08:10 | 23/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë
Aktualitet

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025
Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë
Aktualitet

Zjarr masiv në pyjet e Mirditës, zjarrfikësit luftojnë me flakët në terren të vështirë

22:06 | 21/06/2025
Next Post
Akrepi pickon disa herë gruan gjatë fluturimit me avion

Akrepi pickon disa herë gruan gjatë fluturimit me avion

Shembet me fadromë konvikti nr.15, ja pse nuk u përdor eksploziv

Shembet me fadromë konvikti nr.15, ja pse nuk u përdor eksploziv

“Bashkohuni në këtë rrugëtim të dhimbshëm”/ Rama thirrje donatorëve në Turqi

“Bashkohuni në këtë rrugëtim të dhimbshëm”/ Rama thirrje donatorëve në Turqi

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet  autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar, identifikohet autori

by mirseda
08:10 | 23/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku një 26-vjeçar ka mbetur...

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 qershor 2025

08:07 | 23/06/2025
Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

Nuk e fitojë dot Ferma Vip, por gjeti dashurinë! Erandi konfirmon romancën me ish-fermeren

22:47 | 21/06/2025
U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani

22:32 | 21/06/2025
Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

Digjet transformatori në nënstacionin elektrik, qindra banorë mbeten pa energji në Lezhë

22:20 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com