Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Firmosi dorëheqjen, rrëfimi tronditës i mjekut të QSUT: As në burg…

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Firmosi dorëheqjen, rrëfimi tronditës i mjekut të QSUT: As në burg…

Mjekësia u “shkund” dje teksa 8 mjekë të Urgjencës Qendrore në QSUT njoftuan dorëheqjen e tyre për shkak të kushteve të vështira në punë.

Mjekët i dërguan një shkresë drejtorit të përgjithshëm të kësaj qendre spitalore, Enkelejd Jotit, ministres Manastirliu, kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, ku renditën të gjitha arsyet që i kanë çuar në marrjen e këtij vendimi.

“Kushtet e punës së stafit mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës-punëmarrës. Mbingarkesa me të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë në Urgjencë për mungesë vendesh në pavionet e tjera e moszbatimi i urdhrave të nxjerrë nga drejtoria, kemi marrë vendim që të tërhiqemi nga pozicioni ynë i punës, duke lajmëruar 30 ditë përpara”, citohet në shkresë.

Një nga mjekët e dorëhequr, Petrit Vargu tha në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se shefi i Urgjencës nuk ka të drejtë të flasë në emër të mjekëve që firmosën peticionin e bën me dije se këta të fundit nuk kanë qenë prezent në takimin që zhvilloi zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli pas letrës së dorëheqjes kolektive.

Vargu më tej thotë se nëse situata nuk përmirësohet, do të heqë dorë nga pozicioni i punës.

Intervista e mjekut Vargu, dhënë për GSH:

Cila ishte arsyeja që ju firmosët letrën e dorëheqjes nga QSUT?

Natyrisht e kam firmosur këtë peticion e jam njeriu që kam denoncuar i pari këtë drejtim të gabuar që ka marrë shëndetësia shqiptare. Ne jemi mjekë dhe kemi një kod pune dhe një ndërgjegje. Nëse duam të jemi moskokëçarës, mund të vijmë në punë, mbarojmë 8-orarëshin dhe largohemi në shtëpi. Por mjekët janë ato grupe profesionesh, që kanë një jetëgjatësi më të shkurtër dhe për këtë asnjëri nuk ia di sakrificat mjekut, pavarësisht stresit që kalojmë për jetën e pacientit që na është besuar.

Sa të vështira paraqiten kushtet në të cilat punojnë mjekët e Urgjencës në këtë qendër spitalore?

Kushtet e vështira nuk janë për ne, por për pacientët. Ne nuk jemi si ata që drejtojnë, pasi për ta rëndësi ka që të mos merren vesh problemet nga media e gjithçka shkon fjollë. Por, ne, mjekëve të Urgjencës së QSUT-së na vret ndërgjegjja, sepse çdo ditë që kalon, ka më pak medikamente. Dhomat nga dyshe, kanë kaluar në dhoma katërshe. Na vret ndërgjegjja sesi njerëzit që vijnë në Urgjencë rrinë nëpër stola e presin me ditë për t’u shtruar në spital. Sipas shifrave që kam siguruar nga kolegët, janë mbi 60 kartela që janë në pritje për t’u shtruar e mbas këtyre numrave fshihen jetë njerëzish që presin ndihmë.

Cili është reagimi juaj në lidhje me deklaratën e shefit të Urgjencës?

I vetmi mjek që nuk firmosi peticionin e kanë nxjerrë për të folur në emër të mjekëve që firmosën dhe kjo është qesharake, pasi ai nuk ka të drejtë të flasë.

A ishit të pranishëm gjatë takimit të mjekëve të Urgjencës me zv.ministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli pas publikimit të peticionit?

Unë nuk isha, sepse takimi ishte selektiv. Nuk ishte i pranishëm asnjë nga mjekët që organizuan peticionin.

Cili është reagimi i Drejtorisë së QSUT-së në lidhje me peticionin tuaj?

Që të reagosh, duhet të dish. Në fillim kanë kundërshtuar që ekziston një letër e tillë e më pas kur nuk kishin më se çfarë të thoshin, nxorën variantin sesi ka arritur kjo letër te mediat. Si mund të reagojnë kur pacientët janë nga 5-6 veta në një dhomë në zonën e kuqe dhe nga 4 veta në zonat e tjera. Kjo është antihigjienike, edhe në burg nuk qëndrohet ashtu.

A jeni të kënaqur me pagat dhe a qëndroni jashtë orarit në krye të detyrës?

Jashtë orarit absolutisht jo. Ndërsa në lidhje me pagat mund të them se pagat e mjekëve janë si pagat e gjithë shqiptarëve të tjerë, ne e dimë varfërinë ku ndodhet populli, por nuk kërkojmë luks, kërkojmë dinjitet.

Mendoni se pas peticionit të mjekëve të Urgjencës, do të përmirësohet situata?

Kjo situatë, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, do të përmirësohet në mënyrë artificiale, por nuk ka vizion, nuk ka shpresë që të përmirësohet përfundimisht, pasi mungon strategjia dhe taktikat. Nuk ka asgjë të re, e me “frymën e shenjtë”, asgjë nuk përmirësohet.

Tags: arsyetdorëheqjenfirmosimjekuQSUTtronditëse

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Vëllezërit bëhen “përshesh” me njëri-tjetrin, i gjen belaja që të dy

Vëllezërit bëhen “përshesh” me njëri-tjetrin, i gjen belaja që të dy

Rritet numri i personave me HIV, në Shqipëri 127 raste të reja

Rritet numri i personave me HIV, në Shqipëri 127 raste të reja

Dorëheqja e deputetit të PDIU-së, Elena Xhina merr mandatin

Dorëheqja e deputetit të PDIU-së, Elena Xhina merr mandatin







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com