Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Firma e ndërtimit te ish-parku i autobusëve zbulon “gjobën” e kunatit të Lulzim Bashës

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Firma e ndërtimit te ish-parku i autobusëve zbulon “gjobën” e kunatit të Lulzim Bashës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zgjodhi të thyejë heshtjen disa ditore, duke u rikthyer të bëjë shefin e opozitës, pavarësisht deklaratës së tij se është vetëngrirë.

Megjithatë akuzat e tij, këtë radhë kanë qenë për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Kryeministrin Edi Rama, lidhur me ndërtimet që po bëhen në zonën e “21 Dhjetorit”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i firmës ndërtuese “Arlis sh.p.k” po ashtu pjesë e akuzave të Lulzim Bashës.

Kompania ka sqaruar se si në fakt planin e ka miratuar vetë Basha dhe se leja është një teknikalitet që kryhet online dhe merret për 45 ditë. Pra, nëse është miratuar plani (që për rastin në fjalë e ka miratuar Basha dhe më poshtë janë dokumentat), leja është dicka krejt e dorës së dytë.

Mirëpo, mesa duket kunati i Bashës ka qenë ai që ka penguar edhe lejen, duke kërkuar nga firma e ndërtimit një pjesë të mirë të mirë të investimit si bakshish. Pra, Kunati i Bashës siç dhe shprehet firma ndërtuese, ka kërkuar pjesën e tij pasi në të kundërt, ai do e quantë “lulishte” vendin e ndërtimit, shkruan lexo.al.

Pra, zot në bashki kur Basha flinte, ishte kunati, i cili sulmohet sot fort nga PD si njeriu që kontrollon Bashën, shkruan Lexo.al.

Sot përmes një postimi të gjatë në Facebook, firma e ndërtimit i kujton zotit Basha se ka qenë pikërisht ai që ka lëshuar lejen e ndërtimit, në vitin 2013, së bashku me Planin Vendor të kryeqytetit, kohë kur ai ishte ende kryebashkiak.

“Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës. Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë.” thekson firma në fjalë

Më tej në reagimin e saj firma e ndërtimi i kujton Bashës edhe gjobëvënien që ky i fundit kërkoi të bënte ndaj punimeve dhe kompanisë në fjalë, përmes kunatit të tij Erjon Isufi

“Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t’i “falur” nje pjese te konsiderueshme te ndertimit. Ne e refuzuam kete pasi ishte nje “gjobe” per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjoben e Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur “lulishte” pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit.” Theksohet në deklaratën e “Arlis Sh.p.k”

 Deklarate e ARLIS SHPK

Jemi njohur para pak me deklaraten e z. Basha ish-kryetar i Bashkise se Tiranes dhe autor i Planit Vendor 2013 qe parashikon shvillimin e prones tone private ne Rr. e Kavajes – shih bashkangjitur planin me firmen e z. Basha!

Hapësira në fjalë është pronë private e Familjes Nela dhe e një subjekti privat, i cili ka aplikuar per leje ndertimi sipas ligjit në Bashkinë e Tiranës. Leja në fjalë është lëshuar në bazë të Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës i miratuar në vitin 2013 nga ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Plani i asaj kohe parashikonte ndërtime banimi dhe shërbimesh në këtë hapësirë.

Procedura është ndjekur nga subjekti përgjatë vitit të kaluar, kur në fuqi ishte ende plani urbanistik i hartuar nga Lulzim Basha.

Sipas legjislacionit në fuqi, nëse një subjekt aplikon për një leje ndërtimi brenda normativave dhe parashikimit të planit në fuqi, si dhe prona e tij është e pastër, Bashkia ka detyrimin që brenda 45 ditëve të miratojë lejen e ndërtimit, përndryshe kjo leje miratohet në heshtje dhe funksionarët përgjegjës ndiqen penalisht për shpërdorim detyre.

Objekti privat në fjalë është një objekt multifunksional për banim dhe shërbime. Ky objekt do të zhvillohet ne 3 faza. Prona nuk ka qene kurre lulishte ashtu si dhe banoret perreth jetojne ne pallate qe gjithashtu ishin me bar nga ish uzina, por si dhe ne i zhvilluan privatisht.

Ne 2013, Bashkia e asaj kohe na dergoi Kunatin per t’i “falur” nje pjese te konsiderueshme te ndertimit. Ne e refuzuam kete pasi ishte nje “gjobe” per te lejuar dicka qe vete Plani 2013 e lejonte. Kur ne refuzuam gjoben e Kunatit, z. Basha beri nje teater duke e quajtur “lulishte” pronen tone private si hakmarrje qe nuk i falem gjysmen e biznesit.

Ne 2015-en Bashkia e re rriti ndjeshem taksat per ndertuesit gjer ne 10-fish per ndertuesit, ndaj sot Bashkia e Tiranës nga të treja këto faza përfiton jo pak por 5 milion Euro takse per investime publike.

Per me teper Bashkia e re ka kerkuar qe 50% e territorit te lihet e gjelber si lulishte per komunitetin.

Ne terma financiare, per kompanine tone pagesa e kesaj takse gjigante dhe falja e gjysmes se prones komunitetit, eshte njesoj ne vlere me ate qe kerkonte Kunati. Por ne pranuam me mire t’ja japim kete Bashkise per interes publik sesa nje individi privat te lidhur me ish-kryetarin!

I gjithë zhvillimi zë më pak se gjysmën e truallit privat mbi të cilin zhvillohet, gjysma tjetër e truallit do të kthehet në hapësirë të gjelbër publike, kurse pronësia mbi këtë hapësirë i kalon përfundimisht Bashkisë si prone publike. 

I lusim te gjithe politikanet te mos abuzojne me pronen tone private as sot me protesta qe na vene gjobat e rradhes – kemi paguar taksat 10fish e po falim gjysmen e prones, nuk mundemi t’ju japim me shume!

 

Tags: Arlis sh.p.kedi ramaErion Veliajlulzim basha

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës
Aktualitet

Moti i keq shkakton shkarkime në HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës

18:50 | 05/01/2026
Dyshohet abuzim ndaj të miturës/ 12-vjeçarja mbeti shtatzënë, gjyshi kërkon drejtësi
Aktualitet

Dyshohet abuzim ndaj të miturës/ 12-vjeçarja mbeti shtatzënë, gjyshi kërkon drejtësi

16:57 | 05/01/2026
Next Post
Ja si Kongresi po “zhvesh” Donald Trump nga pushteti mbi çështjet e sigurisë

Ja si Kongresi po "zhvesh" Donald Trump nga pushteti mbi çështjet e sigurisë

Shkodër, hyri në det për të notuar, arresti kardiak i merr jetën një 75-vjeçari nga Kosova

Shkodër, hyri në det për të notuar, arresti kardiak i merr jetën një 75-vjeçari nga Kosova

Zgjedhjet e 25 qershorit, Rama: Nuk do të bëhemi më gazi i botës

Rama: Do të qeverisim pa koalicion, do hartojmë rilindjen rurale







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Reshje të dendura shiu në Qarkun Lezhë/ Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat, përmbytje në disa zona
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Qarkun Lezhë/ Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat, përmbytje në disa zona

by mirseda
09:18 | 06/01/2026
0

Qarku Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku gjatë 24 orëve...

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

21:14 | 05/01/2026
Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com