Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Financim shtetëror për partitë, zbardhet plani i PD-së për Reformën Zgjedhore

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Financim shtetëror për partitë, zbardhet plani i PD-së për Reformën Zgjedhore

Partia Demokratike do të propozojë financim 100% nga shteti për subjektet politike dhe fushatat zgjedhore.

Gazeta “Panorama” zbardh draftin e opozitës për Reformën Zgjedhore, mbi të cilin PD-ja dhe aleatët po punojnë për të paraqitur alternativat e tyre.

Financimi i partive është problematika kryesore që adresohet në draftin e PD-së. “Ndërhyrje ligjore që siguron që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit, me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta.

Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private”, thuhet në pikën e parë të draftit të PD-së. Partia më e madhe opozitare ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë një listë kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore, me qëllim matjen e shpenzimeve për një kandidat/parti në fushatën zgjedhore.

Po ashtu, PD-ja kërkon që të përcaktohen kriteret e llogaritjes së financimit për një mandat, në mënyrë që të përllogaritet edhe buxheti vjetor i partive. “Përcaktimin e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për t’u vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës”, thuhet ndër të tjera në draftin e PD-së.

Opozita ka denoncuar shpeshherë lidhjet e “oligarkëve” me pushtetin, të cilët, sipas PD-së, marrin tenderë korruptivë dhe më pas ua kthejnë favoret në fushatat zgjedhore partive politike. Asimilimin e kësaj problematike, PD-ja e reflekton në draftin e vet për Reformën Zgjedhore. “Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderësh dhe koncesionesh, si dhe ndalime nga përfitimi i tenderëve apo koncesioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët”, vijon drafti.

REKLAMAT

Partia Demokratike parashikon gjithashtu në draftin e saj uljen e shpenzimeve për mjetet e propagandës në fushatën zgjedhore. Ndërkohë, sa i përket reklamave në media, PD-ja propozon që ato të mos paguhen në mënyrë të drejtpërdrejtë, por kostoja e reklamave të zbritet nga detyrimet që mediat kanë ndaj shtetit.

“Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht, përcaktimi i mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë, por të jetë e zbritshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit”. Edhe opozita duket se e ka në fokus parandalimin e financimeve të huaja. PD-ja propozon forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/kandidatët/fondacionet politike./Panorama

Tags: partia demokratike

TË LIDHURA

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!
Politikë

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja
Aktualitet

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve
Shqipëria

Botërori/ Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 – kalendari i mundshëm i ndeshjeve

19:30 | 06/12/2025
Next Post
“Ta harrojnë”, Balla nga Kuvendi: Reforma në Drejtësi nuk negociohet

Rrjeti 5G edhe në Shqipëri/ Balla: Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë

Dhunëtarët e Historisë

Dhunëtarët e Historisë

Ndahet nga jeta aktori shqiptar

Ndahet nga jeta aktori shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com