Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Financat bëjnë për “ujë të ftohtë” arsimin dhe shëndetësinë, “shkel e shko” buxhetin

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Financat bëjnë për “ujë të ftohtë” arsimin dhe shëndetësinë, “shkel e shko” buxhetin

Dy komente të posaçme nga Ministria e Financave për përdorimin e buxhetit nga dikasteret e Arsimit dhe të Shëndetësisë për 4 muajt e parë të vitit njoftuan për papërgjegjshmëritë në drejtim të zbatimit të udhëzimeve të buxhetit dhe mospërputhje të dhënash mes thesarit dhe dikastereve. Ministria e Financave komentoi për ministrinë e Arsimit se raporti i monitorimit nuk është në përputhje me përcaktimet e bëra në Udhëzimin nr. 22, datë 17.11.2016 “Për procedurat standarde të monitorimit të buxhetit në njësitë e Qeverisjes Qendrore”.

“Nuk janë paraqitur anekset e raportimit të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës dhe relacioni shoqërues nuk përmban analizë të realizimit të produkteve dhe të treguesve të performancës për çdo program për periudhën raportuese, por vetëm analizë të realizimit të shpenzimeve sipas zërave të tyre”, komentuan Financat. Ministria e Financave vërejti mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga ministria e Arsimit me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi informatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në 3(tre) programe. Për më tepër anekset e paraqitura nuk janë të firmosura nga drejtuesi i ekipit të menaxhimit të programit dhe nga Sekretari i Përgjithshëm.

Vërejtje të ngjashme ishin edhe për ministrinë e Shëndetësisë, ku është konstatuar, se të dhënat e raportuara në raportin e monitorimit, nuk janë të sakta sipas formateve të përcaktuara në udhëzim. Relacioni shoqërues i Ministrisë së Shëndetësisë nuk është një analizë e detajuar e treguesve të monitorimit dhe zërave të shpenzimeve për të argumentuar apo shpjeguar arsyet e mosrealizimeve, por vetëm konstatues, thuhet në komentet e financave.

Gjithashtu mungon analiza e realizimit të produkteve.

Ministria e Financave vërejti se edhe për Ministrinë e Shëndetësisë ka mospërputhje të të dhënave faktike të raportuara nga ministria me të dhënat faktike të siguruara nga sistemi informatik financiar i qeverisë për shpenzimet kapitale me financim të huaj në programin “Shërbime të Kujdesit Shëndetësor Dytësor”.

Burimi: Monitor.al

Tags: “ujë të ftohtë”arsimfinancashendetesi

TË LIDHURA

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri
Politikë

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA
Shqipëria

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve
Aktualitet

“Zhbllokohet” Qafë Thana, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

19:51 | 29/01/2026
Next Post
Fshehu kokainë nën paruke, arrestohet në aeroport kolumbiani

Fshehu kokainë nën paruke, arrestohet në aeroport kolumbiani

Çifti i të moshuarve ndërron jetë në të njëjtën ditë pas 71 vitesh martesë

Çifti i të moshuarve ndërron jetë në të njëjtën ditë pas 71 vitesh martesë

Samiti/ Rama flet për negociatat: Është më e sigurt, seç ka qenë më parë

Rama mbledh sërish Kryesinë e PS-së, ja për çfarë do diskutohet







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!
Showbizz

Partneri i Loredanës bën gjestin më të ëmbël për shqiptarët – po mëson të luajë çifteli!

by mirseda
22:12 | 29/01/2026
0

Ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, i cili është gjithashtu partneri i rep-artistes shqiptare Loredana, duket se...

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

Olsi Bylyku flet për tatuazhin që është penduar më së shumti dhe lidhet pikërisht me Egli Takon!

21:35 | 29/01/2026
“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

“Qëllimi është ndryshimi i regjimit”, Reuters: Trump po shqyrton sulme të reja ndaj Iranit

21:30 | 29/01/2026
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri

21:02 | 29/01/2026
Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

Ambasada SHBA: Respektoni kushtet e vizës dhe kohën e qëndrimit në SHBA

20:27 | 29/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com