Luhet sonte ndeshja Inter-Sevilla e vlefshme për finalen e Europa League.
Vetëm pak minuta pas fillimit të ndeshjes, Lukaku i zikaltërve ka shënuar golin e parë kundër spanjollëve. Po vetëm shtatë minuta më pas, Sevilla ka barazuar, duke e kthyer kështu finalen në një sfidë plot emocione.
Në finale Interi vjen i frymëzuar nga një fitore e madhe përballë Shakhtar 5-0, kurse Sevilla mposhti Manchester United-in 2-1.
Italianët kërkojnë sot trofeun e 4-t të Europa League dhe të parin që kur kompeticioni i dytë më i rëndësishëm nisi të quhet kështu. Ndërsa Sevilla kërkon të thellojë rekordin me 6 trofe.