Belgjika, Anglia, Kroacia dhe Franca janë katër skuadrat që do të luajnë në gjysmëfinalet e Botërorit të Rusisë. Të gjitha këto shtete që vazhdojnë aventurën në Botëror janë pjesë e NATO-s. Një fakt është se edhe këtë herë Kupa e Botës do të mbetet në Europë, por NATO ka dalë në një përfundim më interesant.
Me anë të një postimi në Facebook, vetë Nato ka shpërndarë një video me mbishkrimin: “Të gjitha skuadrat që kanë mbetur në Kupën e Botës janë anëtare të NATO-s. Ju urojmë fat të gjithave”.
Duket se NATO e “shet” këtë lajm si një triumf të tyre me Rusinë, duke pasur parasysh që ndeshjet e mbetura do të zhvillohen në Moskë.