Bleona Qerreti ka treguar shumë detaje rreth jetës së saj, teksa ishte e ftuar në puntatën e fundit të emisionit “Why not”, të Roza Latit.
Si gjithnjë, Bleona është treguar mjaft e sinqertë, duke dhënë informacione që më përpara nuk i kishte bërë publike.
Gjatë bisedës, këngëtarja zbuloi se më përpara Instagramin e saj e menaxhonte një ekip i tërë. Madje, ajo tregoi se pati një pakënaqësi të personave të famshëm ndaj saj, teksa Bleona nuk i kishte ndjekur ata mbrapsht.
“Dikur nuk e menaxhoja unë Instagramin tim, tani po sepse mendoj se ajo që ti poston tregon një pjesë tënden, çfarë ti ndjen në një moment të caktuar. Madje, më përpara filluan të ankoheshin personalitete të famshme, që pse s’na ndjek”, tha Bleona.







