Në seancën e sotme në Kuvend pritet të raportojnë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, mbi raportin vjetor për vitin 2024.
Në fjalën e tij Çela raporton se 2024-a ishte një vit i vështirë për Prokurorinë e Përgjithshme për shkak të numrit të ulët të prokurorëve edhe për shkak të procesit të
vetingut.
Në seancën e sotme në Kuvend pritet të raportojnë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, mbi raportin vjetor për vitin 2024.
Në fjalën e tij Çela raporton se 2024-a ishte një vit i vështirë për Prokurorinë e Përgjithshme për shkak të numrit të ulët të prokurorëve edhe për shkak të procesit të
vetingut.
Ad
This Could Be the Best Time to Trade Gold in 5 Years
IC Markets
Global Indices Are on the Move — Time to Trade!
IC Markets
Sponsored Links
“Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport”, u shpreh ai.
Çela theksoi se pavarësisht kësaj, është përmirësuar bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë.
Si prioritete institucionale kreu i Prokurorisë së Përgjithshme ka nënvizuar rritjen e hetimeve proaktive dhe përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit, luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit, dhunës në familje dhe krimit kibernetik si dhe zbatimin e rekomandimeve të BE-së dhe Këshillit të Ministrave.
Çela ka theksuar nevojën për ndërhyrje ligjore për të ndëshkuar format e reja të dhunës online, siç është për shembull shpërndarja e imazheve intime.
Ai ka renditur edhe të dhënat statistikore sa i përket punës së bërë në vitin 2024, ku theksohet:
-155 procedime penale të filluara kryesisht nga prokuroria (rritje 12% krahasuar me 2023).
-251 procedime për pastrim parash, me rritje 59%.
-Sekuestrime pasurish me vlerë mbi 48 milion euro.
-1656 çështje për dhunë në familje, me rritje 18.6% krahasuar me 2023.
-161 procedime për krime seksuale, me rritje 30%.
-Rritje e rasteve të krimit kibernetik (381 procedime, +5%).















