Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Fiks Fare/ Shefi i Krimeve u thotë të dhunuarve: Shkoni ankohuni tek Edi Rama

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Fiks Fare/ Shefi i Krimeve u thotë të dhunuarve: Shkoni ankohuni tek Edi Rama

Një çift pensionistësh nga fshati Hinkë i Beratit ankohen në Fiks Fare, pasi sipas tyre, policia, prokuroria dhe gjykata është duke zvarritur konfliktin e lindur me fqinjin pas vjedhjes se shtëpisë. Pas denoncimit për vjedhje, ata rrihen edhe nga vëllai i të pandehurit. Shefi i krimeve i thotë – “Shko ankohu, shko te Edi Rama.”

Nadire Toska tregon për Fiksin se kur i vodhën banesën rreth një vit e gjysmë më parë ajo bashkë më bashkëshortin ishin në Itali. Çelësin e shtëpisë e kishin lënë tek komshiu, dhe ishte po ky i fundit që i njoftoi se në banesën e tyre kishin hyrë hajdutë. Pasi u kthyen në shtëpi, dhe panë se si ish tentuar dhe hapur dera ata dyshuan se vjedhja ish bërë pikërisht nga fqinja ku kishin lënë çelësin. Për shkak të fqinjësisë ata tentuan të shkojnë të ballafaqohen, por aty u konfliktuan dhe këtë çështje ja lënë në dorë policisë.

Sipas tyre në fillim u kërkua pushimi i çështjes por pasi ata bënë ankesë pranë prokurorisë së përgjithshme dhe portalit “Shqipëria që duam”, çështja u hetua edhe më thellë dhe u gjetën dy autorët. Prokurorisë dhe gjykatës ju deshën më shumë se një vit që ta kalojnë në seancë paraprake, ndërsa konflikti mes fqinjësh vazhdonte të ishte i hapur. Ditën që gjykata vendosi gjykimin e çështjes, vëllai i njërit prej të pandehurve i zuri pritë dhe rrahu çiftin e pensionistëve.

Çifti Toska bën një tjetër denoncim, por që sipas policisë nuk është i nevojshëm pasi pas raportit mjeko -ligjor ata mund të hapin padi civile në gjykatë. Duke mos marrë kështu në konsideratë faktin që kjo ishte një çështje në vazhdim të së parës, dhe mbi të gjitha çifti ishte kërcënuar. Qytetarët u ballafaquan me shefin e krimeve të Urës Vajgurore, Dashamir Zake.

Ky i fundit pas një debati mes tyre, i jep raportet mjeko -ligjore ku vetëm gruaja ish me dëmtime të rëndësishme, dhe paaftësi për punë deri në 9 ditë. Më pas ai u tregon se duhet t’i drejtohen gjykatës për padi civile ku i pranishëm do të jetë edhe prokurori që do të vlerësoj rastin. Nadire Toska e akuzon se ai po fsheh rrahjen ashtu siç u mundua edhe për vjedhjen, por shefi i thotë se nëse nuk do të ishte për të çështja nuk do të kish përfunduar në gjykatë. Në këtë moment Nadirja i kujton se çështja e saj u mor seriozisht pasi u ankua tek Edi Rama. Atëherë shefi me arrogancë i përgjigjet, “Shko ankohu, shko ne Edi Rama”.

Bisedë midis denoncuesve dhe Dashamir Zake, Shef i Krimeve, Ura Vajgurore

Denoncuesja – E ke bërë ti denoncimin?

Shefi i krimeve – Denoncimin ta tregoj unë tani.

Denoncuesja – Ku e ke bërë denoncimin, na e trego një çik ne.

Shefi i krimeve – Do t’i jap unë raportet tani, origjinalet. Ja, Bilal Toska, Nadire Toska.

Shefi i krimeve – Shko dhe zgjidh të drejtën tënde.

Denoncuesja – Ku ta zgjidh?

Shefi i krimeve – Do më dëgjosh!

Denoncuesja –E drejta fillon që këtu.

Shefi i krimeve – Zonjë ka mundësi të më dëgjosh, sepse nuk kam kohë…

Denoncuesja – Qëkur filloi vjedhja, që ju e mbuluat. Pastaj mbuluat edhe këtë. Zotëria na ka dhunuar, dhe ju nuk keni bërë as edhe një gjë.

Denoncuesja – Na kërcënoi zotëria, dhe ju nuk morët asnjë masë.

Shefi i krimeve – Ulu, dëgjo pesë minuta një llaf, e vazhdo ku është për të vazhduar.

Denoncuesja –Ku të vazhdoj?

Shefi i krimeve –Ta them unë.

Shefi i krimeve –Tani, Bilal Toska. Dëmtime të rëndësishme nuk ka…të pa rëndësishme. Që nuk shkaktojnë humbjen e aftësisë të përkohshme në punë. Merre ti këtë, lexoje.

Shefi i krimeve – Ti, zonjë. Dëmtime të rëndësishme që shkaktojnë heqjen e aftësisë për punë në masën deri në 9 ditë.

Shefi i krimeve – Jemi në rregull?

Denoncuesja –Po.

Shefi i krimeve –Merre edhe ti këtë.

Shefi i krimeve – Drejtohuni gjykatës, hapni padi civile. Të lutem më dëgjo të mbaroj unë.

Denoncuesi – Po kërcënimi kur hapte dorën, do të vras e do të zhduk.

Shefi i krimeve –Të lutem, i ke brenda o zotëri i ke brenda. Po më dëgjo njëherë, të mbaroj unë njëherë.

Shefi i krimeve –Kërko dëmin që të është shkaktuar. Të lutem edhe njëherë, kam komunikuar me prokurorin, dhe prokurori do jetë…Kur të hapet padia, që të bëhet gjyqi, prokurori është aty.

Shefi i krimeve –I takon zotërisë për tu arrestuar, arrestohet atje. I takon për të shpërblyer dëmin në vlerë, siç e ka kodi.

Shefi i krimeve –Me mua keni mbaruar zotërinj, drejtohuni gjykatës.

Denoncuesja –T’i drejtohem për çfarë?

Shefi i krimeve – Drejtohu gjykatës.

Denoncuesi – Po për kërcënimin që ka bërë?

Shefi i krimeve –I ke aty pra po të them, se ke dëmet. I ke aty. Drejtohu gjykatës.

Denoncuesi – Ore unë po të them që më kërcënon, më thotë që do të vras…Ai po më thotë do të vras. Kush më mbron mua!

Denoncuesja – Ka 8 ditë sot, s’është bërë asnjë gjë.

Shefi i krimeve –Në një ditë ka qenë.

Denoncuesi –Po. Në një ditë.

Shefi i krimeve –Ky person është?

Denoncuesi –Po.

Shefi i krimeve –Po e ke aty pra, po s’ke bërë deklarimet o zotëri.

Denoncuesja –Ti je kryesori. Ti je kryesori nga vjedhja që mbulove.

Shefi i krimeve –Unë! Vazhdo ankohu për mua.

Denoncuesja –Ku të ankohem, ku?

Shefi i krimeve – Për mua ankohu ku të duash.

Shefi i krimeve – Kam letra unë zonjë, kam dokumente unë.

Denoncuesja –Letrat i kam edhe unë.

Shefi i krimeve –Ato që kam bërë unë, i kam bërë unë.

Denoncuesi –Po se bëre denoncimin ti!

Shefi i krimeve –Pse je në proces gjyqësor sot? Nuk e çove ti, atje e çova unë.

Denoncuesja –Jo jo, se bëre ti. Atë e çovi Edi Rama.

Shefi i krimeve –Kë çovi Edi Rama?

Denoncuesja –As ti, as ai, as ai…

Shefi i krimeve –Po mirë, shko ne Edi Rama atëherë.

Denoncuesja – Atje të shkoj, shumë mirë.

Shefi i krimeve –E paskeni zakon …ankohu. Ankohu pra. Ankohu, merru…

Denoncuesja –Ti…

Shefi i krimeve –Të lutem kam mbaruar, sepse kam edhe punë të tjera. Të prita. Të mora në telefon. Me mua ke mbaruar, vazhdo në gjykatë. /Top Channel

 

Tags: edi ramakonfliktishefi krimeve

TË LIDHURA

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

10:53 | 05/02/2026
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur

10:17 | 05/02/2026
Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat
Aktualitet

Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

09:55 | 05/02/2026
Next Post
Probleme me emocionet, aktori i Game of Thrones ‘nuk jeton’ dot pa Jon Snow

Probleme me emocionet, aktori i Game of Thrones ‘nuk jeton’ dot pa Jon Snow

Këngëtarja shqiptare përfundon në spital

Këngëtarja shqiptare përfundon në spital

“Të vetëdijshëm për pensionet e ulëta”/Rama: Më shumë sakrifica për të ardhmen e fëmijëve

“Në Shqipëri ka korrupsion”, Rama “kapet” me gazetarin francez: Dhe pastaj?







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..
Bota

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

by mirseda
11:25 | 05/02/2026
0

Po mbahet raundi i ri i bisedimeve në Abu Dhabi mbi arritjen e një marrëveshjeje që do...

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në GJKKO

10:53 | 05/02/2026
Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

10:28 | 05/02/2026
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur

10:17 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com