Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar.
Sipas informacionit paraprak, një automjet tip ‘Fouristradë’ ka përplasur të miturin, i cili ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë me të ëmën. Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, por u ndalua nga shërbimet e policisë.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen M.B, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 14 vjeçar i cili ndërroi jetë.
Drejtuesi i mjetit R.S pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por u kap nga shërbimet e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarjes.