E mërkurë, 28 Tetor, 2020
16 C
Tirana

Fialka, makineria koduese e pathyeshme e sovjetikëve

Më të lexuarat

Humb betejën me virusin specialistja e Shëndetit Publik në Tiranë

Pandemia çdo ditë e më shumë po shkakton humbje jete, dhe një numër të lartë të infektuarish. Humbje jete ka patur po kështu edhe nga...

Kodi Zgjedhor/ Venecia i kthen përgjigje Metës: Do e shqyrtojmë në dhjetor

Presidenti i Komisionit të Venecias, i ka dërguar një letër Presidentit Ilir Meta, lidhur me kërkesën e këtij të fundit për të dhënë një...

“Nuk debatoj me burra me zë të hollë”/Shpërthen Murrizi: Rruaj vetullat Vehap

Një situatë tallëse dhe aspak serioze është krijuar mbrëmjen e djeshme në “Open”. Shpeshherë situata ka dalë jashtë kontrollit, nga gjuha aspak etike e...

Covid në vend: Në 24 orë 288 raste, numër i ulët i të shëruarve

Në 24 orët e fundit, është regjistruar një rënie e lehtë  e rasteve të reja me Covid-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë, informon se 288...

Bum infektimesh/Franca merr vendimin ekstrem, në karantinë për të paktën 1 muaj

Franca ndodhet mes pesë vendeve më të goditura në botë nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 33.417 raste të reja...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Të rinjtë përplasen me policinë, çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme në Tiranë ka ndodhur një përplasje mes efektivëve të policisë, dhe tre të rinjve. "Ora News" ka publikuar pamjet e efektivëve të...

Mbi 30 milionë kinezë banojnë ende në shpella, ja cila është arsyeja

Rreth 30 milion kinezë jetojnë ende në shpella. Dhe mbi 100 milionë të tjerë banojnë në shtëpi me një ose më shumë mure të...

E përjashtojnë nga emisioni/ Nuk ndalet Shqipja, bën deklaratën e radhës

Emisioni ‘Përputhen’ përjashtoi nga emisioni konkurrenten Shqipe Hysenaj. Ajo bullizoi një prej çunave, dhe dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për...

Murrizi: Kam dashur ta vras Rexhep Meidanin, me Fatos Nanon na ndante plumbi

Mbrëmjen e djeshme, teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Open”, deputeti Myslim Murrizi është shprehur se kur ka qenë president Rexhep Meidani, ka...

Nga: Ana Borshkevskaja

Në fillim të Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik kishte nevojë për një makineri të Pagabueshme, për të kriptuar mesazhet që u dërgonte aleatëve të saj. Dhe ky ishte një mision i frikshëm: kampionia e dikurshme në fushën e kriptografisë, makina gjermane Enigma, ishte zhbërthyer.

Dhe për më tepër, duhej që çdo sistem i ri i komunikimit të ishte jo vetëm i pathyeshëm, por që gjithashtu të funksiononte në gjuhë të ndryshme si polonisht, hungarisht, gjermanisht, rumanisht, spanjisht dhe natyrisht rusisht. Bashkimi Sovjetik, kishte pra nevojë për një mrrekulli teknologjike.

Kështu lindi Fialka, që në rusisht do të thotë “Vjollcë”. E krijuar në fundin e Luftës së Dytë Botërore, dhe e futur në përdorim në vitin 1956, Fialka zëvendësoi Albatross, një makineri kodimi sovjetike, që ishte në fakt edhe më komplekse sesa Enigma gjermane.

Nga vitet 1970, makineria e kriptimit Fialka, u përdor gjerësisht nga Pakti i Varshavës dhe nga vende të tjera komuniste. Ajo ishte në funksion deri në fillim të viteve 1990. Megjithatë ekzistenca e Fialka-s, mbeti një sekret i madh. Rusia nuk publikoi asnjë informacion rreth kësaj makinerie, deri në vitin 2005.

Deri më sot, grumbullimi i detajeve mbi këtë pajisje mbeti një sfidë. Por më në fund çdo amerikan, mund ta shohë atë personalisht:Një mostër e tij, u shfaq në këtë vit në Muzeun e ri të Spiunazhit të KGB në Nju Jork. Modeli, është ndër makineritë e para të këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë për publikun.

Metodat e kriptimit të Fialka-s ishin të përparuara, por teknologjia bazë ishte e vjetër. Ashtu si Enigma, edhe ajo ishte një makineri elektromekanike e shifrimit, që vihej në lëvizje me anë të një sistemi me rrota. Tastiera e saj, i ngjante një makine tipike shkrimi, por trupi i saj dukej më shumë si një makineri shumë e avancuar, e pajisur me një seri rotorësh me gërmat që ndër-shkëmbeheshin, teksa shtypej në tastierë.

Makina kodon një mesazh, dhe pastaj një aparat elektrik vendos gërmat e tjera, për të përfunduar procesin e kriptimit. I përdorur kryesisht nga ushtria, Fialka ishte aq sekrete, sa që edhe ushtarët e trajnuar për ta përdorur atë, thuhej se detyroheshin të nënshkruanin kontrata të veçanta, ku pranonin se nuk do të udhëtonin jashtë vendit për 2 vitet në vazhdim.

Fialka, i tejkaloi mangësitë e Enigmës:kriptimi në makinerinë ruse ishte më i sigurtë, pasi ai përdorte 10 rrota rrotulluese prej letre, në krahasim me 3 ose 4 të Enigmës. Çdo rrotullim, i mundësonte Fialka-s të krijonte veçmas secilën letër. Në tërësi, makina mund të prodhonte më shumë se 500 trilionë kode.

Kriptimi i sovjetikëve ishte aq i avancuar, sipas Stefën Budianskit, që ka analizuar përpjekjet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së për të thyer kodet sovjetike në librin e tij “Luftëtarët e kodeve”, sa që ai mund të thyhej vetëm si pasojë e një gabimi njerëzor, vjedhjes ose dezertimit të dikujt.

“Ka qenë gjithnjë ka qenë më e lehtë, të krijohet një kod i mirë, sesa të thyhet një i tillë”- thekson ai. “Thyerjet më të rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe sovjetikët bënë ndaj njëri-tjetrit gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, ndodhën ose nëpërmjet mjeteve “të drejtpërdrejta”, si vjedhja e listave kryesore të kodeve, ose nga gabimet në procedura, që ofruan detaje të rëndësishme në lidhje me modelet e brendshme të sistemeve të kodimit”.

Edhe pse makineri si Fialka janë bërë zyrtarisht publike, sekretet kryesore mbeten. Një Kremlin paranojak, në vend se të pranojë historinë dhe të përballet me të ardhmen, inkurajon festimin e një të shkuare, në të cilën populli i tij shtypej, mbrohej fshehtësia, dhe ushqehej frika.

Kohët e fundit, zanati i mbajtjes së sekreteve ka ndryshuar. Shifruesit e së kaluarës janë mposhtur, nga një pajisje e koduar shumë më e fuqishme se çdo gjë që mund të kishin ëndërruar luftëtarët e Luftës së Ftohtë: smartfoni. /Bota.al

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rama nuk ndalet: Mbylleni grevën dhe ulemi qajmë hallin

Naftëtaret e Ballshit janë në ditën e 14-të të grevës së tyre. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama vijon që të përsërisë thirrjen e...

Ish-gruaja e tij e mallkoi, Fjolla Morina publikon fotot krah biznesmenit

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina, po përjeton një histori të bukur dashurie. Ajo momentalisht ndodhet në një shtëpi me qira në qytetin e Kukësit,...

“Do përjetojmë situatën e Italisë”, mjekja shqiptare në Gjermani jep alarmin

Sikundër Franca, edhe Gjermania pritet të ashpërsojnë masat e kufizimit, teksa rritet numri i të infektuarve me koronavirus nëpër Evropë. Mjekja Marsela Ceno, e...

Rama-Metës: S’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve

Duket se kryeministri Rama nuk e ka mirëpritur edhe aq mirë letrën publike të Metës, ku kërkonte të dinte se çfarë po ndodh me...

Albin Kurti infektohet me COVID-19

Albin Kurti ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ai njofton miqtë e ndjekësit e tij se do të qëndrojë në vetizolim për dy javë. Simptomat i...