Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Lubonja dhe Nano: Rama dhe Berisha mbrojnë Tahirin për të shpëtuar veten. Fevziu: Një tjetër ministër dhe kryebashkiak i përgjuar

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Lubonja dhe Nano: Rama dhe Berisha mbrojnë Tahirin për të shpëtuar veten. Fevziu: Një tjetër ministër dhe kryebashkiak i përgjuar

Zhvillimet e fundit për çështjen e Saimir Tahirit kanë sjellë të ndryshme mendimesh jo vetëm te politikanët. Thuajse të gjithë janë duke dhënë mendimin e tyre rreth asaj që duhet të ndodh me deputetin Tahirir. Një pjesë e mirë kërkojnë arrestimi por ka dhe nga ata që e mbrojnë. Deri tek zbërthimi i çështjes se çfarë po ndodh dhe ta servirin atë të opinioni publik të zbërthyer por dhe me nj begraund kronologjik, janë vetëm analistët.

Tre analiza të detajuara janë botuar sot në median shqiptare. Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu, gazetari Mustafa Nano dhe publicisti Fatos Lubonja kanë shkruar rreth çështjes së Saimir Tahirit mendimet e tyre.

Të tre analistët shprehin se situata është e rëndë por gjithçka kthehet në teatër politik dhe shoë që situata të mbyllet ashtu si kërkojnë liderët politik.  Të tre analistët janë të mendimit se gjykimi dhe arrestimi i tahirit po pengohet nga vetë politika si e  majta dhe e djathta sepse kanë të gjithë frikë se fillon dhe ngrihet një standard i ri dhe drejtësia do të rëndojë mbi të gjithë politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar më pas.

Në analizën  e tij, Blendi Fevziu thotë se nga vjeshta e vitit të kaluar, në Tiranë u shfaqën ekipe të mediave kryesore evropiane si M6, BBC, DW etj, të cilët nisën ta etiketojnë Shqipërinë, në ekran e tyre, si eksportuesin më të madh të kanabisit në Evropë. Për këtë deklarim ata referonin burimet e shërbimeve të tyre sekrete.

Disa muaj më parë, po këto burime, në kontrast me qetësinë diplomatike, nisën të flasin për një rrezik direkt që i qaset Shqipërisë dhe të paralajmërojnë publikimin e dokumenteve që komprometojnë njerëzit e fuqishëm politik në Shqipëri. Cili ishte shqetësimi që ata kanë shprehur në takime me shumë njerëz me influencë në media dhe jo vetëm?

Në redaksi portalesh kanë qarkulluar fotot të një tjetër ministri të qeverisë në shoqërinë e një njeriu të Habilajve gjatë fushatës në Vlorë. Edhe pse në një drekë disi të gjerë.

Qarkullojnë përgjime të një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!

Bashkë me këto do të shtohet presioni edhe diplomatik për luftë reale kundër krimit dhe për pastrimin e politikës prej tij. Siç thonë njerëz që janë marrë me krimin për shumë vite në Evropë: krim të organizuar ka kudo, por krim që të sfidojë shtetin publikisht, ndodh shumë rrallë të gjesh.

Ndërsa Mustafa Nano thotë se qëndrimi i Ramës ndaj Tahirit ishte një marifet për të përcjellë idenë se ai, ndryshe nga Berisha, nuk përzihet me drejtësinë, dhe i lë të akuzuarit që janë bashkëpunëtorë të tij, t’i dalin zot vetes. Por me mendje, Rama ka qenë i qartë qysh në krye të herës se Saimirin nuk do ta dorëzonte (edhe sikur të jetë fajtor). Rama afërmendsh nuk e do në burg Tahirin. Nuk e do për të njëjtën arsye që nuk e do edhe Berisha. Sepse kjo do të bënte të ngrihej perdja njëherë e mirë për një spektakël të drejtësisë, dhe Saimir Tahiri do të ishte kukulla më e vogël e matrioshkës ruse në këtë histori. Dhe Rama është pjesë e set-it të matrioshkës.

Analisti Fatos Lubonja është akoma me i ashpër kur shkruan kriminelët na thonë: ok, ju e dini që ne jemi kriminelë, edhe ne e dimë që jemi të tillë, por s’keni prova të na e vërtetoni. Që t’ua provosh duhet t’u marrësh pushtetin, por që t’u marrësh pushtetin, duhet të kesh paratë e tyre të pafundme që i sigurojnë nga krimi. Përndryshe, po të guxosh t’u nxjerrësh ndonjë provë, të bëjnë qindin, të thonë gënjen, maskara, kjo nuk është provë.

ME pas Lubonja shton“si qytetar, duke parë atë shfaqje, u ndjeva disa herë i fyer dhe i poshtëruar. U ndjeva kështu sepse pashë një njeri, për të cilin ka prova më se të mjaftueshme për ta quajtur bashkëpunëtor me kriminelët, të sillej përpara njerëzve të drejtësisë me një arrogancë dhe siguri të frikshme për çdo njeri që ka shpresë se në këtë vend mund të ketë një çikëz drejtësi. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar sepse pashë deputetë, që pretendojnë se janë intelektualë apo mbrojtës të të drejtave të njeriut, të bëhen një me këtë njeri.”

Tags: FevziulideretlubonjambrojnëNanoper te shpetuarpolitikesTahirinveten

TË LIDHURA

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’
Aktualitet

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’

20:34 | 26/09/2025
Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan. Porshe bie në kanal, humb jetën 34-vjeçari, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

19:51 | 26/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit
Aktualitet

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Next Post
Kokaina Shqipëri-Siçili, Dritan Zagani: Droga trafikohet edhe nga policia. Tahiri nuk arrestohet, ndryshe bie edhe Rama

Kokaina Shqipëri-Siçili, Dritan Zagani: Droga trafikohet edhe nga policia. Tahiri nuk arrestohet, ndryshe bie edhe Rama

12 yjet që kanë qenë miq para se të takoheshin në Hollywood

12 yjet që kanë qenë miq para se të takoheshin në Hollywood

Çështja Tahiri/ Kryemadhi dhe Vasili për herë të dytë në zyrën e Bashës

Çështja Tahiri/ Kryemadhi dhe Vasili për herë të dytë në zyrën e Bashës

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew
Bota

Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

by mirseda
09:29 | 27/09/2025
0

Emrat e Elon Musk dhe Princit Andrew janë përmendur në dokumentet e reja të publikuara nga Demokratët...

Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

09:26 | 27/09/2025
Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

23:19 | 26/09/2025
Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

22:43 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com