Ferrari ishte makina më e shpejtë në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit. Piloti monegask, Çarls Leklerk arriti të fitojë pole position në Baku, dhe do të niset i pari ditën e nesërme, gjatë garës.
Me kohën 1:41:218, Leklerk la pas 7 herë kampionin e botës Luis Hamilton, ndërsa nga vendi i tretë do të niset kryesuesi i kampionatit, Max Verstapen.
Vetëm një vend i 10-të për pilotin tjetër të mercedes, Valteri Botas, i cili vijon të zhgënjejë me paraqitjet e tij.