Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Fëmijët kureshtarë në vegjëli, mund të jenë më inteligjentë kur të rriten

4 vjet ago
in Stil

Foshnjat më kurioze bëhen vogëlushët më kuriozë, dhe mund të jenë më inteligjentë kur të rriten. Në këtë përfundim ka arritur një studimi i ri, i pari i këtij lloji. Ai zbuloi se foshnjat disamuajshe që magjepsen pas trukeve magjike, bëhen vogëlushë më kuriozë disa kohë më vonë.

Kjo sugjeron se niveli i interesit të një foshnje, mbetet konstant me kalimin e kohës. Për më tepër, shkencëtarët nga Universiteti Xhon Hopkins, thonë se kjo prirje madje mund të parashikojë edhe inteligjencën e tyre të ardhshme.

“Niveli i kuriozitetit të një foshnje në lidhje me truket magjike, është një lloj parashikuesi se sa kuriozë do të bëhen ata si fëmijë parashkollorë”- thotë profesoresha Liza Feigenson, bashkë-drejtoreshë në Laboratorin për Zhvillimin e Fëmijëve.

“Të dhënat sugjerojnë se disa fëmijë 3-vjeçarë duken veçanërisht më të predispozuar për të mësuar shumë mbi botën”- shton ajo. Feigenson thotë se para studimit dihej shumë pak për kuriozitetin tek fëmijët që nuk flasin shumë fjalë.

Kjo pasi kurioziteti është studiuar kryesisht tek fëmijët më të mëdhenj dhe të rriturit. Feigenson dhe autorja kryesore e studimit Xhazmin Perez, e diplomuar në Universitetin Xhon Hopkins, shtojnë se ata vendosën të adresojnë një zhgënjim të vazhdueshëm me metodën klasike eksperimentale mbi studimin e proceseve mendore të foshnjave .

Në ato eksperimente, foshnjave u tregoheshin objekte të rregullta dhe objekte që sillen në mënyra të habitshme dhe të papritura. Jo të gjitha foshnjat kanë tendencën që të shohin më gjatë tek ngjarjet e papritura. Disa do të ngulin sytë dhe shohin një makinë që duket se rri pezull në ajër, apo një top që duket sikur kalon përmes një muri të fortë.

Foshnjat e tjera thjesht do t’i hedhin një vështrim dhe do të mërziten. Studiuesit supozuan se ky dallim ndodh për shkak të foshnjave. Ndoshta ata ishin të uritur ose të shpërqendruar. Por Feigenson dhe Perez dyshuan se ndodhte diçka e rëndësishme.

“Ne filluam të pyesnim nëse ndoshta gjithë ky ndryshim do të thotë vërtet diçka,dhe na tregon se foshnjat reagojnë ndryshe ndaj botës, nga foshnja në foshnjë”- thotë Perez. Për ta zbuluar, ata kryen një eksperiment ku studiuan 65 foshnje me kalimin e kohës.

Në moshën 11-muajshe, disa foshnjave iu tregua një lodër që sillej normalisht, ndërsa të tjerët panë që lodra dukej sikur kalonte drejtpërdrejt në një mur. Gjashtë muaj më vonë, foshnjave iu tregua një lodër të re që sillej normalisht, dhe një tjetër që dukej sikur rrinte pezull në ajër.

“Ne pamë se foshnjat 11-muajshe që vëzhgonin më gjatë objektet që dukej sikur rrinin pezull në ajër,ishin të njëjtët që shihnin më gjatë objekte që silleshin në formë të ngjashme kur ato ishin 17-muajsh. Pra duket sikur këto foshnje ndikoheshin ndryshe nga ato imazhe dhe ky ndikim ishte i qëndrueshëm gjatë një periudhe 6-mujore”-shprehet Perez.

Për të përcaktuar nëse ndryshimi midis foshnjave ishte parashikues i të menduarit në të ardhmen, studiuesit donin që t’i rikthenin pjesëmarrësit në laborator kur të mbushnin 3 vjeç. Por për shkak të pandemisë, u dërguan prindërve të tyre pyetësorë të standardizuar që testojnë nivelin e kuriozitetit.

Rezultatet treguan foshnjat që kundronin më gjatë në ngjarjet që sfidonin pritshmëritë e tyre, ishin ata prindërit të cilëve i vlerësuan si më kuriozët. Ky lloj kurioziteti ka shumë të ngjarë që t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë për botën.

Gjetjet e këtij studimi, të cilat tregojnë se disa të rinj janë më të aftë për të vërejtur ngjarje të habitshme, krijojnë mundësinë që disa të jenë më të predispozuar për të mësuar se të tjerët. Ekipi planifikon të zhvillojë studime të mëtejshme me të njëjtin grup fëmijësh, për të parë se sa zgjasin apo zgjerohen diferencat individuale midis fëmijëve.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/curious-babies-intelligent-adults/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: fëmijëinteligjentekureshtarestudim

TË LIDHURA

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak

14:38 | 30/09/2025
Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Kuriozitete

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025
Next Post

Covid-19 në Korenë e Veriut/ Kim Jong Un shkarkon zyrtarët: Ishin të paaftë

Video/ Muller humbi rastin e artë, ja si e përjetuan tifozët gjermanë

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

SHBA e ka zbuluar, korrupsioni shqiptar është 20 miliardë USD

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com