Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Fayez Al Temyat: Arabia Saudite, pikë referimi e myslimanëve; Po luftojmë hapur terrorizmin   

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Fayez Al Temyat: Arabia Saudite, pikë referimi e myslimanëve; Po luftojmë hapur terrorizmin   

I ngarkuari me Punë të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Fayez Al Temyat me rastin e festës së ditës kombëtare të Arabisë Saudite theksoi se Arabia Saudite është pika referuese e të gjithë myslimanëve. Ndërsa vuri në dukje se ajo është toka ku u shpall revelata hyjnore e fundit dhe  hapësira prej ku u shpërnda Mesazhi Islam.

“Mbretëria e Arabisë Saudite është vendi i dy Xhamive të Shenjta, toka ku u shpall revelata hyjnore e fundit, hapësira prej ku u shpërnda Mesazhi Islam dhe pika referuese e të gjithë myslimanëve. Mbi një miliardë myslimanë drejtohen drejt saj me zemrat dhe shpirtrat e tyre, njëkohësisht vizitohet çdo vit nga miliona myslimanë, të cilët vijnë për të kryer ritualet fetare. Ajo që vlen të përmendet në këtë rast të rëndësishëm për ne janë shërbimet cilësore të cilat Arabia Saudite u ofron vizitorëve myslimanë. Gjatë dekadave të kaluara, Vendet e Shenjta janë dëshmitare të punimeve për zgjerimin e pazakontë të hapësirave të tyre, gjë e cila e ka lehtësuar maksimalisht kryerjen e ritit të haxhit. Mbretëria e Arabisë Saudite ka vënë në dispozicion të gjitha burimet e saj njerëzore dhe materiale për lehtësimin e kryerjes së ritualeve fetare”, u shpreh Fayez Al Temyat

Lufta kundër terrorizmit

Duke iu referuar luftës kundër terrorizmit, Fayez Al Temyat shpjegoi se Arabia Saudite ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në luftimin e këtij fenomeni.  

Sipas tij, për këtë arsye u ngrit edhe qendra ndërkombëtare e mbretit Abdullah bin Abdul Aziz, për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor, e cila synon të forcojë gjuhën e dialogut.

“Mbretëria e Arabisë Saudite ka një rol kyç dhe të rëndësishëm në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në kuadrin e luftës kundër terrorizmit dhe mendimit ekstremist, në të gjithë format e shfaqjes së tij, paralelisht me përpjekjet për thellimin e kulturës së dialogut ndërfetar. Në këtë kuadër u ngrit dhe qendra ndërkombëtare e mbretit Abdullah bin Abdul Aziz, për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor, e cila synon të forcojë gjuhën e dialogut, tolerancës dhe hapjes ndaj tjetrit, pranimit të tij dhe mosndërhyrjes në çështjet e tij të brendshme”, saktësoi Fayez Al Temyat.

Ai shtoi se në maj të këtij viti “Këshilli për Bashkëpunim i Vendeve të Gjirit në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan marrëveshjen për parandalimin e financimit të terrorizmit dhe ngritjen e një qendre (Moderimi) për parandalimin e financimit të terrorizmit, me seli në Riad”. Ndërsa ftoi edhe vendet e tjera që t’i bashkohen kësaj nisme, pasi vetëm kështu bota do të jetë më e sigurt dhe do të ketë më shumë stabilitet e paqe.

Marrëdhëniet saudito-shqiptare

Në përfundim të fjalës së tij, Fayez Al Temyat theksoi se marrëdhëniet saudito-shqiptare bazohen në respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin reciprok. Ndërsa në kuadër të këtij bashkëpunimi, sipas Fayez Al Temyat, përgjatë këtij viti janë është diskutuar firmosja e disa marrëveshjeve në fushën e tregtisë, ekonomisë, kulturës, turizmit dhe rinisë.

“Marrëdhëniet saudito-shqiptare, që në fillimet e tyre bazohen në miqësinë, respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin reciprok. Përgjatë punës dhe kontakteve të mia me zyrtarët shqiptarë, kam pikasur vullnetin dhe seriozitetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Këtë vit janë kryer disa vizita në të cilat është diskutuar firmosja e disa marrëveshjeve në fushën e tregtisë, ekonomisë, kulturës, turizmit dhe rinisë. Ne vazhdojmë të punojmë me miqtë tanë shqiptarë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike, në të gjitha fushat. Së fundi, i uroj Shqipërisë dhe popullit mik shqiptar mirëqenie, zhvillim dhe stabilitet”, Fayez Al Temyat.

Tags: Arabia SauditeFayez Al Temyathapurluftojmëmyslimanevepikë referimiterrorizmin

TË LIDHURA

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Politikë

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:18 | 06/03/2026
Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën
Politikë

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, avokatët tërheqin kërkesën

18:35 | 06/03/2026
Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë
Aktualitet

Hakimi i sistemit të SPAK, në gjyq Agim Ismaili dhe dy bashkëpunëtorë

17:50 | 06/03/2026
Next Post
Dueli Conte-Allegri, por Zidane qëndron më lart

Dueli Conte-Allegri, por Zidane qëndron më lart

Rama në OKB: Asnjë vend nuk mund t’i zgjidhë sfidat i vetëm, edhe Evropa ka nevojë për ne

Rama në OKB: Asnjë vend nuk mund t'i zgjidhë sfidat i vetëm, edhe Evropa ka nevojë për ne

Histeria e atdhedashurisë si nderi i tutorëve të prostitutave

Duhet t'i japim fund vrerit për Shqipërinë dhe shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë
Bota

Gjermania tërheq personelin nga ambasada e saj në Bagdad, nis transferimi drejt Jordanisë

by mirseda
19:47 | 06/03/2026
0

Presidenti Donald Trump njoftoi sot se Shtetet e Bashkuara po evakuojnë mijëra njerëz nga vende të ndryshme...

Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit

Masakër në Nigeri/ Sulm i armatosur në një fshat, numër i lartë viktimash në muajin e Ramazanit

19:20 | 06/03/2026
Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Çështja e Presidentit/ BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

19:18 | 06/03/2026
Departamenti i Shtetit i SHBA-së: Gati 24,000 amerikanë janë kthyer nga Lindja e Mesme

Departamenti i Shtetit i SHBA-së: Gati 24,000 amerikanë janë kthyer nga Lindja e Mesme

19:16 | 06/03/2026
Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet

Qipro nën sulm nga Irani! Paralajmëron Macron: Lufta po zgjerohet

18:40 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com