Eksperti amerikan, Anthony Fauci, shprehet se nuk beson në mundësinë që koronavirusi, të ketë dalë nga një laborator kinez.
“Nëse shikoni evolucionin e virusit tek lakuriqët dhe çfarë ka tani, provat shkencore shkojnë fuqishëm në drejtimin që virusi nuk mund të manipulohej artificialisht ose qëllimisht”, tha Fauci në një intervistë për National Geographic.
Nga ana tjetër, sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, përsërit qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë se ka prova të rëndësishme se virusi vjen nga një laborator kinez.