Fatos Lubonja: “Mua në fjalën që thatë përdorët një fjalë që s’jam dakord, vëmendja është përqëndruar tek kjo. Tek Ilir Meta dhe dorëheqja e Bashës. Ndërkohë që vëmendja ime dhe atyre që duan të jetojnë në demokraci është e përqëndruar e imja, dhe duhet të jetë e tyre tek fakti se si u bë kjo punë që të vidhet vota, blihet vota nëpërmjet bandave kriminale me bashkëpunim me Policinë, Prokurorinë, patronazhistët e një partie të madhe. Po flas për veten time, Presidenti tha që fali zot se nuk dinë çbëjnë. Unë kam qenë koherent, se këta, ky është regjim që s’rrëzohet me votë të lirë. Do e gjejë mënyrën për të marrë votën. Këtu është vëmendja ime. Si i bëhet që një parti, që duhet të jetë parti e punëtorëve, klasës së mesme, Partia Socialdemokrate, kanë në krye të listave njerëzit më të pasur të Shqipërisë, dhe të lidhur me krimin. A mundet Shqipëria të sfidojë këtë. Këtu është vëmendja ime.
***
Unë e shoh këtë me shqetësim të madh. Përtej mëkateve që mund të ketë Meta, më shumë në të kaluarën se sa si President. Fakti që nuk ishte i mazhorancës, kthimi i ligjeve ka qenë i argumentuar ligjërisht.
E shoh me shqetësim sepse ikën dhe kjo barrierë e fundit demokracisë si ndarje pushtetesh. Kanë ngelur disa media që ende flasim. Të merresh me gjuhën e Metës, ndërkohë që ke bashkëpunuar me kriminelët. Ky që foli ka marrë mbi 20 mijë vota. E dimë Elbasanin, nuk e do një pjesë e mirë këtë. Si ka mundësi që Policia e Prokuroria, ndodhi 14 marsi, pastaj sërish, ka folur ky zotëria?
Sipas të dhënave që kam unë, nuk guxonte më në Elbasan sepse ishin terrorizuar. Para kësaj situate këta thonë kanë shkelur Kushtetutën. Po për këto shkelje ligjore që janë denoncuar në Prokurori. Ose nga ana tjetër kemi një kapje të pushtetit të pakapur. Dorëheqja e Presidentit, unë mendoj kështu që i shërben stabilizimit të regjimit, edhe më shumë .Regjimi kontrollon gjithçka, edhe Presidentit, drejtësinë, ekonominë, ka krimin e organizuar. Kishte ca pengesa, por tani krimi ndjell krimin. Edhe pas Metës do të vijojë regjimi. Unë po i bie këmbanave të alarmit, Policia mund të bëhet edhe më aktive, mund të bëhet bashke me krimin nesër pasnesër, ky veprim nuk është aspak parimor. Kapen në anën formale, se mund të gjesh shkelje aty të Presidentit si figurë e unitetit, padyshim nuk ishte e unitetit. A ka unitet me kriminelët?”