Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Fatos Lubonja fiton çmimin e rëndësishëm letrar në Itali

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Fatos Lubonja fiton çmimin e rëndësishëm letrar në Itali

Italia nderon me një tjetër çmim të rëndësishëm letrar publicistin dhe shkrimtarin Fatos Lubonja.

Publicisti ynë u nderua për librin “Në vitin e shtatëmbëdhjetë”, ditari i vitit të shtatëmbëdhjetë të burgut, i botuar në Itali me titullin “Diario di un intelletuale in un gulag albanese” (Marco Editore). Lubonja është shpallur fitues i çmimit letrar “Benevento Braille”.Libri i Lubonjës është konsideruar si një migrim për të mbijetuar, që i rrinte më së miri temës së përzgjedhur për këtë edicion nga organizatorët.

Louis Braille është themeluesi i alfabetit të të verbërve. Çmimi ka lindur nga vullneti për të ndarë me të verbrit emocionet që jep një tekst letrar. E veçanta e këtij çmimi qëndron edhe në mënyrën sesi ai zgjidhet.

Çdo vit përcaktohet një temë dhe të gjitha prurjet shqyrtohen dhe votohen nga një komision i përbërë nga 12 personalitete të letrave. Tema e këtij viti ishte “Migranti nell anima” (Të migrosh në shpirt) dhe pjesëmarrës në këtë garë u bë edhe Lubonja.

“Është një temë e zgjedhur për të sensibilizuar dhe për të nxitur refleksionin për ta konsideruar secilin prej nesh migrant, vullnetar ose jo. Një i verbër është migrant që në momentin kur del nga shtëpia e tij”, shpjegon Presidenti i çmimit, Dario D’Aurias.

Në një interviste për “Il Mattino” të Beneventos, ai u shpreh se “libri është propozuar pikërisht për forcën përshkruese të një migrimi të detyruar të mendjes për t’u shpëtuar kushteve absurde të burgimit. Fatos Lubonja u burgos kur ishte 19 vjeç, në Shqipëri, vetëm sepse regjimi diktatorial pretendonte të vendoste pushtetin absolut mbi lirinë intelektuale. U burgos për 17 vjet.

Ditari i tij ishte një migrim, ndoshta për të mos u çmendur, por sigurisht, jo për të shitur libra”. Duke folur mbi vlerat dhe rëndësinë e librit, ai u shpreh se “në një libër, mjaftojnë edhe disa rreshta për të ngjallur emocione dhe reflektime që mbesin e që reflektohen në botën e lexuesit. Në këtë libër ka shumë të tilla”. Ai e quan Lubonjën “Një hero jo vetëm për atë që ka jetuar, por edhe për atë që ka komunikuar”.

Ceremonia e dhënies së çmimit, në këtë edicion të tretë, u zhvillua më 21 qershor në Museo del Sannio të Beneventos. Gjatë ceremonisë u lexuan disa pjesë nga libri i autorit. Është hera e dytë që ky libër i jep Lubonjës një çmim në Itali, shkruan Panorama. Në 2002, për këtë libër Lubonja mori çmimin letrar “Alberto Moravia”. Paraditen e dhënies së çmimit, Lubonja u prit nga kryetari i bashkisë, Mastella dhe bëri një vizitë në universitetin e Beneventos.

Tags: çmimine rëndësishëmfatosfitonitaliletrarlubonja

TË LIDHURA

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate
Aktualitet

Spiropali uron qytetarët: Gëzuar Pavarësinë! Shqipëria ju qëndron pranë si motër dhe si aleate

09:32 | 17/02/2026
Ministrja Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat e para,
Aktualitet

Ministrja Kumbaro: Në shtator nis zbatimi i kurrikulës së re me 171 tekste për klasat e para,

13:55 | 16/02/2026
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Kultura

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Next Post
Gaboi penalltinë, sulmuesi spanjoll publikon letrën prekëse

Gaboi penalltinë, sulmuesi spanjoll publikon letrën prekëse

Ish-avokati i Trump: Kam përparësi të mbroj familjen, jo Presidentin

Ish-avokati i Trump: Kam përparësi të mbroj familjen, jo Presidentin

Neymar tallet keq me Meksikën: Ata flasin shumë, por tani… (Video)

Neymar tallet keq me Meksikën: Ata flasin shumë, por tani... (Video)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë
Aktualitet

Shembet sërish segmenti në Arrat e Gurrës, anulohen planet për hapjen në mesditë

by mirseda
09:58 | 23/02/2026
0

Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të...

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

09:19 | 23/02/2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

Armë dhe drogë, dy të arrestuar në Vlorë

08:52 | 23/02/2026
Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

Natë t*rrori mbi Ukrainë/ 3 viktima nga dronët rusë, porti i Chornomorskut në flakë

08:50 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com