Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Fatos Klosi: Konfliktet e vjetra mes PD dhe LSI nuk janë shuar, do të sabotojnë njëri-tjetrin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Fatos Klosi: Konfliktet e vjetra mes PD dhe LSI nuk janë shuar, do të sabotojnë njëri-tjetrin

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, vlerësoi si shumë të rëndësishëm Vetingun në politikën shqiptare, por shton se një Veting i tillë nuk do të kishte kuptim pa verifikimin e pasurisë së familjarëve të politikanëve.

Klosi pohoi se propozimi i PD është pozitiv, ndërsa shtoi se Partia Socialiste mund ta plotësojë propozimin, duke përfshirë të gjithë elementët e domosdoshëm për një Veting të plotë të politikanëve.

Ish-kreu i SHISH komentoi edhe Vetingun në drejtësi. Sipas tij, largimi i të paprekshmëve të drejtësisë është një hap i madh. Klosi komentoi edhe shpalljen e aleancës nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas tij, kjo aleancë do të dështojë në zgjedhjet lokale të 2019, për shkak se të dy palët do të sabotojnë njëra-tjetrën në bazë. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror pohoi se mes bazës së PD dhe asaj të LSI ka konflikte të vjetra, që sipas tij, do të ndikojnë në zgjedhjet lokale.

-Z. Klosi, një nismë kushtetuese e Partisë Demokratike, për Vetingun e politikanëve, po prodhon një debat të ri politik në këtë fillim vjeshte. Si e vlerësoni ju këtë nismë, e cila fokusohet tek lidhjet me krimin, duke lënë në plan të dytë verifikimin e pasurisë dhe duke përjashtuar familjarët nga verifikimi?

Çdo luftë politike është edhe propagandë. Kjo edhe pjesë e luftës politike të Partisë Demokratike. Megjithatë, pavarësisht se kush është propozuesi, ky propozim është pozitiv. Përveç gjyqësorit, që ka qenë struktura më e korruptuar e vendit, janë edhe struktura të tjera, ku përfshihet edhe politika. Një Veting në politikë për mua është shumë i rëndësishëm. Më tej, debati se duhet të jetë, nëse do t’i ngjajë Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, është tjetër problem. Për mua duhet njëlloj siç është bërë edhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Le të shikohet edhe aspekti financuar, burimi i pasurive të politikanëve, por edhe aspekti profesional, pra çfarë janë këta njerëz, nga kanë ardhur etj.

-Debati konsiston tek anashkalimi i pasurisë dhe përjashtimi i familjarëve të politikanëve…

Familjarët përjashtohen në këtë propozim, por kur të shqyrtohet dhe miratohet, duhet të përfshihen të gjithë elementët. Nëse ligji nuk i përfshihen të gjithë komponentët nuk ka asnjë kuptim. Çdo nëpunës i lartë, përfshirë edhe politikanët, kur deklarojnë pasurinë, deklarojnë edhe pasurinë e atyre që kanë rrotull tyre. Verifikimi i pasurisë nuk mund të ndahet për familjarët e politikanëve. Por, ky është vetëm fillimi, është thjeshtë një propozim. Tani le të merren me korrigjimin e propozimit të Partisë Demokratike. Pala tjetër, në këtë rast, Partia Socialiste, le të bëjë amendamentet, të paraqesë një version më të avancuar dhe më të drejtë.

-Duke u ndalur tek mundësia e korrigjimit, a duhet të përfshiheshin edhe politikanët që mund të kenë bashkëpunuar me terrorizimin, kanë thyer embargo të OKB, kanë organizuar grushte shteti etj?

Tani e keni fjalën për Sali Berishën. Ku bëhet një projektligj nuk mund të hyhet në detaje kaq kontrate. Vendosen parime të përgjithshme. Edhe po shpëtoi Sali Berisha nga Vetingu i politikës, le të shpëtojë. Unë nuk dua që të shpëtojë, unë e njohe mirë atë, dhe Sali Berisha meriton të gjitha dënimet që mund të jepen nga një gjykatë në këtë vend. Por, nuk mund të bëhet Berisha shkaktar për ta penguar. Le të shpëtojë Berisha, pasi do të mbetet vetëm, nëse mbështetësit e tij në politikë nuk do ta kalojnë Vetingun. Çdo hap që do të bëhet është pozitiv. Nuk është e thënë që duhet të ezaurohen të gjitha që në fillim. Nuk është e thënë që të hiqen të gjithë që në fillim. Të hiqet gjysma e politikanëve aktualë, është një hap shumë i madh. Por, e rëndësishme është që asnjë të mos jetë i paprekshëm. Asnjë të mos jetë mbi disa parime themelore.

-Duke parë rezultatin e Vetingut në drejtësi, sa për qind të politikanëve mund t’i shpëtojnë një Vetingu serioz në politikë?

Është shumë pozitive fakti që shumë njerëz që quheshin të paprekshëm në drejtësi, u shkarkuan. Ata gjyqtarët dhe prokurorë, kanë gjykuar botën. Po të kishin mundësi, do ta mbronin veten. Por, mes sa duket përfundimi im është se nuk e mbronin dot veten. Deri sa u prekën të paprekshmit e drejtësisë, këtu është bërë një hap shumë i madh. Gjyqësori e kishte shumë të domosdoshme. Politika nuk e ka edhe aq të domosdoshme. Në kuptimin që, për politikën ja ku erdhën zgjedhjet. Mund të vihen disa kritere me qëllim që kryetarët e partive të mos kenë mundësi që të vendosin njerëz në lista që nuk i plotësojnë ato kritere. Nuk ka nevojë për ikje spektakolare siç po ndodhin në drejtësi. Ata ikin vetë pasi nuk zgjidhen më. Kjo është ikja e tyre. Të vihen disa kritere për pasurinë, profesionalizimin, e dinjitetit etj., dhe ata ikin vetë,

-U surprizuat nga shpallja e aleancës PD-LSI? Mendoni se do të funksionojë?

Nuk u surprizova, por për mua nuk do të jetë rezultateve, do të dështojë. Për mua është e gabuar. Nuk do të funksionojë në zgjedhjet lokale. Ka konflikte të vjetra midis bazës së PD dhe LSI. Mendoj se do të sabotojnë njëri-tjetrin në zgjedhjet lokale. Pak a shumë kjo gjë ndodhi edhe tek Partia Socialiste me LSI në zgjedhjet lokale të 2015. PD-LSI është akoma edhe më e vështirë./shqiptarja.com

Tags: koalicionilsiPD

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

08:57 | 26/06/2025
Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars
Ekonomi

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

08:51 | 26/06/2025
Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Next Post
Dosja “Hajdari”/ Izet Haxhia ka të drejtën e tij të rihapë çështjen

Dosja “Hajdari”/ Izet Haxhia ka të drejtën e tij të rihapë çështjen

Vasili flet për dekoderat: E filluan turpin, nuk ua mbajti dhe u kthyen mbrapsht

Vasili flet për dekoderat: E filluan turpin, nuk ua mbajti dhe u kthyen mbrapsht

Video+Emrat/Cilët janë dy shqiptarët e ‘frikshëm’, pjesë e bandës mafioze

Video+Emrat/Cilët janë dy shqiptarët e ‘frikshëm’, pjesë e bandës mafioze

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës
Aktualitet

Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, arrestohet shoferi 26-vjeçar në Durrës

by mirseda
08:57 | 26/06/2025
0

Një 26-vjeçar nga fshati Rrashbull është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka aksidentuar për vdekje me...

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

08:51 | 26/06/2025
Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin

Shtëpia e Bardhë do të kufizojë informacionin e klasifikuar që ndahet me Kongresin

08:42 | 26/06/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 qershor 2025

08:27 | 26/06/2025
Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

Qytet i humbur nën ujë/ 120,000 vjet heshtje dhe një sekret që mund të ndryshojë gjithçka

23:11 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com