Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fasada e zgjedhjeve dhe pikëpyetjet për drejtësinë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Bindje apo rebelim?

Agim Baçi

Pakkush e njeh “Fshatin Potemkin”, edhe pse, me shumë gjasa, mund të jetë një lloj banori i këtij fshati.

Dy autorët e librit “Si manipulohen zgjedhjet”, Nic Cheeseman dhe Brian Klass, teksa përshkruajnë se, sot qeveritë e nisin manipulimin e zgjedhjeve shumë përpara  ditës së votimit, sjellin në vëmendje atë që ndodhi me Guvernatorin e Rusisë së Re (Krimea e Sotme) në vitin 1787. Guvernatori i rajonit, Grigory Potemkin, i njohur edhe për afërsinë intime me Katerinën e Madhe, i ishte ngarkuar si detyrë pastrimi dhe rindërtimi i rajonit pas luftës shkatërruese dhe ankesimit pasues.

Legjenda, sipas autorëve, thotë se Potemkini donte t’i mahniste vizitorët e rëndësishëm me disa fshatra të bukur dhe të pastër. Por, kishte vetëm një problem: fshatrat nuk ishin as të pastër e as të bukur.

Kështu që, sipas legjendës popullore, Potemkini ndërtoi disa fasada fshatrash xixëlluese përgjatë rrugës së lumit. Nga larg, ato të linin pa fjalë. Nga afër, kuptohej që ishin të rreme. Thuhet se ai i ndërtonte këto fshatra para ardhjes së Katerinës dhe i prishte ato pasi ajo largohej, duke e përsëritur të njëjtën lojë herë pas here. “Fshati Potemkin” i referohet sot një fasade – të vërtetë dhe figurative- të ndërtuar për të fshehur një shëmtirë.

Sot, politologët, thonë se kemi të bëjmë shpesh me “Zgjedhjet Potemkin”, duke nënkuptuar këtu vendet në rrëshqitje drejt autokracisë. Ata e theksojnë këtë sidomos kur qeveritë bëjnë lëvizje e takime sipas modelit të shndritshëm të demokracisë me xixëllime si “Fshati Potemkin”, madje duke ftuar ndërkombëtarët në këto evente me shumë bujë, kur në fakt, pas fasadës, është vetëm skela aktuale e demokracisë, shpesh e kalbur.

Por, pavarësisht fakteve shumë interesante të dhëna nga Cheeseman dhe Klass në studimin e tyre, duket se ajo që ndodhi më 25 prill në Shqipëri, është thjesht një shtim i të dhënave të manualeve se si manipulohen zgjedhjet.

Autorët e librit nuk kanë parashikuar se çfarë ndodh me raste tërmetesh apo pandemish, siç ndodhi në Shqipëri, ku fatkeqësisht nevojat e qytetarëve pas fatkeqësive natyrore u kthyen në gjahun më joshës të qeverisë për manipulimin e zgjedhjeve.

Gjithkush e mban mend se si u përdor gjuha e frikësimit për qytetarët në nevojë si, “S’do ketë vaksina!” apo “S’do ketë rindërtim!”, nëse do fitonte opozita. Dikush me mend mund të qeshë ende me këto kërcënime, por ideatori i këtyre frikësimeve, z. Rama, dhe ekipi i tij ishin të qartë që mediat e zotëruara prej qeverisë do arrinin ta përçonin këtë frikë ngado, që të frenohej një frymë pro opozitës.

Dhe hallexhiu i shkretë, që nuk merr laps e letër të gjykojë qeverinë, dhe që nuk ka këllqe të vërë “bast për ndryshimin”, atëherë struket në pellgun e vogël të mbijetesës së tij, pa kërkuar kurrfarë shpjegimi se si mund të ndodhë që kundërshtari politik, që është sërish bashkëkombës i Kryeministrit të tij, mund t’ua bëjë këtë qytetarëve të këtij vendi.

Dhe dihet tashmë që lajmet e rreme, të dhëna nga një autoritet i madh shtetëror, rrisin skepticizmin, duke bërë që shumë njerëz të pavendosur, të kthehen edhe në më të pavendosur, duke mos dalë fare në zgjedhje, edhe pse në rrjete sociale shumë prej tyre shprehin pakënaqësi ndaj nivelit të shtrembëruar të demokracisë. Por, nëse “Fshatin tonë Potemkin” e mbajtën në këmbë votuesit e 25 prillit, të cilët nuk ka pse të qahen pas zgjedhjeve për atë që nuk eci mirë, a vlen kjo fasadë e kalbur dhe e shëmtuar kur zbulohet edhe për drejtësinë.

Pra, nëse vota e 25 prillit e amnistoi Ramën nga mosmbajtja e premtimeve, a vlen edhe për drejtësinë që pas zgjedhjeve, të mos shohë shkeljet e deritanishme të qeverisë? P.sh., a do ketë hetime për mënyrën se si shkoi “çështja Bechetti” ku Shqipëria humbi mbi 110 milionë euro? A do hetohen humbjet e tjera të gjyqeve që janë në proces? A do të hetohen tenderët pa garë në kohë pandemie, siç ka ndodhur rëndom në shumë vende demokratike, ku transparenca ka qenë thelbi i funksionimit në çdo kohë, qoftë në luftë apo krizë?

A do mundet SPAK që shkeljet e hapura të Kodit Zgjedhor, me përfshirjen e shtetit në çdo hallkë të zgjedhjeve, në kundërshtim të plotë me Kodin Zgjedhor, ta hetojë seriozisht? Këto pyetje ndaj drejtësisë janë çështja nga ku ne duhet të shpresojmë të kuptojmë nëse jemi futur zyrtarisht në “epokën e autokracisë Rama” apo kemi ende shpresë, pasi drejtësia do japë shenja jete.

Ndërkohë, ata mbështetës të opozitës që mendojnë se përballë qeverisë duhet të forcohen mjetet teknike të kontrollit ndaj qeverisë, që të mos ketë më manipulime, thjesht mund të fusin në qorrsokak edhe zgjidhjet për të ardhmen. Mënyrat e derisotme të manipulimit, që qeveria shqiptare ka përdorur gjerësisht, dhe pa u fshehur, ku përfshihen edhe të dhënat dixhitale, nënkuptojnë se opozita duhet të fokusohet në atë që duhet të ndodhë brenda saj dhe në një ndryshim të konceptit politik të derisotëm.

Pra, shkurt, nuk ka zgjidhje politike duke parë thjesht nga përmirësimet teknike. Mundet që korrigjimi i ligjeve që u ndryshuan njëanshëm të jetë një ndihmë e vogël për të ardhmen. Por zgjidhje kryesore duhet të shihet te një rikthim i besimit të publikut te politika. Vetëm një rikthim i alternativës politike të besueshme e të moralshme mund të përballojë manipulimet teknike apo gjithë lojërat që pushteti tenton t’i bëjë shumë kohë përpara se të votohet.

Pa dyshim që mospranimi i manipulimit si akt normal, mospranimi i “të fortëve” si realitet i domosdoshëm për të fituar zgjedhjet, është hap tejet i domosdoshëm, pasi kështu mund të ruajmë më së paku disa kufij moralë, pa të cilët shoqëria rrezikon të humbë respektin për demokracinë, e më pas edhe për lirinë. Por, vetëm faktimi i pashoqëruar me një politikë besimi me publikun, mund të rezultojë sërish vetëm faktmbledhës dhe denoncues, por jo fituese, jo triumfues ndaj së ligës që prodhuan këto zgjedhje. /panorama.al/

Tags: Agim BaçiFshati PotemkinopinionZgjedhjet

TË LIDHURA

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para
Aktualitet

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë
Aktualitet

Aksident në Qafë Plloçë, përplasen dy makina; njëra merr flakë

18:37 | 21/10/2025
Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Kryesore

Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

10:14 | 21/10/2025
Next Post
10 shprehje nga Xhejms Xhojs, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Xhejms Xhojs, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Kryemadhi nga KMSH: Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re

Kryemadhi nga KMSH: Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re

Prona intelektuale, s’duhet të pengojë furnizim e drejtë të vendeve me vaksina

Prona intelektuale, s’duhet të pengojë furnizim e drejtë të vendeve me vaksina







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Meta shkurton 600 vende pune në departamentin e Inteligjencës Artificiale
Teknologji

Meta shkurton 600 vende pune në departamentin e Inteligjencës Artificiale

by mirseda
11:26 | 23/10/2025
0

Kompania Meta, që zotëron platformat Facebook dhe Instagram, ka vendosur të shkurtojë rreth 600 vende pune në...

Paralajmërimi i frikshëm i OKB: Rritet shkalla e vdekshmërisë te gratë shtatzëna,

Paralajmërimi i frikshëm i OKB: Rritet shkalla e vdekshmërisë te gratë shtatzëna,

10:39 | 23/10/2025
Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati

10:33 | 23/10/2025
Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

Krimet ekonomike, ja 10 kandidatët për hetues financiar pranë SPAK-ut

10:30 | 23/10/2025
Pretendon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

Pretendon lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën e Ilir Metës

10:27 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com