Një person ka hyrë disa orë më parë në shtëpinë e këngëtares së njohur të hitit “Look what you made me do”, ndërkohë që ajo nuk ishte në shtëpi. Ai është futur në banesën e saj në New York duke thyer xhamin e dritares dhe ajo që ka bërë më pas, i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Sipas ‘SkyNews’, në raportin e policisë thuhet se personi i dyshuar ishte një fans i 22-vjeçares Taylor Swift, i cili pasi ishte futur në shtëpi, kishte bërë një dush dhe kishte marrë një sy gjumë në krevatin e Taylor. Policia e kishte gjetur atë të fjetur në dhomën e yllit të popit.
Fansi i saj i çmendur, Rogner Alvarado, u arrestua menjëherë nga policia i akuzuar për vjedhje dhe përndjekje, pasi kishte hyrë në shtëpinë e këngëtares.