Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Familjet shqiptare ulin shpenzimet për ushqim, por dyfishojnë ato për arsimim

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Familjet shqiptare ulin shpenzimet për ushqim, por dyfishojnë ato për arsimim

Shqiptarët vitin 2016 e mbyllën me kursime po të krahasohet me vitin pararendës 2015. Ajo së është tkurrur më shumë dhe që bie në sy është kursimi te ushqimi dhe pijet jo alkoolike. Me sa duket të ardhurat e qytetarëve janë ulur për vitin 2016 dhe i ka bërë ata të ulin shpenzimet e tyre me 3.5 për qind. Sipas INSTAT ajo që theksohet më shumë është rritja dhe dyfishimi i shpenzimeve për arsimim. Dëshira e familjeve të shqiptarëve për të arsimuar fëmijët nuk ka humbur aspak. Shpenzimet për arsim në vitin 2016 janë dyfishuar në krahasim me vitin paraardhës. Nga 2.1 për qind që ishte në vitin 2015 shkoj në 4.4 për vitin 2016, një rritje me 2,3 për qind.

Në vitin 2016, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësi ekonomike familjare (NjEF) të përbëra mesatarisht nga 3,7 persona, janë 73.143 lekë. Totali i shpenzimeve për konsum është 56,1 miliardë lekë në muaj për 768.311 familje. Shpenzimet mesatare për konsum të një individi vlerësohet të jenë 19.591 lekë në muaj nga të cilat: 8.861 lekë për konsum ushqimor dhe 10.730 lekë për konsum jo-ushqimor. Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF, në vitin 2016 është 4,2 % më i lartë se në vitin 2015. Rritja e çmimeve të konsumit regjistruar në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, është 1,3 %. Uljen më të madhe të shpenzimeve mesatare për konsum mujor në vitin 2016, a ka shënuar grupi “Ushqim dhe pije jo-alkoolike” me 3,5 pikë përqindje krahasuar me 2015, ndërsa rritja më e madhe është regjistruar në grupin “Arsim” me 2,3 pikë përqindje.

Struktura e shpenzimeve mesatare mujore për konsum të NjEF sipas 12 grupeve kryesore të konsumit2 tregon se grupi “Ushqime dhe pije jo-alkoolike” i cili ka peshën kryesore në buxhetin familjar me 45,2 %,rezulton me ulje 3,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar. Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim, janë “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë”, 18,1 %, “bukë dhe drithëra” dhe “mish dhe nënprodukte” 17,5 %, ndjekur nga “perimet”, 13,9 % dhe “frutat” 8,0 %. Shpenzimet për grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, përbëjnë 3,4 % të buxhetit, në ulje me 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi “duhani” zë peshën kryesore me 62,6 %. Grupi “Restorante dhe hotele”, që përfaqëson konsumin jashtë shtëpisë, përbën 4,4 % të buxhetit të NjEF, i cili regjistron një rritje me 0,8 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Brenda grupit, përqindjet e shpenzimeve për restorante përbëjnë pjesën më të madhe, 88,5 %, ndërsa shpenzimet për hotele vetëm 11,5 %.

Shpenzimet për grupin “Veshje dhe këpucë”, zënë 4,8 % të buxhetit total të cilat regjistrojnë ulje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Nëngrupi “veshjet” zë peshën më të madhe në krahasim me nëngrupin “këpucë dhe të ngjashme” me një peshë prej 68,6 %. Grupi i shpenzimeve për banesën, me shpenzimet për energji elektrike, ujë, lëndë djegëse, qira të paguar dhe riparime të vogla zë 10,2 % të totalit të buxhetit familjar duke shënuar ulje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me vitin e mëparshëm. Rreth 50,3 % e këtyre shpenzimeve shkojnë për pagesën e energjisë elektrike dhe 17,3 % për përdorimin e lëndëve të tjera si gaz, naftë, dru zjarri etj. Shpenzimet që shkojnë për nëngrupin “qira e paguar”, kanë një peshë prej 14,1 %, me NjEF që deklarojnë shpenzime për pagesën e qirasë 6,3 %. Shpenzimet për grupin “Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtja e tyre” zënë 5,0 % në strukturën e shpenzimeve mesatare mujore. Këto shpenzime regjistrojnë rritje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Peshën më të madhe në grup e zënë artikujt shtëpiakë jo-afatgjatë, 70,6 %. Përqindja e buxheti të NjEF për grupin “Shëndet”, zë një peshë prej 3,4 % duke shënuar ulje prej 0,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Peshën më të madhe e zë blerja e medikamenteve me rreth 75,4 % ndërsa pjesa tjetër shkon për kujdes shëndetësor. Shpenzimet për arsim, të cilat zënë 4,4 % të buxhetit gjithsej kanë pësuar rritje prej 2,3 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Peshën më të madhe e zënë pagesat në lidhje me kategorinë “Master (niveli i parë dhe i dytë)”, 68,3 %. Grupi “Komunikim”, zë një peshë prej 3,3 % dhe shënon rritje prej 0,3 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Pothuajse të gjitha shpenzimet e kryera nga NjEF i përkasin nëngrupit “shërbime telefonike”, duke zënë 98,4 % brenda grupit ndërsa pjesën tjetër e zë nëngrupi “shërbime postare”. Shpenzimet e bëra në grupin “Transport” në vitin 2016 zënë 6,3 % të buxhetit gjithsej me ulje prej 0,5 pikë përqindje krahasuar me vitin e kaluar. Peshën më të madhe brenda këtij grupi e përbëjnë “shpenzimet për karburantë dhe lubrifikantë”, 58,1 % ndjekur nga shpenzimet për “shërbim transporti” 22,1 %. Në nëngrupin “shërbim transporti” që përfshin transportin rrugor, ajror, detar dhe lumor, pjesën më të madhe e zënë shpenzimet për transport rrugor, 76,0 % të nëngrupit. Shpenzimet për grupin “Të tjera mallra dhe shërbime” zënë një peshë prej 6,5 % të buxhetit total, të cilat regjistrojnë rritje me 0,7 pikë përqindje krahasuar me vitin 2015. Peshën më të madhe në këtë grup e zë nëngrupi “artikuj dhe produkte për kujdes personal” me 47,1 %. Shpenzimet e tjera në këtë grup shkojnë për nëngrupet “shpenzime të jashtëzakonshme” të kryera nga NjEF në raste ceremonish dhe festash, “pagesat
për shërbime të ndryshme financiare private” dhe “sigurimet”.

Shpenzimet mesatare mujore për konsum sipas qarqeve, 2015 – 2016 Në vitin 2016, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum. Një NjEF në qarkun e Tiranës shpenzon për konsum mesatarisht 85.344 lekë në muaj. Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi dhe Shkodra me shpenzime mesatare mujore për konsum përkatësisht 77.933 dhe 75.503 lekë në muaj për NjEF. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore për konsum janë qarku i Gjirokastrës dhe i Elbasanit përkatësisht me 57.068 dhe 57.290 lekë në muaj për NjEF. Shpenzimet mesatare për konsum sipas qarqeve kanë ndryshuar gjatë periudhës 2015 – 2016. Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 15,0 % ndjekur nga qarku i Dibrës me 12,4 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Gjirokastra me 23,9 %.

Në vitin 2016, numri mesatar i anëtarëve të NjEF është 3,7 nga 3,8 që ishte në 2015. Qarku që ka numër më të madh të anëtarëve të NjEF është Kukësi, 5,2 anëtarë ndërsa Vlora dhe Gjirokastra kanë numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e NjEF, 3,4 anëtarë.

Shpërndarja e shpenzimeve për konsum sipas decileve dhe raporti 10/90, 2016
Shpërndarja e nivelit të shpenzimeve për konsum sipas decileve3 tregon se 90 % e NjEF shpenzon 78,3 % të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 63.609 Lekë në muaj. Nga ana tjetër 10 % e NjEF shpenzon 21,7 % të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 158.946 Lekë në muaj. Shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të NjEF me shpenzime më të larta janë 2,5 herë më shumë se ato të 90 % tjetër të NjEF. Konsumi për frymë, i 90 % të NjEF me shpenzimet më të ulëta janë mesatarisht 18.119 Lekë në muaj, ndërsa 10 % i NjEF me shpenzimet më të larta, janë mesatarisht 62.562 Lekë në muaj për frymë. Raporti i decileve 10/90 është 3,5 herë më më i madh në favor të 10% të NjEF. Shpenzimet mesatare për konsum të NjEF tregojnë se në vitin 2016, ka pasur një rritje më të madhe të shpenzimeve të 10 përqindëshit të NjEF me shpenzimet më të larta (14,6 %) në krahasim me rritjen e shpenzimeve mesatare për konsum të 90 përqindëshit tjetër (0,6 %) në krahasim me 2015. Si rrjedhim, raporti
i decileve në 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 në 2,5, krahasuar me 2015.

Shpenzimet mesatare të konsumit për frymë, ruajnë të njëjtën tendencë të rritjes së shpenzimeve nga të dy shtresat e popullsisë që i referohen 10 dhe 90 përqind të NjEF. Edhe në rastin e shpenzimeve për frymë, në vitin 2016, raporti i decileve 10/90, tregon për një rritje të pabarazisë nga 3,3 në 3,5, krahasuar me vitin 2015.

Shpërndarja e shpenzimeve mesatare të konsumit sipas tipit të NjEF, 2016
Në 2016, NjEF e përbëra nga një person i vetëm me fëmijë në varësi shpenzojnë më shumë për ushqim, krahasuar me tipet e tjera, 52,2 %. Shpenzimet më të larta për transport paraqiten në NjEF e përbëra nga dy të rritur me fëmijë dhe tre ose më shumë të rritur pa fëmijë, 7,0 %. Shpenzimet më të larta për arsim regjistrohen në NjEF e përbëra nga tre ose më shumë të rritur me fëmijë në varësi, 6,9 %.

Tags: atofamiljetpër arsimimpër ushqimpor dyfishojnëshpenzimetshqiptareulin

TË LIDHURA

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit
Aktualitet

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia
Aktualitet

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Next Post
Kirurgjia laparaskopike, teknika e re e heqjes së tumorit

Kirurgjia laparaskopike, teknika e re e heqjes së tumorit

Rama: Refuzojmë kërkesën për arrestimin e Tahirit; 5 pikat ku biem dakord me Prokurorinë

Berisha: Visho Ajazi do të dërgonte në Prokurori përgjime për Ramën dhe Tahirin të lidhur me drogën

Xhafaj paralajmëron ndëshkimet e para të “drejtësisë së re”

Xhafaj: Vettingu filloi, një fytyrë e re drejtësie

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com