Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar me një status në Twitter pas ceremonisë së inaugurimit të godinës së re të Vettingut. Xhafaj shkruan se pas 3 vjet punë, impenjim e sakrifica mbërritëm këtu. Godina e re të Vettingut u ngrit mbi ish-ndërtesën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
“Vettingu filloi! 3 vjet punë, impenjim e sakrifica për të mbërritur këtu! Flm të gjithë atyre që besuan në këtë akt historik për drejtësinë. Vettingu për një fytyrë të re drejtësie, force dhe besimin e njerëzve. Të shpresojmë te ata që e kane marrë përsipër këtë mision historik. Urime” shkruan ministri, i cili ka qenë Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi.
Përpos sistemit të drejtësisë, Xhafaj ka deklaruar se do të ketë Vetting edhe në institucionin që ai drejton për të larguar nga policia e shtetit të gjithë të inkriminuarit dhe të korruptuarit.
Vetingu filloi! 3 vjet punë, impenjim e sakrifica për të mbërritur këtu! Flm të gjithë atyre që besuan në këtë akt historik për drejtësinë!
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) October 30, 2017
Vetingu për një fytyrë të re drejtësie,force dhe besimin e njerëzve.Të shpresojmë te ata që e kane marrë përsipër këtë mision historik.Urime
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) October 30, 2017