Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Familjet kosovare të “mbytura” në kredi

9 vjet ago
in Të Gjitha
Familjet kosovare të “mbytura” në kredi

Assorted credit cards

Kreditë që marrin ekonomitë familjare në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kanë shënuar normën më të lartë të rritjes vjetore prej 14.7 për qind.

Vlera e kredive të qytetarëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë, ka arritur në mbi 2.2 miliardë euro, prej tyre rreth 800 milionë euro, janë kredi familjare, derisa 1.4 miliard euro janë kredi për ndërmarrje.

“Kreditë e sektorit bankar përshpejtuan rritjen vjetore në 10.4 për qind. Deri në dhjetor 2016, vlera e gjithsej kredive arriti në 2.23 miliardë euro. Gjatë vitit 2016, kreditimi është rritur si rezultat i rritjes së kërkesës për kredi si dhe përmirësimit të ofertës së kreditimit nga sektori bankar, përmes uljes së normës së interesit, rritjes së shumës së kredisë së aprovuar dhe uljes së tarifave tjera të jo interesit”, thuhet në raportin fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Niveli i lartë i kredive për ekonomitë familjare, nga njohës të çështjeve ekonomike po konsiderohet si pasojë e standardit jo të mirë të jetës së qytetarëve, por edhe mund të konsiderohet si reflektim i rritjes ekonomike në vend.

Drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë se rritjes së kërkesave për kredi për ekonomitë familjare, i kanë kontribuar shumë faktorë.

Balija: Rritja e portofolit kreditor është duke vazhduar edhe këtë vit si në vitin e kaluar, me një normë të përgjithshme prej mbi 10 për qind. Në këtë vit, ka rritje të kreditimit në favor të bizneseve, por është e vërtetë që edhe ekonominë familjare kanë rritur konsumin e tyre duke e angazhuar në investime të ndryshme.

Një prej arsyeve është që norma e interesit në depozita është mjaft e ulët dhe shumë nga qytetarët e shohin më të arsyeshme që mjetet e tyre t’i investojnë sesa t’i mbajnë në depozita. Po ashtu, po shpresojmë që kjo është një indikator i rritjes ekonomike të Kosovës që reflekton edhe në rritjen e portofolit kreditor.

Bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë paraqesin oferta të llojllojshme të kredive. Ofertat, përfshijnë kreditë konsumuese, ato për banim, shkollim, biznese, prodhim, por edhe për festa të ndryshme.

Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, norma efektive e interesit për kredi është 8.5 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredisë.

Sidoqoftë, për kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini këto norma interesi për kredi janë ende të larta.

Rritjen e kredive për ekonomizmi familjare Shahini e konsideron shqetësuese, pasi që sipas tij, familjet nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të përmbushur shumë nga nevojat e tyre që janë të domosdoshme.

Shahini:  Në Kosovë janë rritur të gjitha kategoritë për kredi edhe në biznese edhe për familje. Rritja e kredive nga familjet tregon një performancë të dobët të standardit të qytetarëve të Kosovës se nuk mund të jetojnë pa kredi, tregon rritjen e varfërisë dhe kjo nuk është shenjë e mirë për Kosovës.

Kjo për neve është shqetësim se familjet në Kosovë nuk kanë buxhet të vetin as familjar e as të trashëguar dhe të gjithë orientohen tek bankat të cilat vazhdojnë të kenë norma të larta të interesit dhe kanë shërbimet më të shtrenjta në Evropë.

Ndryshe, përveç kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale, një pjesë e madhe e klientëve borxhe kanë edhe në institucionet mikrofinanciare që operojnë në vend, raporton REL.

Marrja e kredive, i obligon kredimarrësit që t’i shlyejnë borxhet me kohë, përfshi edhe normën e interesit. Në të kundërtën, përballen me gjoba.

Kurse në rastet kur nuk arrijnë ta paguajë borxhin, bankat kanë mundësinë ligjore që t’i fillojnë procedurat për marrjen e hipotekës që është lënë peng nga kredimarrësi, gjatë procedurave të marrjes së kredisë.

Tags: borxheekonomiafamiljarekredi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Daydream VR, i përshtatshëm për 11 lloje celularësh

Daydream VR, i përshtatshëm për 11 lloje celularësh

“Tifozat Kuq e Zi” zyrtarisht anëtarë të FSE-së

“Tifozat Kuq e Zi” zyrtarisht anëtarë të FSE-së

Qeveria akoma nuk është formuar, por postet shtetërore u ndanë

Qeveria akoma nuk është formuar, por postet shtetërore u ndanë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT
Aktualitet

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

by mirseda
16:21 | 24/02/2026
0

GJKKO ka shpallur vendimin për procedimin penal nr. 12/1 të vitit 2024 të Prokuroria e Posaçme kundër...

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional

Prefekti Shkëlqim Hajdari takon Avokatin e Popullit për forcimin e bashkëpunimit institucional

15:46 | 24/02/2026
GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

GJKKO dënon me nga 3 vite burg 2 ish-inspektorët e IKMT! Dënimi konvertohet në ‘shërbim prove’

15:16 | 24/02/2026
Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

Vrau 48-vjeçarin pas sherrit të momentit, gjykata lë në burg Roland Derjajn

15:14 | 24/02/2026
Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor

Tabaku në Bruksel: Fondet europiane kërkojnë shtet ligjor

15:08 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com