Familjarët e Aldison Belulajt kanë bërë një gjest paqeje dhe pajtimi me familjen e së ndjerës, Ariela Murati. Ata kanë mbërritur në vendin ku u vra Ariela, ku kanë vendosur buqeta me lule.
Aty është vënë edhe një pankartë me mesazhin: “Ariela Murati. Shpirti jot u prehtë në paqe. Ngushëllimet më të thella dhe keqardhje u shprehim familjarëve të tu. Nga familjarët Belulaj”.
Këta të fundit kanë kërkuar që të shkonin për ngushëllime në familjen e Arielës, por nuk janë lejuar.
Ariela Murati u vra pasditen e 21 janarit, pranë Fakultetit të Mjekësisë nga ish-i dashuri i saj Aldison Belulaj, i cili nuk e pranoi dot ndarjen nga vajza, duke i dhënë fund jetës së 21-vjeçares dhe më pas duke u vetëplagosur.
Murataj ndodhet në gjendje kritike për jetën.