E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Falsifikimi për tenderat, pse mund të hetohen edhe bashki të tjera?

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, ishte nën proces hetimi që prej vitit 2019 kur iu hodh granatë në zyrë nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi. Burime hetimore kanë bërë të ditur për “Tirana Today” se, ngjarja e ndodhur me ish shoferin e Tushes, Gëzim Saraçi, dhe mungesa e denoncimit nga Tushe për këtë ngjarje, kanë qenë shkak për nisjen e hetimeve, të cilat përfunduan me 11 udhër-arrestet e sotme. Konkretisht Tushe akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që akuzat për të arrestuarit e tjerë lidhen me abuzimin me tenderat publikë.

Mësohet se, Flamur Peqini, i cilësuar si “koka e grupit” që funksiononte brenda zyrave të Bashkisë, akuzohet se ka shfrytëzuar postin e tij si drejtori i Ndërmarrjes së Publike në Bashkinë Lushnje. Por, a bëhet fjalë për një aferë korruptive me ndërtimin e një kanali vaditës, projekt me vlerë 24 milion lekë?  A do të ndalet ky hetim vetëm në Bashkinë Lushnje?

Pikëpyetjet lidhur me zgjerimin  e hetimit kanë ardhur pasi janë zbuluar fakte se, Kompania “Euro Alb” e biznesmenit Nujar Murati, i ndaluar sot bashkë me zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes, ka lidhje edhe me rreth 20 bashki të tjera, ku në gjashtë vitet e fundit ka fituar dhjetra tendera, sidomos në projektet e “Rilindjes urbane”. Hetuesit besojnë se, metodologjia e falsifikimit të dokumenteve,  si në rastin e rehabilitimit të kanalit ujitës, me vlerë 24 milionë lekë të reja, mund të jetë shtrirë edhe në bashki të tjera.  Vetë SPAK nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me këtë shtirje, por siupas të njëjtave burime, bëhet fjalë për një alarm të shtuar në disa prej bashkive kryesore në vend, që në këto vite kanë lidhur kontrata të ndryshme me Muratin.

Kush përfundoi në “arrest me burg”

Fatos Tushe- Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” në bashkëpunim

Flamur Peqini – Drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës  në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Ibrahim Lani –Administrator i kompanisë Loti Sh.p.k i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim

Bujar Murati- Administrator i kompanisë Euro Alb shpk, I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsfikimimi i dokumenteve” të kryer në bashkëpunim

Gazment Çela – Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Bektash Nezha –Zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Blerta Turku – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Kush përfundoi në “arrest shtëpie”

Xhemal Hasko – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Margarita Gjermeni – Zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Andri Musho – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim

Ani Simoni – Zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjes, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera a ankande publike”, kryer në bashkëpunim/ Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...