E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

”Nëse do kishte fytyrën siç ka barkun”/ Ministri serb fyen Presidenten Osmani

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka fyer Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Vulin i është përgjigjur deklaratës së Osmanit, ku ajo priste që “Serbia të binte në gjunjë” teksa kujtonte krimet e serbëve në Kosovë, shkruan media serbe b92.

“Nëse Osmani do të kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’. Të besosh gënjeshtrën e Osmanit për gjenocidin serb në Kosovë dhe Metohi është si të besosh Shiptarët që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlerat e krishtera dhe evropiane,”- u shpreh Vulin.

Vulin nuk është hera e parë që fyen politikanët shqiptarë dhe shqiptarët në përgjithësi. Në fakt, ai ka nxjerr nga konteksti deklaratën e Osmanit. Ajo nuk ka thënë se pret që Serbia të bie në gjunjë, ashtu siç pretendon ministri Vulin.

“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ka thënë Osmani, si përgjigje për gazetarin që insistoi të dijë pse po e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...