Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Falimentojnë mbi 2400 biznese, nuk i mbijetuan formalizimit të ekonomisë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Falimentojnë mbi 2400 biznese, nuk i mbijetuan formalizimit të ekonomisë

2454 biznese të tregtisë falimentuan më 2016, nuk përballuan formalizimin dhe konkurrencën e qendrave tregtare.

Më shumë se 2400 biznese të sektorit të tregtisë dhe mijëra të tjera në sektorë të tjerë si ndërtimi, industria dhe shërbimet kanë falimentuar vitin e kaluar, pasi nuk i bënë ballë procesit të formalizimit dhe konkurrencës gjithnjë e në rritje nga qendrat tregtare.

INSTAT raportoi se gjatë vitit 2016, bizneset në sektorin e tregtisë arritën në 51 mijë e 245 subjekte, nga 53,699 mijë që ishin në 2015 pas një aksioni agresiv në terren të administratës tatimore për të pajisur me NIPT që nga ambulantët deri te fermerët.

Para se të ndodhte formalizimi në vitin 2014, sektori i tregtisë kishte rreth 45 mijë biznese. Kështu nga 8600 bizneset e formalizuara, rreth 2400 prej tyre kanë falimentuar ose 27%.

Vitet e fundit, kostot e bizneseve janë rritur për shkak të taksave më të larta dhe çmimit më të lartë të energjisë. Monitor.al raporton se shumë biznese në sektorin e tregtisë kanë pohuar më parë se, nëse do të paguanin në mënyrë të rregullt taksat dhe detyrimet e tjera ndaj pushtetit lokal dhe sigurimeve shoqërore e kanë të pashmangshëm falimentin.

Struktura e bizneseve në vendin tonë tregon se mbi 90% dominohet nga persona fizikë. Këto biznese që operojnë në sektorin e tregtisë së fundmi po konkurrohen nga qendrat tregtare dhe supermarketet.

Tregtia me pakicë në vendin tonë, vitet e fundit, ka rritur përqendrimin teksa qendrat tregtare, të cilat po shtohen dita-ditës, po marrin tregun e njësive të vogla. Falimentet duket se do të shtohen në vitin në vijim, teksa shihet se regjistri i bizneseve pasive që raportohen nga Tatimet, ka arritur mbi 104 mijë në fund të katër mujorit të parë.

Modeli i ekonomisë shqiptare është fokusuar te tregtia, shitblerja, dhe jo te prodhimi, prandaj ka një mbi ofertë në treg, thotë një tjetër tregtar, që ushtron aktivitetin prej 20 vitesh. Ne jemi shoqëri konsumi.

Të shumtë janë ata që provojnë të hapin një biznes me qëllim vetëpunësimin, mirëpo fuqia blerëse aq është.

Sektori i shitjeve me pakicë kohët e fundit është përballur me vështirësi, dhe kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Në Amerikë, zinxhirët e dyqaneve të tregtimit me pakicë po shkojnë drejt falimentimit me një ritëm rekord, ndërkohë që po përballen me zgjerimin e shpejtë të tregtisë online.

Edhe në Shqipëri, disa prej aktiviteteve kanë filluar të riorganizohen. Një pjesë e dyqaneve të kontaktuara nga ‘Monitor’ tregojnë se një pjesë të punës e kryejnë online. Tashmë rrjetet sociale iu japin mundësi bizneseve që të kenë faqet e tyre të sponsorizuara dhe në këtë mënyrë, të arrijnë më shpejt te klienti. Po shkojmë drejt zvogëlimit të sipërfaqeve fizike të dyqaneve dhe zgjerimit të hapësirave në rrjet, megjithatë edhe këtu konkurrenca është tepër e lartë.

 

 

 

Tags: Bizneseekonomifalimentformalizim

TË LIDHURA

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë
Aktualitet

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë

11:09 | 28/10/2025
Rama për ish-krerët e UÇK: Hashimi u bë njësh me lirinë e Kosovës
Politikë

Rama për ish-krerët e UÇK: Hashimi u bë njësh me lirinë e Kosovës

11:07 | 28/10/2025
Zyrtare/ Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit
Aktualitet

Zyrtare/ Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit

10:41 | 28/10/2025
Next Post
Këshilltari demokrat komenton humbjen: Boh, sa pamë!

Këshilltari demokrat komenton humbjen: Boh, sa pamë!

LAJM I FUNDIT/ Probleme me numërimin, ministri Demiraj mbërrin urgjent në Kavajë

LAJM I FUNDIT/ Probleme me numërimin, ministri Demiraj mbërrin urgjent në Kavajë

Blushi: Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit, megjithëse fluturoi

Blushi: Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit, megjithëse fluturoi







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë
Aktualitet

Fshehën të ardhurat , sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” dhe “Sante Plus” në Tiranë

by mirseda
11:09 | 28/10/2025
0

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e International Medicare shpk e Sante Plus, gjenden mbi 1...

Rama për ish-krerët e UÇK: Hashimi u bë njësh me lirinë e Kosovës

Rama për ish-krerët e UÇK: Hashimi u bë njësh me lirinë e Kosovës

11:07 | 28/10/2025
Zyrtare/ Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit

Zyrtare/ Liburn Aliu, prezantohet si drejtori i ri i Portit të Durrësit

10:41 | 28/10/2025
SPAK me prova të reja kundër Metës dhe Kryemadhit, shtyhet seanca gjyqësore. Shkak…

SPAK me prova të reja kundër Metës dhe Kryemadhit, shtyhet seanca gjyqësore. Shkak…

10:15 | 28/10/2025
Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

Sot seanca paraprake për Ilir Metën, Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

10:05 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com