Një shtetas shqiptar me inicialet H.H, 53-vjeçar, i cili në vitin 2003 ishte dënuar nga një gjykatë në Milano me 10 vjet burg për trafik droge, ishte riarrestruar dhe ishte mbajtur 135 ditë në burg padrejtësisht. Ai do të dëmshpërblehet me 31 mijë euro.
Shqiptari u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, dhe atje u detyrua që të qëndronte në burg edhe për 135 ditë, që u konsideruan në gjyqin final si burgim i padrejtë.
Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari H.H., në vitin 2003 u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik drogë, që e përfundoi në maj të vitit 2013.
Ndërkohë që në tetor të 2013, H.H arrestohet nga Interpoli në Itali pasi rezultonte i kërkuar për të njëjtin dënim. Por në Shqipëri u deshën 40 ditë që të sqarohej gabimi derisa Gjykata e Elbasanit të zbardhte rastin.
Por, përsëri shqiptari arrestohet në Maqedoni për të njëjtën akuzë, në korrik të 2015, ku ndodhej për mjekim për leucemi nga e cila thuhet se vuante. Që nga Maqedonia, u dërgua sërish si i ekstraduar në Itali.
Në fund, Gjykata e Milanos rivlerësoi gjithë dosjen,dhe vendosi se arrestimi dhe ekstradimi ishte i padrejtë. Atij do t’i paguhet me 235.82 euro në ditë, çdo ditë burg që ka bërë gabimisht, në total, gati 32 mijë euro.
Burimi: Milano.corriere.it
Përshtati: Tirana Today