Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Fakte mahnitëse dhe befasuese rreth miliarderit dhe filantropit Bill Gejts

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pandemia, Bill Gates: Katër deri në pesë muajt e ardhshëm, mjaft të zymtë

Shumica e njerëzve dinë vetëm 3 gjëra mbi Bill Gejts. Së pari, që ai është një nga njerëzit më të pasur në botë. Së dyti, që ka themeluar një nga kompanitë e teknologjisë më të suksesshme në të gjitha kohërat, Microsoft.

Dhe së treti, që përmes Fondacionit Bill & Melinda Gates, ai është një nga bamirësit më të mëdhenj në botë. Por, përkundër misioneve të tij filantropike dhe pranisë së tij të vazhdueshme në internet, ka shumë gjëra për Bill Gejts, që nuk dihen nga shumë njerëz.

Kur ishte adoleshent në shkollën Lakeside Prep, Gejts shkroi programin e tij të parë kompjuterik në një kompjuter të kompanisë General Electric. Ishte një version i “tic-tac-toe” ku mund të luash kundër kompjuterit. Po gjatë adoleshencës Gejts lexoi të gjithë serinë e “Enciklopedisë botërore të librit”.

Gjatë provimeve të pranimit në universitet, Gejts arriti të marrë notën absolute me gati 1.590 pikë nga 1.600 të mundshme

Miliarderi amerikan ka pothuajse të gjithë koleksionin e plotë të serisë së makinave luksoze Porsche. Më e preferuara e tij është Porsche 959, e blerë 13 vjet para se makina të aprovohej nga Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA-së apo Departamenti amerikan i Transportit.

Gjatë udhëtimeve me avion, Bill Gejts përdorte zakonisht klasin ekonomik. Sot ai lëviz me avionin e tij të blerë në vitin 1997, të cilin ai e quan si “çmenduria e tij e madhe”.

Përveç avionit, një nga marrëzitë më të mëdha të Gates u bë për “Leicester Code” (i njohur gjithashtu si Kodi Hammer), një koleksion i shkrimeve të gjeniut italian të Mesjetës Leonardo da Vinçi. Ai e bleu atë në një ankand të vitit 1994 për shumën 30.8 milion dollarë.

Pavarësisht pasurisë së tij të madhe, Gejts ka deklaruar në media se fëmijët e tij do të trashëgojnë vetëm 10 milion dollarë secili, pra një pjesë shumë të vogël të pasurisë së tij prej 90.9 miliardë dollarësh. “T’u lësh fëmijëve trashëgim shuma të mëdha parash nuk do ishte diçka e mirë për ta”- thotë ai.

Ndonëse pjesën më të madhe të kohës e kalon me fondacionin e tij, Bill Gejts thotë se punon me Microsoft përmes “agjentit personal”, që e kujton për gjithçka, e ndihmon të gjejë gjërat, dhe të zgjedhë se kujt t’i kushtojë vëmendje.

Gejts thotë se nëse Microsoft nuk do të kishte funksionuar, ai do të kishte qenë me siguri një studiues i inteligjencës artificiale.

Pavarësisht interesit të tij mbi inteligjencën artificiale, Gejts thotë se është “më shumë i përfshirë në këtë fushë, sesa ata që merren me super inteligjencën”. Kjo fushë përfshin gjithashtu udhëheqës të shquar në shkencë dhe teknologji, si miliarderi tjetër Ilon Mask dhe i ndjeri Stefën Houking.

Banda e preferuar muzikore e Bill Gejt? Weezer . Ai rendit edhe grupin U2 midis “të preferuarave” të tij, dhe thotë se pret që ai të rikthehet në ndonjë turne muzikor.

Gejts thotë se lexon 50 libra në vit. “Leximi është ende mënyra kryesore për të mësuar gjëra të reja, dhe për të testuar dijet e mia”-thotë ai.

Gejts nuk flet asnjë gjuhë të huaj. Ky, thotë ai, është pendimi i tij më i madh në jetë deri më tani.

Burimi i lajmit: https://it.businessinsider.com/13-fatti-incredibili-e-sorprendenti-su-bill-gates/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: bill gejtsfaktetronditëse

TË LIDHURA

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

22:19 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A
Bota

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes
Bota

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Next Post
Nuk ka lirim masash/ Tomini: Ja çfarë do të rekomandojë Komiteti Teknik

Nuk ka lirim masash/ Tomini: Ja çfarë do të rekomandojë Komiteti Teknik

Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë

Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë

Topalli “tradhton” Shkodrën: Më 25 prill do të kandidoj në Tiranë

Topalli: Jam kundra Ramës, Metës dhe Bashës







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

by mirseda
22:19 | 26/01/2026
0

Një stuhi e fuqishme po godet disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke lënë të paktën 20...

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

Foto/ Plagosi vajzën e tij dhe kolegun e saj në Durrës, ky është autori 56-vjeçar

21:45 | 26/01/2026
Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

Lushnje, zjarri përfshin disa banesa, një vajzë e re dërgohet në spital e asfiksuar nga tymi

21:06 | 26/01/2026
Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

Tragjedi në Qipro, 4-vjeçarja humb jetën nga gripi A

21:03 | 26/01/2026
Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

Izraeli merr trupin e fundit të pengut nga Gaza, mbyllet faza e parë e Planit të Paqes

20:50 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com