E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Topalli: Jam kundra Ramës, Metës dhe Bashës

Kryetarja e  Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli deklaroi se është kundër tre partive më të mëdha politike në vendin tonë duke thënë se do të jetë e vështirë për t’i kapërcyer të gjithë.

Në “Open”, Topalli theksoi se vendi është pa opozitë reale dhe e cilëson si veprim që nuk do t’i shkonte ndërmend që të digjte mandatet.

Jozefina Topalli: ”Ne jemi kundra të treve, kjo ka qenë linja e Lëvizjes për Ndryshim. Në fund të fundit, në momente kyce, ato po dukej sikur po u kërkohej një zgjidhje, ishin bashkë me njëri-tjetrin. Ishin bashkë kur bënë kodin elektoral, për ndryshimet e fundit kushtetuese pavarësisht se ndonjëherë bënin sikur ishin të pakënaqur, u pa se ishin bashkë tek çështja e Teatrit dhe nuk po vazhdoj më të tjera.

Nëse ne do zgjedhim edhe kësaj radhe të keqen më të vogël, do të sjellim një Shqipëri që kërkon një përgjegjës. Unë në jetën time nuk e kam zgjedhur kurrë të keqen më të vogël, pra të pranosh statuskuonë. Nga momenti që është lançuar “Lëvizja për Ndryshim”, nuk kemi pasur dyshimin se mund të ndryshojë dhe është thirrja drejt kurajos. Një forcë që kërkon të kapërcesh vështirësitë. Unë e di se është e vështirë për t’i kapërcyer të gjithë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...