Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Fakte interesante rreth shtretërve, dhomave të gjumit, dhe vetë gjumit

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Fakte interesante rreth shtretërve, dhomave të gjumit, dhe vetë gjumit

Për shumë njerëz, dhoma e tyre gjumit është gjëja e fundit që shohin në fundin e një dite rraskapitëse ose jo, dhe gjëja e parë që shohin në mëngjesin e nesërm. Po pak njerëz mund të kenë dijeni për disa prej fakteve më interesante historike, lidhur me praktikën e gjumit.

Jastëku cilësohej një fyerje ndaj mashkulloritetit të burrave në Anglinë Mesjetare

Meshkuj apo femra, në përgjithësi askush nuk e vë sot në diskutim se një jastëk, është absolutisht thelbësor për një gjumë të mirë gjatë natës. Megjithatë, kapelani dhe shkrimtari anglez William Harrison ishte kritik ndaj përdorimit të jastëkëve nga ana e burrave, pasi sipas tij mashkulloriteti i tyre kërcënohej nga rehatia që ofronte ky objekt.

Në librin e tij “Përshkrimi i Anglisë” (1577), Harrison shkruan se jastëkët “në fillim ishin krijuar për t’u përdorur vetëm për gratë që ishin duke lindur”, dhe se ai dhe burrat e tjerë të brezit të tij, gjenin rehat vetëm kur përdornin “një kërcu të rrumbullakët nën kokat e tyre, në vendin e jastëkut”. “Në rast se një dikush kishte privilegjin që mbi trung të vendoste ndonjë pëlhurë, mund të mendonte se ishte po aq i nderuar, sa edhe vetë lordi i qytetit”.

Krevati si një mjet luksoz, për t’u ekspozuar ndaj të tjerëve

Edhe pse në ditët e sotme, ne tentojmë t’i mendojnë shtretërit sikur kanë ekzistuar përherë, në një dhomë gjumi ato konsideroheshin dikur si sende jashtëzakonisht të vlefshme. Në kohët e mëvonshme mesjetare, krevatet vendoseshin shpesh në zona, ku mysafirët mund t’i admironin ose kalimtarët mund t’i shihnin ato përmes dritareve.

Duke filluar nga shekulli i XIV e në vazhdim, shtretërit liheshin trashëgim nëpër testamente. Vetë shkrimtari i famshëm William Shakespeare, dëshironte që pas vdekjes shtrati i tij i dytë më i mirë t’i kalonte për përdorim bashkëshortes së tij, megjithëse ky gjest interpretohet zakonisht si një fyerje, duke qenë se shtrati më i mirë rezervohej për mysafirë të rëndësishëm, edhe pse si rregull ishte me siguri shtrati martesor.

Njerëzit flinin deri në mesnatë, më pas ngriheshin dhe lexonin, bisedonin apo hanin diçka

Sot, duket e logjikshme që dikush të shkojë të shtrihet në shtratin e vet në një orë të caktuar gjatë mbrëmjes, dhe të ngrihet në një orë të caktuar në mëngjesit. Megjithatë, ekzistojnë modele të caktuara të gjumit që kanë humbur nëpër histori. Historiania Alexandra Harris, shpjegon se gjatë Mesjetës pati një periudhë kur ishte tradicionale të shkohej në shtrat në orën 21:00 të mbrëmjes dhe të flihej deri në mesnatë.

Pas këtyre tre orëve gjumë, ishte bërë zakon që njerëzit në të gjithë Britaninë e Madhe të ngriheshin për “Watching Hour”, një periudhë gjatë së cilës ata do të hanin, lexonin, bisedonin me të tjerët, do të angazhoheshin në ndonjë punë ose madje do t’i kushtonin kohë shëtitjeve apo lutjeve ndaj Zotit. Mendohej se kjo ishte një ndërhyrje unike, që i jepte mundësi truri mund të rriste pjellorinë e tij, dhe të shijonte një magji të shkurtër energjie, përpara se të rrikthehej në gjumë deri në agim.

Privatësia e dhomës së gjumit, është një ide e re e kohëve të fundit

Koncepti i dhomës së gjumit, si një vend i vetmuar dhe i privatësisë, nuk ka qenë përherë i njohur gjatë historisë. Nuk ishte diçka e pazakontë që shtretërit të ndaheshin nga të huaj e panjohur në bujtina të ndryshme edhe në shekullin e XIX-të. Një nga rastet më të famshme ishte ai i Benjamin Franklin dhe John Adams, etërve themelues të SHBA-së, që fjetën bashkë në një shtrat në New Brunswick në vitin 1776.

Fillimisht, asnjë nga të dy nuk mundi të flejë, për shkak të debatit për ta lënë apo jo dritaren  hapur. Adams më vonë tregoi se dritarja u hap, por përshkrimet e gjata të Franklin mbi teoritë e tij rreth përfitimeve nga ajri i freskët gjatë natës, e vunë përfundimisht në gjumë.

Edhe tek shtëpitë private, qe një praktikë e zakonshme që shërbëtorët të flinin në dyshemenë e dhomës së gjumit të padronit së tyre – dhe nganjëherë edhe cepin e shtratit të tij, veçanërisht kur shërbëtori ishte i ndërvarur nga padroni ose zonja për mbrojtje, nga sjelljet e vrazhda të shërbëtorëve apo edhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Një dremitje e vogël e ndihmoi Britaninë të fitojë luftën

Winston Churchill i tha dikur një gazetari, se zakoni i tij për të marrë një sy gjumë pasditeve, ishte çelësi për të larguar presionin psikologjik, dhe e ndihmoi atë të merrte vendimet e nevojshme për të fituar Luftën e Dytë Botërore: “Ju duhet të flini pak pasditeve, dhe të mos merrni masa gjysmake. Zhvishni rrobat, dhe shtrihuni në shtrat. Kjo është ajo që bëj gjithmonë. Mos mendoni se do të bëni më pak punë, për shkak se do të flini gjatë ditës. Ky është një koncept i njerëzve që nuk kanë imagjinatë. Përkundrazi, ju do të jeni në gjendje të realizoni më shumë punë. Do të bëni punë sa për dy ditë, ose të paktën një e gjysmë, jam i sigurt. Kur filloi lufta, më duhej të flija njëfarë kohe  gjatë ditës, pasi kjo ishte mënyra e vetme përmes së cilës unë mund të përballoja përgjegjësitë e mia të përditshme”.

Protestë nga jastëku

Ne të gjithë njohim format e ndryshme të protestës, të bëra popullore gjatë dekadave të fundit: demonstrata masive, tubime, marshime, protesta të heshtura ulur në rrugë dhe bojkotime, sa për të përmendur disa. Megjithatë, a e dini se edhe shtrati është përdorur si pjesë e një proteste? Duke filluar nga 25 marsi i vitit 1969, këngëtari i njohur i grupit “Beatles” John Lennon dhe bashkëshortja e tij Yoko Ono, e kaluan javën e parë të muajit të tyre të mjaltit të angazhuar në atë që ata e quajtën fushata “Bed-In for Peace”, në suitën e tyre në hotelin Amsterdam Hilton.

I planifikuar si një formë eksperimentale e protestës kundër luftës në Vietnam, Lennon dhe Onno ftuan shtypin botëror në dhomën e tyre për të diskutuar mbi paqen për 12 orë çdo ditë. Një protestë e ngjashme u zhvillua në hotelin Mbretëresha Elizabet në Montreal të Kanadasë, në majin e po atij viti. Për 7 ditë, çifti i famshëm foli dhe këndoi rreth paqes së bashku me vizitorët e rastit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: faktefjetjegjumekrevatshtrat

TË LIDHURA

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”
Bota

“Rikthimi i Covid-19: Simptomat e njëjta, përhapje më e shpejtë”

16:07 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll
Kuriozitete

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025
Next Post
Suso: Ata janë më të fortë, por të bashkuar mund t’ia dalim

Suso: Ata janë më të fortë, por të bashkuar mund t’ia dalim

Greqi, mijëra refugjatë në kushte të mjerueshme

Greqi, mijëra refugjatë në kushte të mjerueshme

Putin rrit masat e sigurisë pas kërcënimeve të ISIS

Putin rrit masat e sigurisë pas kërcënimeve të ISIS

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com