pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibomsafirbetgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1wintambet girişholiganbetromabet girişesbetgrandpashabet giriş1winbetsalvador girişgrandpashabetcasinoroyal girişbetsalvadormercurecasino girişcasinoroyalnesinecasino girişmercurecasinomarsbahis girişmatbet girişsafirbetbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbettambetbetgitromabetnesinecasino güncel girişholiganbet güncel girişibizabet güncel girişBettilt güncel girişimajbet girişimajbetnesinecasinoganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetpusulabetholiganbetjojobethititbetbahiscomcasibomjojobetsuperbetincasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Fajon flet për vizat: Shpresojmë që Komisioni të japë vlerësimin

8 vjet ago
in Të Gjitha

Komisioni Evropian pritet që gjatë këtij muaji të dalë me një qëndrim konkret se cili do të jetë fati i kosovarëve sa i përket heqjes së regjimit të vizave. E derisa pritja vazhdon, zyrtarët shtetërorë insistojnë se ky vit do të jetë koha kur vendi do ta gëzojë liberalizimin e vizave. Megjithatë, atyre po u kërkohet që të mos japin premtime për afate, pasi liberalizimi nuk do të ndodhë këtë vit. Tanja Fajon thotë për Express se Parlamenti Evropian duhet ta ketë të qartë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet.

Komisioni Evropian pritet të tregojë më 28 qershor nëse Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave, në bazë të të cilit raport, institucionet e BE-së do të marrin vendim për heqjen ose jo të vizave. Këtë datë e konfirmoi ditë më herët, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, por evropianët deri më tani s’kanë treguar ndonjë datë.

Por, ish-kreu i partisë reformiste Ora, Veton Surroi, i ka këshilluar politikanët e vendit që të mos vazhdojnë me premtimin se do të ketë liberalizim vizash, pasi kjo siç ka thënë ai, sivjet nuk do të ndodhë. Ai thotë se viza për kosovarët mund të ketë veç vitin e ardhshëm.

“Politikanët nuk bëjnë mirë të vazhdojnë të premtojnë liberalizim vizash. Nuk ka vendim pozitiv për sivjet; për mundësitë e vitit 2019 pritet të diskutohet në fund të këtij viti. Ky është verdikti i cili po përgatitet të thuhet në Bruksel në fund të këtij muaji”, ka bërë të ditur Surroi.

Ndonëse nuk ka dashur t’i komentojë qëndrimet e Surroit për këtë çështje, raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, për Gazetën Express ka theksuar se BE-ja duhet ta ketë të qartë se janë plotësuar të gjitha kushtet që i hapin rrugë heqjes së vizave.

“Nuk mund të komentoj deklarata të tilla. Ne jemi duke pritur që Komisioni Evropian të japë vlerësimin e tij mbi gatishmërinë e Kosovës për heqjen e regjimit për viza.

Parlamenti Evropian dhe qeveritë e BE-së duhet të marrin një rekomandim të qartë se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e mbetura. Është në dorë të KE-së që të japë një vlerësim të tillë dhe shpresojmë që kjo të ndodhë së shpejti”, ka thënë Fajon për Express.

Ajo ka bërë të ditur se është në kontakt të rregullt me Komisionin dhe institucionet e tjera përgjegjëse, dhe se është e gatshme që të vazhdojë punën në Parlamentin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Shteti i Kosovës vazhdon të jetë i izoluar dhe qytetarët e saj mbesin në pamundësi për të udhëtuar në vende të huaja, për shkak të politikave që duhen përmbushur.

Demarkacioni ishte kushti i vetëm që do t’i hapte rrugë liberalizimit e i cili mori epilog pas tre vjetësh. /Express

Tags: Fajonfletjapëkomisionishpresojmëvizatvlerësimin

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Video/Demi Rose i vë flakën Ibizës

Video/ "Jam e frikësuar zemër", si vajza vret të dashurin pasi...

Video/Gjesti i turpshëm i futbollistit serb ndaj shqiptarëve, askush s’po flet për të







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta, thirrje për Altin Dumanin: Rikthehu në SPAK dhe nis arrestimet

by mirseda
22:48 | 13/06/2026
0

Tashmë ka përfunduar protesta e 14-të përpara Kryeministrisë, ky qytetarët mblidhen çdo ditë në orën 18:00. Qytetarët...

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i dënuar me 15 vite burg

22:43 | 13/06/2026

Shembull qytetarie në protestë, turma hap rrugën për ambulancën te “Brryli”

22:39 | 13/06/2026

2 javë protestë para Kryeministrisë/ Protestuesit sërish ndezin flakadanë në mes të turmës

22:31 | 13/06/2026

Tetë të arrestuar gjatë protestës kundër emigracionit në Liverpool

22:12 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com