Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Evropa e papërgatitur dhe çmenduritë e Donald Trump

8 vjet ago
in Të Gjitha
Evropa e papërgatitur dhe çmenduritë e Donald Trump

Nga Dalibor Rohac, “Politico.eu”/Uashington – Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e quante Amerikën “kombi i domosdoshëm”.

Me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, evropianët janë kujtuar shpeshherë se sa i vërtetë është ky epitet. Mjerisht, ata kanë bërë shumë pak gjatë viteve të fundit, për t’u përgatitur për një botë, në të cilën Amerika nuk është në gjendje apo nuk dëshiron të luajë rolin e saj.

Kur një diktator gjenocidal përdori armë kimike kundër popullit të tij më 2013-ën, Evropa u mbështet tek SHBA-ja për marrjen e masave – dhe pastaj nuk bëri asgjë kur presidenti amerikan Barak Obama nuk u ndie.

Sot Bashkimi Europian është duke pritur sërish një president tjetër të SHBA-së, Donald Trump, për të vendosur nëse ai dëshiron të angazhojë kontinentin në një luftë tregtare. 

Dhe pak gjë mund të bënin diplomatët e Evropës të martën, kur presidenti amerikan njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj Iranit, dhe se do të largohet nga marrëveshja bërthamore, e parë nga Brukseli si një nga arritjet e tij të pakta të politikës së jashtme.

Mbështetja e BE-së ndaj Uashingtonit, është veçanërisht e dukshme në krahun e saj lindor. Nëse një administratë amerikane i ikën garancive të zgjeruara të sigurisë që ofron ndaj aleatëve të saj të NATO-s, shtetësia e një duzine vendesh të vogla mund të jetë në rrezik.

E çfarë po bëjnë evropianët për të kapërcyer varësinë e tyre nga SHBA? Fatkeqësisht, jo ndonjë gjë të madhe. Politika e jashtme dhe e sigurisë e Bashkimi Evropian, bazohet në emëruesin më të ulët të përbashkët. Drejtueses së diplomacisë së unionit, Federica Mogherini, i mungon mandati politik, por dhe fuqia personale që kërkon roli i saj.

Sipas një shakaje që qarkullon në Bruksel, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm, është një emërtim i gabuar – ai mund të jetë evropian por nuk është as i jashtëm, as nuk përfshin ndonjë veprim apo shërbim.

Nuk ka të ngjarë që Gjermania t’i sigurojë BE-së, nxitjen që i duhet për t’u bërë një lojtare e vërtetë globale. Angazhimi i bllokut me Turqinë, është reduktuar në përpjekjet për t’i dhënë ryshfet regjimit, për të mbajtur jashtë dyerve të BE-së, azilkërkuesit e ardhshëm nga Lindja e Mesme.

Konsensusi mbi sanksionet kundër Rusisë është i brishtë, me zyrtarët e BE që kryejnë vizita të rregullta në Moskë, dhe interesat e korporatave të mëdha që bëjnë thirrje për një kthim tek biznesi si zakonisht.

Ka pasur disa përparime në fushën e mbrojtjes: Krijimi i Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar në fushën e Mbrojtjes (PESCO), dhe Fondi i Mbrojtjes Evropiane me një madhësi modeste, janë hapa në drejtimin e duhur.

Por pa një udhëheqje politike, vizion të përbashkët, dhe me buxhetet e zbrazëta të mbrojtjes nëpër vendet anëtare, nisma të tilla nuk do të arrijnë ndonjë gjë të madhe.

Me përjashtim të presidentit francez, Emmanuel Macron, udhëheqësit e tjerë kombëtarë kanë treguar pak interes në përgatitjen e BE-së për sfidat e një epoke, që ka gjasa t’i mungojë udhëheqja amerikane. Ata nuk kanë qenë efektivë as në ushqimin e partneritetit me Trump.

Mbretëria e Bashkuar është duke dalë jashtë BE-së, dhe do të jetë e zhytur në përplasje të hidhura mbi karakterin e vendit pas Brexit. Ndërkohë përpjekjet e Theresa May për të rindezur “marrëdhënien e veçantë” me SHBA-në, nuk duket se kanë dhënë ndonjë rezultat të dukshëm deri tani.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka parë të kufizuara mundësitë e saj në politikën e jashtme, për shkak të politikës elektorale për pjesën më të madhe të vitit të kaluar. Ndaj Berlini s’ka gjasa t’i sigurojë BE-së nxitjen që i duhet, për t’u bërë një lojtare e vërtetë globale.

Toni i shurdhët i Merkelit në vizitën e saj të kohëve të fundit në Shtëpinë e Bardhë, mentaliteti paqëtues i qeverisë së saj ndaj fuqive revizioniste të botës, dhe ushtria pothuajse jo-ekzistente të vendit të saj, janë të gjitha dëshmitare të kësaj pafuqie.

Për të qenë i sinqertë, në botën e transaksioneve të “Amerika e Para”, është bërë më e vështirë për BE-në të ofrojë ndonjë gjë të dobishme për administratën Trump.

Edhe hapja e guximshme e Macron ndaj Uashingtonit, nuk ka gjasa të shënojë ndonjë ndryshim të dukshëm, përveç një shkalle bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, apo në Siri.

Po ashtu, francezët nuk mund ta ri-formatojnë politikën e jashtme të BE-së sipas imazhit të tyre, pa konsensusin e 26 vendeve të tjera anëtare, për të cilët roli global i kontinentit ka përgjithësisht një interes dytësor.

Nëse “kombi i domosdoshëm”, i botës do të tërhiqet nga roli i saj aktual, Evropa nuk do të mbushë dot boshllëkun e tij, edhe për shkak se i mungon shkalla e koherencës së nevojshme politike për ta luajtur këtë rol.

Po ashtu mungon gatishmëria – veçanërisht tek motori ekonomik i kontinentit, Gjermania – që t’i kushtojë më shumë burime të rëndësishme mbrojtjes. As BE-ja nuk ka aftësinë dhe dinamizmin e nevojshëm ekonomik, për të mbështetur udhëheqjen e saj globale, në fusha të tilla si politika e tregtisë apo teknologjitë e reja.

Në parim, nuk është tepër vonë për t’i ndryshuar këto tendenca. BE-ja është ekonomia më e madhe në botë, dhe ende shihet si një model civilizues nga shumë njerëz në mbarë botën. Nëse nxitimi i Trump shërben si thirrje për zgjimin e liderëve evropianë, ai do t’i ketë bërë një favor të madh kontinentit të vjetër. 

Shënim: Dalibor Rohac, është studiues në Institutin American Enterprise në Uashington.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: ÇmenduritëDonald Trumpevropapapërgatitur

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Buffon/Nga mesfushor i talentuar, në një portier legjendar

Buffon/Nga mesfushor i talentuar, në një portier legjendar

Atletika në zi/Ndahet nga jeta rekordmeni shqiptar

Atletika në zi/Ndahet nga jeta rekordmeni shqiptar

Video/Rrëfehet dëshmitari i audio-përgjimit: Si u njoha me Agron Xhafajn

Deputeti i PS-së: Opozita bëri autogol me dëshmitarin Albert Veliu







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

by mirseda
18:51 | 19/02/2026
0

Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe...

Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual

Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë: Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual

18:49 | 19/02/2026
Bordi i Paqes, firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

Bordi i Paqes, firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

18:08 | 19/02/2026
Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

17:53 | 19/02/2026
Edi Rama: “Shqipëria mbështet paqen në Gaza.”

Edi Rama: “Shqipëria mbështet paqen në Gaza.”

17:49 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com