Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Evropa diskuton për “qendra disbarkimi”, ndërsa Shqipëria mbërthehet nga ksenofobia

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Evropa diskuton për “qendra disbarkimi”, ndërsa Shqipëria mbërthehet nga ksenofobia

Këshilli i Europës vendosi në axhendën e vet diskutimin për krijimin e të ashtuquajturave “qendra rajonale disbarkimi” për refugjatët e shpëtuar në Mesdhe,ndërsa media europiane raporton se Shqipëria mund të jetë një”partner i mundshëm”. Në Tiranë, opozita akuzon qeverinë me gjuhë ksenofobike, ndërsa qeveria mohon kategorikisht.

Draftkonkluzionet e Këshillit Europian që pritet të zhvillohet më 28 qershor dhe që janë përgatitur nga Presidenti i Këshillit, Donald Tusk me presidencën e radhës tregojnë për mbështetjen nga liderët e Europës të konceptit të“platformave rajonale të disbarkimit”, një frazë që, sipas disa mediave europiane, e vë Shqipërinë në listën e vendeve kandidate për ndërtimin e një platforme të tillë, krahas disa vendeve të Afrikës së Veriut. Ideja, e propozuar fillimisht nga kryeministri hungarez Viktor Orban më 2016, sugjeron që emigrantët e shpëtuar në Mesdhe të dërgohen në një qendër të tillë, ku do t’i nënshtrohen verifikimeve nëse janë të shpërngulur lufte apo janë migrantë ekonomikë. Pas diferencimit, emigrantët do të duhet të riatdhesohen nëse vijnë nga të ashtuquajturat “vende të sigurta” ose t’u ofrohet strehë, në rast se vijnë nga zonat e luftës apo vendet e konsideruara të pasigurta. Gjetja e një zgjidhjeje të tillë ka marrë urgjencë për Bashkimin Europian, pasi Italia vendosi të mbyllë portet e saj për një anije shpëtimi me refugjatë, e cila qëndroi disa ditë në det derisa Spanja vendosi t’i pranojë ata.

“Në mënyrë që të krijohet një kuadër më i parashikueshëm në trajtimin e atyre që dalin në det dhe shpëtohen nga Operacionet e Kërkim Shpëtimit, Këshilli i Europës mbështet zhvillimin e konceptit të platformave rajonale të disbarkimit, në bashkëpunim të afërt me UNHCR dhe IOM,” shkruhet në drafkonkluzionet. [Link]

“Platforma të tilla duhet të sigurojnë procesim të shpejtë për të dalluar migrantët ekonomikënga ata në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare dhe për të reduktuar incentivën për të ndërmarrë udhëtime të rrezikshme,” shkruhet më tej në dokument.

Disa media europiane e kanë interpretuar këtë paragraf me idenë se një qendër e tillë disbarkimi mund të ndërtohet në Shqipëri. Ajo do të duhet të presë refugjatët që kapen në Mesdhe, ndërsa përpiqen të arrijnë brigjet e Greqisë ose Italisë me gomone, më së shumti të nisura nga Turqia dhe Libia.

Politico.eu, faqja e internetit e specializuar në raportime nga politika e Bashkimit Europianthotë semes “partnerëve potencialë” të BE-së për këtë plan janë Tunizia dhe Shqipëria.

Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle citoi të Enjten një zëdhënës të qeverisë austriake që thotë se ideja është duke u diskutuar me qeverinë shqiptare, ndërsa zëdhënësi i qeverisë shqiptare, Endri Fuga i tha DW se Shqipëria “as nuk ka pasur kërkesë dhe as nuk ka negociata”.

Partia Demokratike në opozitë ka sulmuar vazhdimisht qeverinë e kryeministrit Edi Rama se ka pranuar ato që ajo i quan “600 mijë refugjatë sirianë” në shkëmbim të hapjes së negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në mënyrë të përsëritur në faqen e tij nëFacebook se Rama ka pranuar ata që ai i quan “ish-terroristë të ISIS”. Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ngriti çështjen në parlament duke thënë se shqiptarët do t’i marrë malli për kohën kur ishin shumicë në Shqipëri, ndërsa deputeti demokrat Klevis Balliu shkoi më tutje duke deklaruar në një komision parlamentar se nga Shqipëria po “largohet populli i Skënderbeut për të ardhur Populli i Sulltan Mehmetit”.

Një valë ksenofobie u shfaq nëpër median sociale gjatë ditëve të fundit, ku shumë shqiptarë kundërshtuan idenë e pranimit të refugjatëve ndërsa pak zëra kundër rikujtuan se shqiptarët konkurrojnë sirianët për strehë dhe ushqim nëpër kampet e refugjatëve të Gjermanisëdhe Francës.

Ndërkohë, në draftkonkluzionet e takimit të 28 qershorit, përgatitur nga Presidenti i Këshillit Donald Tusk dhe vendi që mban presidencën e rradhës, (aktualisht Bullgaria), nuk përmendet hapja e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, çështje për të cilën vendet anëtare janë aktualisht të ndara.

Problemi i emigrantëve ka shkaktuar debate të ashpra në shumë vende Europiane, duke ushqyer partitë ksenofobike. Kancelarja Angela Merkel e Gjermanisë, e cila mikpriti qindramijëra migrantë në vendin e saj më 2015 e gjeti veten pranë rrëzimit kur një nga partitë e koalicionit të saj, Unioni Kristian Social i Bavarisë kërcënoi me largim pikërisht për shkak të refugjatëve.

Tags: disbarkimidiskutonevropaksenofobiamberthehetndërsaqendrashqiperia

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
PD e LSI letër të përbashkët pas seancës plenare: Opozitës iu hoq e drejta e fjalës

PD e LSI letër të përbashkët pas seancës plenare: Opozitës iu hoq e drejta e fjalës

“Do të përfundosh si Escobari”, kërcënimi që tronditi Kolumbinë

“Do të përfundosh si Escobari”, kërcënimi që tronditi Kolumbinë

Autostrada Tiranë-Durrës e hapur në fundjavë, përfundojnë punimet në një pjesë

Autostrada Tiranë-Durrës e hapur në fundjavë, përfundojnë punimet në një pjesë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com